E nderuar gazeta DITA. Filoevropianizmi në kulturën shqiptare është ushqyer gjithnjë prej elitave – të shkolluara në Perëndim, të joshura prej sirenave të atjeshme, të formuara sipas filozofive kontinentale. Programi i këtyre elitave për të emancipuar masën e shqiptarëve duke ia afruar shqiptarinë antropologjikisht Evropës perëndimore ka qenë dhe mbetet përnjimend i sinqertë dhe i arsyeshëm. Por suksesi i këtij programi afatgjatë tani lidhet më ngushtë me besueshmërinë që u ka mbetur elitave në popull, sesa me besueshmërinë historike të programit vetë.
Evropianizimi i shqiptarit nuk mund të bëhet thjesht në emër të pragmatizmit, ose të arsyetimit se sot është e dobishme për shqiptarët që të jenë pjesë e Evropës. Kur vjen puna për çështje të tilla strategjike kaq madhore, pragmatizmi duket po aq qesharak sa edhe dinakëria e lakuriqit të natës, në fabulën e njohur të luftrave midis zogjve dhe minjve…
Me fjalë të tjera, shqiptarët do të bëhen pjesë e Evropës vetëm nëse përnjimend do të ndihen si pjesë e qytetërimit evropian; dhe nëse do të ndihen apo jo pjesë e këtij qyetërimi, kjo varet në masë të madhe nga sa do të vazhdojnë t’u besojnë elitave të tyre. Për fat të keq, shenjat nuk mungojnë se një besueshmëri e tillë po vjen duke u zbehur. Nëse elita e sotme janë politikanët që vrasin e vjedhin dhe intelektualët që firmosin peticionet që dëshiron “udhëheqësi”, mjerë ne. Më saktë, mjerë ju, se unë kam vite që kam emigruar.
Email nga adresa: [email protected]