Paketa e demokratizimit sjell lajme të mira për minoritetin kurd. Që nga e hëna, 30 shtator, partitë që kalojnë kufirin prej 3% të votave mund të kërkojnë financime publike dhe fushata elektorale mund të zhvillohet edhe mbi kurdët. Por ajo që nuk ndryshon është kuota prej 10% e votave që duhet të marrë çdo parti për t’u futur në parlament
Turqia hedh hapin e parë mes dritave dhe hijeve drejt demokratizimit të plotë. Kryeministri i saj, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi dje përmbajtjen e paketës, masat e së cilës janë të domethënëse. Njëra prej tyre është e destinuar të tërheqë vëmendjen: E drejta e mbajtjes së vellos islamike në zyrat publike, deri në këtë moment e ndaluar ashpër nga një sentencë e Gjykatës Kushtetuese në vitin 1989.
Rrëzohet kështu tabuja e fundit ndaj vellos islamike në traditën turke. Por, kjo masë është e destinuar të shkaktojë një “tërmet” të vërtetë në Turqi, duke tronditur mbi të gjitha ambientet më laike.
Heqja e ndalimit të niqabit, gjithashtu do t’iu lejojë grave që e mbajnë atë, të kandidojnë në parlament në zgjedhjet e ardhshme. “Velloja, – nënvizoi Erdogani, – mbetet rreptësisht e ndaluar në ambientet ushtarake dhe në magjistraturë”.
Paketa e demokratizimit sjell lajme të mira veçanërisht për minoritetin kurd, që në Turqi numëron rreth 15 milionë njerëz e që ndoshta priste akoma më shumë nga fjalët e kryeministrit.
Megjithatë, nga dita e djeshme partitë që do të kalojnë kufirin prej 3% të votave mund të kërkojnë financime publike. Fushata elektorale mund të drejtohet në gjuhë të ndryshme nga turqishtja dhe emrat e disa lokaliteteve mund të rikonvertohen në gjuhën kurde, problem ky i dëgjuar sidomos në jug lindjetë vendit, ku minoriteti kurd është veçanërisht i madh në numër.
Një motiv tjetër gëzimi është rikthimi i territoreve në manastirin e Mor Gabriel dhe Institutit të shtëpive të kulturës në Turqi.
I çelet rruga edhepërdorimit të tri shkronjave X, Q dhe Ë, të pranishme në alfabetin kurd, por jo në atë turk. Por nuk mungon zhgënjimi që lidhet me mësimin e gjuhëve të ndryshme nga turqishtja, e që mund të praktikohet vetëm në institute private.
U ndalua edhe himni kombëtar i recituar në mëngjes nga fëmijët në shkollat fillore, i cili ekzaltonte përkatësinë kombëtare turke. Kjo nuk do t’i bëjë aspak mirë shpirtit më nacionalist të vendit.
Kryeministri Erdogan u duk i kënaqur dhe i relaksuar dhe tha se kjo nuk do të jetë paketa e parë e modernizimit që partia e tij islamike e moderuar për Drejtësinë dhe Zhvillimin (AKP) është e gatshme ta diskutojë me të gjitha palët.
Por, megjithatë mbeten disa mangësi të dukshme: para së gjithash, pengesa elektorale për t’u futur në parlament, e cila mbetet në kuotën 10% dhe që për vite të tëra ka përcaktuar suksesin në zgjedhje të kryeministrit dhe partisë së tij. Brukseli ka kërkuar disa herë që ai të ndryshohej, sepse një sistem i tillë nuk garanton një përfaqësim të plotë të forcave politike të pranishme në vend. Erdogan sot u shfaq i hapur në diskutimin për temën duke i nxitur të tria mundësitë. Ajo që dominon është që sistemi të mbetet ky që është./D.Gjuzi
Çfarëdo marifetesh të ujdisë miku i Edi Ramës (si gjithmonë, qeveritarët tanë i bëjnë miq ata të huaj, pikërisht në çastin kur këta të fundit nuk i do askush.) Këtë radhë, pragu prej 10% (???!!!) nuk do ta ndihmojë Xhep islamistin që të rimarrë shumicën në parlament, sepse partitë e tjera, që kanë mbështetjen e elitës intelektuale turke dhe jo të katundarëve me çallma në kokë e perçe në fytyrë, do të marrin së bashku shumë më tepër vota se partia e tij për “Drejtësi dhe Zhvillim”, duke bërë që votat e mbetura prej pragut absurd të kalojnë më shumë në favor të këtyre partive. Shqiptarët e dinë më mirë se kushdo se çdo të thotë të të qeveris dikush prej 50 vjetësh, apo edhe më keq, prej më se 20 vjetësh në kushte e një vendi me ligje demokratike.
Albania islamike duhet qe te vendose menjehere me dettyrim burken mbi popullsine femerore e cila sot paturpshmerisht vazhdon te nxjerre shalet gjithe diten tek blloku.