Ndërtimet pa leje nuk kanë kursyer as parqet kombëtare. Masakra e shkatërrimit të parqeve kombëtare si pasojë e ndërtimeve pa leje, dhe prerjes së paligjshme gjatë viteve të fundit ka mbërritur në përmasa katastrofike. Madje problematika bëhet edhe më e theksuar në rastet kur këto zona janë keqpërdorur nga vetë shteti. Nuk kanë qenë të pakta rastet e evidentuara në të cilat Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka përdorur në kundërshtim me ligjin territorin e zonave të mbrojtura për qëllime kompensimi.
Abuzime janë konstatuar edhe në rastet kur parqet u janë kaluar për menaxhim subjekteve private, të cilat në kundërshtim me ligjin kanë ndërtuar pa leje dhe i kanë shfrytëzuar si mos më keq këto zona. Për t’i dhënë fund kësaj masakre, e cila po zhvesh Shqipërinë nga parqet që kanë statusin e zonave të mbrojtura, Ministria e Mjedisit ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme prishjen e qindra ndërtimeve pa leje të ngritura në territoret që gëzojnë mbrojtjen. Në një prononcim të dhënë dje për mediet ministri i Mjedisit Lefter Koka ka bërë me dije se në 54 zona të mbrojtura në mbarë vendin, mbi 500 është numri i ndërtimeve pa leje të ngritura në brendësi të tyre. Ndërtime, të cilat do të shkojnë të gjitha drejt prishjes brenda një kohe shumë të shkurtër.
Ministri Koka tha se nga verifikimi i ndërtimeve pa leje, bëhet fjalë për zona të mbrojtura nga veriu në jug, ku bëjnë pjesë parqe kombëtare, rezerva natyrore, monumente natyre, peizazhe te mbrojtura. Ndër zonat më të rënduara pohohen të jenë “Lumi i Bunës”, Rezervati natyror në Kunë (Patok), Parku Kombëtar i Butrintit, Divjakës në Karavasta, Parku Kombëtar i Llogarasë, si dhe Liqeni i Pogradecit. “Në kundërshtim me ligjin, janë kthyer prona brenda zonave të mbrojtura. Janë identifikuar 500 ndërtime pa leje në 54 zonat e mbrojtura. Aksioni do të vijojë në Karavasta, Llogora, Lumin Bunë, Butrint, Patok, Liqenin e Pogradecit, etj.
Duhet të kthejmë në vend zonat e mbrojtura, ashtu siç kanë statusin prandaj kërkojmë edhe mirëkuptimin e qytetarëve”, ka bërë të ditur ministri Koka. Kontrollet e kryera tregojnë si shembullin më flagrant Llogaranë, ku janë konstatuar 16 objekte të ndërtuara pa asnjë leje, brenda sipërfaqes e cila konsiderohet si zonë e mbrojtur me ligj. Sa i takon abuzimeve të tilla nga këto shkelje nuk mbeten pas as Butrinti, ku hedhja e fondeve për mbrojtjen ka qenë në raport të drejtë me hedhjen e themeleve të ndërtimeve pa leje. Mbi 15 është numri i ndërtimeve pa leje të evidentuara rreth Ksamilit.
Më tej, ministri Koka ka vënë në dukje se faktin se ekzistenca e planeve të menaxhimit nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj problematike. Kjo pasi zbatueshmëria e këtyre planeve për ruajtjen e zonave të mbrojtura ka rezultuar tepër e ulët, madje e papërfillshme, çka ka lejuar edhe shfrytëzimin e tyre për qëllime përfitimi (në mënyrë abuzive). Sipas Ministrisë së Mjedisit, aktualisht zonat e mbrojtura zënë rreth 15 për qind të territorit (460 mijë ha), ndërsa parashikohet që deri në vitin 2020, Shqipëria të ketë rreth 17 për qind të territorit si zonë të mbrojtur. Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje do të shtrihet në të gjitha rrethet e vendit.
Lefter Koka
“Nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në mënyrë krejt të paligjshme janë kthyer dhe kompensuar prona brenda territorit të zonave të mbrojtura. Gjithashtu do të cilësoja edhe zonat që janë të mbrojtura, e që janë në menaxhim nga subjekte private. Kontrollet e kryera kanë treguar se këto subjekte tashmë nuk janë thjeshtë menaxhues të kësaj sipërfaqe sipas rregullave që Ministria e Mjedisit ka vendosur. Por, janë kthyer në abuzues pasi kryejnë aktivitete të tjera, krejt të paligjshme. Ne jemi të angazhuar që të vendosim rregullin dhe sundimin e plotë të ligjit, duke ruajtur natyrën e vendit tonë, që do të thotë se në zbatim të ligjit do të prishim të gjitha ndërtimet pa leje të identifikuara brenda territorit të zonave të mbrojtura”, ka deklaruar ministri Koka.
Zhurmat e forta, lokalet e natës nën kontrollin e mjedisit
Inspektorët e mjedisit zaptojnë lokalet e natës, zhurma e të cilave është shumë herë më e lartë se sa normat e përcaktuara. Java që po lëmë pas ka shënuar rikthimin e aksioneve për ndotjen akustike, si rrjedhojë e ankesave të shumta që banorët kanë bërë në drejtim të zhurmave të forta që u duhet të durojnë gjatë natës, nga lokalet që ndodhen ngjitur me ambientet e tyre të banimit. Zona e ish-Bllokut është edhe më problematikja në këtë drejtim. Inspektorët e Mjedisit të mbështetur edhe nga Agjencia Rajonale të Mjedisit (ARM) kanë nisur kontrollet në këtë zonë, të cilat u vijnë në përgjigje ankesave të banorëve për prishjen e rehatisë nga zhurma e fortë që lokalet bëjnë në çdo orë të natës.
Ekspertët e ARM-së bëjnë me dije se ndëshkimet do të shkojnë për të gjitha ato subjekte që jo vetëm nuk respektojnë limitet e përcaktuara për zhurmën, po ashtu edhe oraret. Ndërkohë që penalizimet që fillojnë nga gjobat, e deri në mbylljen e plotë të aktivitetit do të shkojnë edhe në rastet kur lokalet nuk janë të pajisura me lejet përkatëse për ushtrimin e aktivitetit. Pas bllokut, aksionet për ndalimin e ndotjes akustike do të shtrihen në të gjitha zonat e kryeqytetit, ndërkohë që do të jenë të vazhdueshme përgjatë gjithë natës. “Në rastet kur ne konstatojmë apo ri konstatojmë se këtu ka shkelje bëhet direkt pezullimi pra mbyllja e lokalit. Në rast se nuk ka leje mjedisore aplikohet gjobë nga 300 mijë lekë deri në 500 mijë lekë të vjetra”, ka konfirmuar dje kreu i ARM-së në kryeqytet Ermion Arapi.
Zhurmat mbi normë
Ekspertët e Mjedisit konfirmojnë se në kryeqytet janë ndërmarrë disa herë aksione kundër zhurmave në orët e vona të natës. Por, pavarësisht këtij fakti bizneset dhe lokalet e natës kanë vijuar të shkelin ligjin, duke tejkaluar jo vetëm orarin e lejimit të zhurmave, por edhe nivelin e lartë të tyre. Sipas një raporti të Institutit të Shëndetit Publik niveli i zhurmave në Tiranë rezultoi 71.1 decibel (dB), ndërsa natën 59.3 dB, ndërkohë që standardi i lejuar nga Bashkimi Evropian është përkatësisht 55 dB për ditën dhe 35 për natën.
Per hire te transparences do te ishte e mira qe Harta me objektet qe do te prishen te behej publike.Kjo do te eleminonte nderhyrjen qe ballkanasit e kane per zemer,si dhe do ti jepte mundesi sovranit per te konrolluar ndershmerine e organeve ne zbatimin e kesaj detyre.
Ju uroj per masat qe do merrni per normen e zhurmave, por shume ju lutem, normen me te lartete ndotjes se zhurmave vjen nga Autoparlantet e xhamive, te cilat I kalojne te 180 dcb. Ndotja e Jashtezakoneshme fillon qe ne mes te nates ku autoparlantet e xhamive nuk lene felije dhe pleq pa tromaksur. Ka shume banore qe jane prane xhamive te cilet po kerkojne te nderrojne shtepi, te largohen prej tyre. Ferjuni fre autoparlanteve te tmerrshem te xhamive
E nderuar Redaksi,
ne rastin e zerit te larte te autoparlanteve qe transmetojne xhamite, ju lutem te mos keqinterpretohet, por te shikohet gjithnje ne aspektin e DCB, pasi mendoj se ato duhet te jene te studuara dhe te diferencuara ne orare te ndryshme te dites dhe nates
ju faleminderit per mirekuptimin
urimet me temira
beni pastrimine te gjitha zonave muzeale dhe kalave ne te gjithe territorin,
gjithashtu
merrni masa dhe shtoni te gjitha rruget qe te cojne neper keto vende
te mrekullueshme
mbroni pyjet dhe nxirrni moratoriumin per mbrojtjen e pyjeve per te pakten 10 vjet,
asnje peme te mos pritet. Pyjet jane mushkerite e cdo vendi.
Cdo dru eshte jetegjatesia e femijeve tane
O Ylli thuhet “altoparlant”
Po parku Liqenit qe eshte kafshuar si mos me keq?
Sa cudi qe te gjithe heshtin per te.
Po inshalla ndron situata.