Fatos Nano ishte një kryeministër që punonte nën rrogoz, ndërsa me Sali Berishën u përplas hapur. Kështu i kujton ish Presidenti Alfred Moisiu dy ish-krerët e qeverisë gjatë mandatit të tij 5 vjecar presidencial. Moisiu thotë se ata që e akuzuan si “kukulla Moisiu” pse bëri një foto me Nanon e Berishën shumë shpejt përgënjeshtruan veten.
“Disa media më konsideruan “Kukulla Moisiu”, kur unë bëra një fotografi të përbashkët me Nanon dhe Berishën. Të njëjtët, që shprehën këtë mendim, pas një muaji, po ata e përgënjeshtruan qëndrimin e parë të tyre. Sigurisht ata menduan që unë vija nga një background ushtarak, që nuk e njihja politikën dhe do më përdornin lehtësisht. Por asnjëra pale nuk arriti dot që të më manipulonte, sepse unë isha edukuar për zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës dhe gjithmonë i kam vënë interesat e vendit mbi interesat personale dhe kjo është e njohur se pas mandatit tim presidencial, unë u ktheva në shtëpinë time, në ato kushte që isha”, shprehet Moisiu.
Lidhur me marrëdhëniet që kishte me dy krerët e qeverisë gjatë 5 viteve që drejtoi Presidencën, Moisiu kujton “Marrëdhënia me Kryeministrin Nano në aparencë ka qenë e kujdesshme dhe pse punonte nën rrogoz, kurse me Kryeministrin Berisha jemi përplasur hapur dhe në mënyrë shumë brutale nga ana e tij. Por unë, duke e ruajtur gjakftohtësinë time, gjithmonë kam folur mbi bazën e argumentimeve kushtetuese dhe kam qenë shumë i kujdesshëm në ruajtjen e etikës politike dhe morale në marrëdhëniet me politikanët tanë, qoftë kur i kam pasur përballë, e qoftë indirekt në deklaratat e mia”, shprehet ai në një intervistë për “Panoramën”.
Presidenti me i mire i shqiperise ka qen ALFRED MOISIU.Le te fls sa te doje keq Saliu,ashtu siç e ka zakon te lehin si qen,kur e shikon qe presidenti zbaton kushtetuten.Sali Berishes nuk i interesonte zbatimi i kushtetutes,por vetem vehtja e tij,te behej siç thoshte ai.Kete e kuptojne dhe femijet.Mos e befte zoti qe Saliu te vij perseri ne pushtet me gjithe partine e tij terroriste.Ngjyren e keqe pd-ke ja ka dhen vetem Sali Berisha,te cilen e urrejne sote shqipetaret.
Presidenti Mojsiu eshte i fundmi i burrave shqiptare,ne krye te shtetit i cili nuk u perdor nga asnjera pale politike,por ruajti me dinjitet figuren e kreut te shtetit.Sa te veshtire e ka pas ky burre te ballafaqohet me ata qe e vendosen ne ate detyre!Vetem njerzit me integritet te larte moral e atdhetar kane fuqi te tilla qe te dalin mbi veten e tyre.Koha do kerkoje gjithmone te tille burra.Nderime presidentit te te gjith shqiptareve Alfred Moisiut.
C’te paska gjetur tyo zoti Alfred .Keqardhje qe tu desh te punoje me Fatosin dhe Saliun,njeri me i ndotur se tjetri ne politike,ne moral,ne djallezite,ne interesat personale, dhe cfar te te them me teper.Keto dy fytyra kane sjlle hecjen e Shqiperise cale-cale drejt demokracise.Fatosi mendjemadh e pijanec-SalBerisha fshatar nga Vicitoli:”Doktori u ba President”.