11 të plagosurat nga djegia e autobusit me 31 pasagjerë në Krujë, ndodhen në repartin e Djegies në QSUT, ku 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Mjekët e spitalit folën për mediat duke bërë një rezyme të gjendjes. Ata thanë se të gjithë të plagosurit janë gra, tetë prej të cilave me djegie mbi 50 përqind të trupit.
Nga këto tetë, tre, që janë edhe të moshuara në moshë, janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa pjesa tjetër është më e qëndrueshme.
Mjekët thonë se njëra prej pacienteve do të transferohet në repartin e toksikologjisë pasi nuk ka djegie të mëdha në trup, por ka thithur shumë tym.
Ekipi mjekësor shtoi se shërbimi është i kompletuar, qoftë në pajisje, ashtu edhe në medikamente dhe se nuk ka nevojë që të shoqërohet jashtë asnjë prej pacientëve.