Lexova shenimin e z. Nano te Zululandi lidhur me kriminalizimin e blerjes se sherbimeve seksuale ne France. Z. Nano pretendon se nuk ka shifra qe lidhin nje ligj te tille me uljen e trafikimit te grave dhe vajzave per prostitucion. Une them se ka dhe po ju ofroj pjese disa te fundit te mbledhura personalisht gjate nje konference kunder trafikimit dhe prostitucionit ne Zagreb 21-22 nentor 2013.
Mendoj qw pikepamja e z.Nano mbetet vetem nje pikepamje, por ndikon shume te tjere qe nuk kane informacion.
Në vitin 1999, Suedia u bë i pari vend në botë që kriminalizoi blerjen e shërbimeve seksuale, jo shitjen e tyre. Shqip, të kërkosh seks në këmbim të parave është e paligjshme në Suedi dhe kundravajtësit dënohen me gjoba deri në 1 vit burgim.
“Kur e prezantonim fillimisht ligjin në vende te tjera, njerezit qeshnin,” kujton Patrick Cederlof, Koordinatori Kombëtar kundër Trafikimit të Qenieve Njerezore në Suedi. “Edhe vetë nuk isha i bindur sesi mund të funksionojë një ligj që ndalon vetëm njërën pjesë të aktivitetit. Por faktet janë kokëforta dhe sot modeli suedez po fiton terren.” Aktualisht në Suedi ne vitet e fundit kemi zero raste të trafikimit, sepse trafikantët nuk e shohin Suedinë si treg të mirë për prostitucion.
“Nuk është puna te paratë,” më thotë inspektori Simon Haggstrom, nga Njësia e forcave policore kunder prostitucionit në Stokholm pasi e pyes për masën e gjobës duke menduar pasunarët që mund të paguajnë gjithë gjobat e botës. Gjoba varion sipas të ardhurave të blerësit të shërbimeve seksuale, më e ulta është 250 euro kur është i papunë. “Puna është tek turpi, sepse shoqëria e dënon këtë veprim si të ulët.”
Pak para tij zv.prokurori i përgjithshëm ka treguar me shifra efektin e ligjit, i cili së pari ka ndikuar atë si person e pastaj edhe të tjerët. “Burrat e vërtetë nuk blejnë seks. Në 5 vitet e para kishim 5 raste të trajtuara, tani kemi mbi 300 raste në vit. Kemi më pak burra që blejnë seks: në vitin 2008 ky numër ra në 7.9% nga 13.6% që ishte”.
“Sigurisht që do marrë kohë”, paralajmëron ai, kur përballet me skepticizmin tim mbi funksionimin e ligjeve në shtetet e Ballkanit, “por fakti që ligjet nuk i ndalojnë fenomenet, nuk do të thotë të mos bëjmë ligje.”(Anglia njofton pas lajmit të fundit mbi lirimin e tre grave të mbajtura si skllave për 30 vjet se do nxjerrë një ligj për skllavërinë moderne). Por shembulli suedez tregon se shteti është serioz në luftimin e kësaj dukurie që përdhos dinjitetin e njerëzve dhe ushqen një rrjet kriminal të organizuar që qarkullon 30 miliard dollarë fitime.
Teoria suedeze është e thjeshtë: ul kërkesën dhe tregu do të shuhet vetë pa paratë e atyre që kërkojnë këto lloj shërbimesh. Maqedonia ka përvojë tjetër: vetëm 15 klientë janë dënuar edhe pse një ligj i ngjashëm (që dënon klientët) është në fuqi prej 2008, ashtu si dhe në Shqipëri prej 2 vjetësh.
“Shumë e vështirë të provohet fajësia e klientit,” thotë koordinatori nga Maqedonia, ndërsa prokurori suedez thotë se sigurimi i provave nuk është i vështirë. Kjo vjen dhe prej faktit se shumica e kerkesës për shërbime seksuale në Suedi bëhet nëpërmjet internetit në faqe që policia i mban nën vëzhgim”. Duke e luftuar prostitucionin në shtëpi, Suedia ka dhënë një kontribut në tkurrjen e tregut dhe rrjetit të trafikimit. Fatkeqësisht ka shumë vende të tjera që ofrojnë treg për këtë lloj aktiviteti kriminal që paraqet formën më të egër të shfrytëzimit të grave dhe fëmijëve.
“Ky është problem ndërkombëtar dhe duhet të jemi bashkë në luftimin e tij, thotë ambasadori suedez në Kroaci, z.Lars Schmidt .”Na kushton më shumë po ta tolerojmë.”
Nuk ka prostituta të lumtura:
·71 % përjetojnë dhunë nga klientët e tyre
·63% janë përdhunuar
·89% do donin të dilnin nga prostitucioni
·64 % shfaqin simptoma të crregullimit mendor si pasojë e traumave.
Burimi: Zv/Prokurori i Përgjithshëm i Suedisë Thomas Ahlstrand
Vete fakti qe Suedia e ka bere kete ligj qysh ne 1999, tregon ne radhe te pare mentalitetin e ketij vendi, e perderisa sot behen rrreth 15 vjet dhe ende nuk e kaneperqafuar edhe vende te tjera te BE tregon se sa mbrapa jane shoqerisht te emancipuara keto shoqeri, dhe aq me keq se sa mbrapa duhet te jemi ne balkanasit… I ndeshkon Suedia, pasi njerezit si denoncuesi ashtu edhe fajtori jane te ndershem ne pranimin e fajit, por ketu tek ne…. edhe kur te kap me presh (pistolete) ne duar vete policia me vone thote qe nuk ishte e vertete por ishte loder…..
Cfare diskutoni mor…Suedia dhe vendet skandinave nuk kane te krahasuar me asnje vend ne bote per mdnyren e jeteses dhe lirine, emancipimin dhe edukimin, mireqenien dhe mentalitetin. Ne keto vende ashtu sic nuk mungon asnje gje edhe seksi nuk eshte problem fare dhe njerezit nuk jane nevije fare per prostitutat sepse nuk ka fare uri seksuale…nuk dua te zgjatem fare por nuk krahaskhet Shqiperia me keto vende te perparuara. Ne na duhen edhe ca shekuj qe te arrijme Suedine por tani per tani une mendoj qe prostitucioni duhet lejuar ne Shqiperi sipas mkdelit gjerman apo zvicerian ku prostitutat konsiderohen si punetore regjistrohen dhe oaguajnd taksat. Cdo gje kontrollohet nga shteti i cili edhe i mbron nga idiltet qe perdorin dhune. Duke lejuar prostitucionin shteti duhdt ts tregohet shume i rrepte nga ana tjeter me ngacmuesit seksuale te cilet i gjejme kudo neper zyra e institucionet tona. Keshtu qe te urkturit le te shkojne tek prostitutat dhe te lene rehat koleget e punes dhe fqinjet. Kur te arrijme edhe ne Suedine pas ca shekujsh le te diskutojme per ligjet ne fjale