Kemi dëgjuar aq shumë auza të përbindëshme në këto njëzet e kusur vjet, sa kemi krijuar njëlloj imuniteti pervers ndaj lajmit. E besojmë apriori, por nuk na bëhet vonë. Por dje ka ndodhur diçka shumë e fortë. Ka ndodhur pikërisht në momentin që ka kapur kjo foto. Ajo tregon ministrin Cani, që po replikon me ish-ministrin Bode. Ky i fundit, pak më pas ka vendosur t’u japë fund lojërave të fjalëve, dhe (e përmbledhur) ka thënë: Ja ku jam… Më hetoni dhe me gjykoni. Ka tre anë të kësaj medaljeje.
E thëna copë
E para: Fjalë të tilla jo se nuk janë thënë herë tjetër, por janë thënë nga persona që kanë qenë në pushtet e që kishin në dorë edhe arrën edhe gurin. Për më tepër, fshiheshin pas imunitetit ose pas mbrojtjes së Atij. Në rastin konkret, nuk ka as imunitet, as pushtet, e as Ai nuk mbron dot kënd.
Dje, pra, një politikan i opozitës është aq i bindur që është në të drejtën saqë sfidon hapur qeverinë, pushtetin, dhe kërkon të hetohet.
Ana tjetër e kësaj medaljeje është akuza e ministrit Cani. Akuza e lëshuar haptasi, qartë, madje, akuzë e lemerishme për abuzimet me fondet. Këtu, kemi anën e errët të medaljes. Po sikur, të jetë e vërtetë?
Hajdutëria
Ndjesia e parë që të vjen kur dëgjon këto akuza, është që mund të jenë të vërteta, ato përputhen aq shumë me përvojat tona personale, me klimën e thellë abuzive që na rrethon, dhe me filozofinë “vidh, të vjedhë kush të mundet” që ka karakterizuar këdo që vjen në pushtet në këtë vend.
Mirëpo, nuk mundet që edhe të jenë të vërteta, edhe i akuzuari të vazhdojë të jetë i pastër e i pandëshkuar. Politikanët shqiptarë, kanë shpikur anën e tretë të medaljes. Atë kur medalja rri në këmbë e nuk bie përdhe nga asnjëra anë. Është një faqe e hollë, që i mban në ekuilibër të dyja këto faqe të papajtueshme. Është ajo anë e medaljes, me të cilën na mbajnë me mendjen ngritur ka 20 e kusur vjet. Është faqja e medaljes që na e fut neve. Monedha, nuk bie as këtej e as andej.
No man’s land
Toka e askujt. Është ajo zonë që s’i përket asnjërit, mes dy palëve të kundërta që luftojnë. Matanë është shteti, Ministri Cani me akuzat e tij. Më kët’ anë është ish-ministri Bode, që nuk i trembet asnjë lloj hetimi. Në mes, toka e askujt. Dmth, toka e llafeve, thashethemeve, por jo e veprave. Zona ku kushdo akuzohet, të bindur se askush nuk do hetojë, dhe e vërteta s’do dalë kurrë në shesh. Ti popull, mbaj atë të vërtetë që të intereson. Llafe janë. Tokë e askujt. Ka kohë që politika operon me “no man’s land”. Njëri akuzon, tjetri thotë janë akuza politike, dhe nuk ka kurrë finale. Mbetemi as këtej, as andej, në tokën e askujt. Askush nuk hetohet. Askujt nuk i provohen akuzat.
Kësaj here Bode i ka dhënë monedhës një të shtyrë. Ose bie andej, ose bie këtej. Ose ai është fajtor për sa thotë qeveria dhe ai është i hapur për hetim, ose ministri aktual gënjen dhe e gjitha sa tha është propagandë e justifikim.
Monedha, duhet të bjerë.
Z. Cani, po presim.
te gjithe jane lojtare te lojese qe ben amerika dhe asnje nuk preket prandaj bejne keshtu perveten e tyre jane mliarder she per ket popull nuk do tja dije njeri mjaftone qe mafja apo me sakte bsar amerikane te marin theen e majme dhe mos te ken probleme dhe cdo gje eshte ne regull prandaj bode me berish sduan tja din e tallen ne ste sall parlamenti kure ky popull vuan atyre dhe zoti si ben dot gje packa nje ne aq koh shkon me kok te shtypure ne ate boten tjeter
Shoqeria e kalbur shqiptare kujtohet vetem kur i laget prapanica e vet. Derisa merrnin disa leke nuk irritohej askush kunder vjedhjeve. Tani qe kane ngelur pa pune irritohen. Nuk kane pare asgje akoma. Kriza ekonomike sapo ka shkelur. Me e keqja ende nuk ka ardhur, por nuk dua te degjoj asnje ankim se vete i kane lejuar keto vjedhje.
Z;Koloreto
Nuk e di je gazetar ,analist apo specialist i ndonje fushe por duhet te kuptosh se po te kishin fakte komunistet nuk do i kursenin prangat as nje fije floku me pak se baballaret e tyre ndaj kundershtarve politike.Ndershimi vjen se sot Bijte e Eterve nuk mund te fabrikojne akuza te tipit te Bedri Spahiut apo Aranit Celes apo Kleanthi Kocit.Duhen fakte.Pikrish zoti Koloreto faktet mungojne.Atehere kemi rrenat apo genjeshtrat.A e mban mend Tahirin e rendit publik kur ishte ne opozite qe kur nje i burgosur nuk kthehej nga leja be’nte hatane?U arratisen 7 veta nga superburgu dhe asnjeri nuk dha dorheqjen as oficeri roje i burgut vetem se i pushuen e arrestuen asnje nuk pati te pakten njesi morale.Po te ishte Saimir rRendi ne opozite do ti sajonte lidhjet e te arratisurve me Shkelzen apo Argita Berishen me Fazllicin me Bashen e Mul Noken;Tashti Tahir Rendi u mundue te fajsoje Gaz Dibren qe kane shkarkue para dy muajsh.A te te kujtohen Z.Koloreto sa here thonin ne dite si Tahir Rendi apo Brace Sarinlarsi me sapun apo Balla i Rames se Argita volli kete se Shkelzeni kete Familja beri kete por sot nuk kane asnje mundesi ti drejtohen prokurorise per sa kane shpife se nuk kane faktet;per femijet e Berishes.Sot nuk i permend njeri.Deri dje i mbronte Berisha po so mos po i mbron Rama?Jo Z.Koloreto nuk kane fake .Faktet mungojne me vjen keq qe se paske kuptuar e lodhesh me Canin e THesarit te zhdukur
Z.Koloreto mund te jeshe i ri dhe nuk ke jetue kohen e baballarve te ketyre qe sot sundojne por Kryebaba i tyre Enveri per 45 vjet sa drejtoji gjithe krahasimet i bente me vitin 1938 te kohes se Zogut dhe gjithe fajin atje e dergonte.Edhe Rama e co keshtu do bejne fajin Berisha edhe per boren apo shiun qe bjen edhe per arratisjen e te burgosurve edhe per vrasjet me arme apo aksidente qe do ndollin edhe ne vitet e ardheshme sepse Partija dhe udheheqesi nuk gabojne.Fajin e kane armiqet e tradhateret e Partise se Rames(Opozita°
Si perfundim Z.Koloreto Leku Ka Rene ne dre te kesaj maxhorance preverse por nuk e pranojne sepse jane TE DHJERE DHE KRENARE(te me falesh per fjalen te dhjere por e huazova nga nje koment ne bllogje pas arratisjes te 7 teve dhe lavdrimit te Saimir Renditpor qe e ka huazuar edhe RD)
Bravo Z. Cukali. Analize shume e sakte.
Deri tani neve dijem qe ky shtet qe ra me voten e lire te votuesve shqiptar nuk ishte gje tjeter vecse nje krim qe ngriti shtetin e vet. Socialistet i dolen elektoratit me bindje te prere se do ta c`montojne kete shtet te inkriminuar, Pore e din se c`fare ndodhi ore djalosh.? Kure e pan ata se veret do te ndidhe nje gje tille( fape) ja beri njeri atje dhe ashtu sice thoshte analisti mingjozi gjysma e PD-se erdhi me katapule ne pushtet. Dhe dijeni mire te dashur se ne kete rilindje ne sektoret me vital jane te Partise Demokratike.
Mos harroni se ne kohen kur pritej vendimi i gjykates per Ilir Meten me nje telefonate te vajzes se Ilirit u be e mundur qe berisha te drekoje ne shtepin e Ilirit dhe per pasoj vendimi i gjykates i dha pafajsine. Po si mendoni juve sote se Ilir Meta nuk do tikthej reston Berishes. Pra ase Shkelzeni ase Berisha dhe Ase Argina nuk do te hetohen.Ato jane mbylluq qe heret.!
Me vjet shume keq per idealistin Rama i cili ne kohen kure te gjithe socialistet e genjyer per 23 vjet shkuan tek Berish ata i flaken dokumentat e Partise Demokratike dhe te gjith po vinin teke Rama. Ndersa LSI ase qe munde te ekzistonte bile ase vet kryetari i saj sote nuk do te ishte ne Parlament.Neve i moerm i rikoperuam me idet dhe moralin tone dhe e sollem tek rilindja dhe do te “rilindim” me kete qe e kan varrosur njeher e mier kete shtet.
E degjuat zotri se si tha Berisha dje ja si tha:tha-” Juve nuk keni haber per te qeverisur me vjen keq ketu gjysma jan te ‘mire ” SE ME KETA KAM QEVERISUR KATER VEJET. e PRA NEVE JA DHEM ME DY DUAR TONA PUSHTETIN pARTIS dEMOKRATIKE DUKE MARRE lsi-NE ME VETE dhe sote Ilir Meta i ka borxh berishes ndaj dhe ato qe thote ne menyre saterike ky (futja kote) i ka me te drejte.Ka te drejte edhe te na talle edhe te na perqesh se vet e kemi prishur per faqe te zeze.!
Edhe nje fakte tjeter. U be greve per LHL-te.Te gjith e pame se si tundej dhe shkundej Iliri ne mese Berishes dhe Ramas. Para dite ishte kunder LHL-ve pas dite ishte p[ro LHL-ve dhe ne darke thoshe mungon informacioni.
Pra me vjen keq dhe ka shume te drejt ky(futje kote) i cili me satirn e tije na ven para pergjegjesise.!
Bode vazhdon ti beje karshellek qeveris se rilindjes. Nuk e dije se deri kur do te jete e pa mposhtur fortesa e krimit te tyre.
Moderator .! Nuk e di perse me hoqet dhe e vendoset perseri shkrimin time.Ne se une bera gabim qe shkrova me thuaj.! Une deshiroi te hetohen ata dhe jo une. Me fale ne se gabova
Kot i panderuar! Dukesh qe shkruan me stilin e Berrit! Po Beri kujt ja adresonte kritikat? Paraardhesve por jo Ramizit,sepse Ramizi e pruri ne PD me lukunine e spiuneve me burgje(1 ne cdo 2 është spiun aty? Dhe 1 milion sipas të ndjerit Hajdari,(fillo me “Kallamin e gjatë të Ramizit të cilin e denoncoi pasi Saliu e coi nje ditë para tek Alia dhe aty vendosen të rrezojne bustin e diktatorit…kete nuk e di?) kupton se prishja me Kinen qe po na rikerkon u be nga banda e Beogradit se Shqiperia po forcohej dhe duhej varferuar qe Kosova të mos shkeputej?..Saliu nese nuk je vet Saliu,ishte dhe është kapobande e Beogradit ne Tirane! E ka thene hapur dhe deputeti Spartak Braho? Nuk është e vertet? Atëherë je Sakiu i Vicidolit!
Koloreto,une e ti s’marrim vesh nga financa.Thote nje shprehje,qe nje ushtri me hajdute ndodh qe vjedh me pak se nje avokat me ca shuka letrash.Ketu shoh qe eshte bere nami,jane tjetersuar prona,hipoteka,edhe vulat e Turqise jane fallsifikuar.Nje armate e tere njerezish kane pasur kohe qe te mbaronin tri universitete njeheresh dhe sakaq te kene bere karriere,te jene pasuruar,te jene edhe deputete,edhe specialiste,edhe pasanike,edhe shkencetare.Keta vene ne dyshim teorine e evolucionit vete me tere keto arritje,qe une besoj padyshim qe i kane te pamerituara.Si djathtas dhe majtas,pa dallim.Sepse padyshim Bode ka pasur kohe te justifikoje shpenzimet,te rrumbullakose bilancet.Ne fund fare ia vene fajin krizes se perbotshme…Une kam besuar gjithmone se Shteti eshte nje kontrate e nevojshme,e palekundur;pa shtet ka anarki dhe lufte te perjetshme per mbijetese.Por po me lekundet ky besim.Lufta e perjetshme eshte prezente,liria eshte nje koncept me i varfer sesa besonim,Shteti vete eshte nje mekanizem qe gjithnje e me shume po favorizon pakicen ne dem te shumices,kur presupozohej e kunderta.Gati-gati po me lekundet ideja fikse mbi Shtetin,mund te ishte nje opsion i mire sikur ta fshinim nga defteri kete Shtetin.Kete mekanizem qe mban me rroga dhe privilegje dhjetera mije burokrate dhe karrieriste,deputeter qe kaliten perdite te flasin si oratore dhe mjerisht ia dalin,sadoqe u mungon poezia ne te folurin.Bejne llogje ne parlament,xhanem paguhen mire per kete,kur ne fakt jane njerez qe nuk kane mbjelle nje patate apo domate ne kopshtin e tyre,madje as kane krijuar ndonje gje realisht te dobishme.Por kane bere prokopi,kalojne nga nje privilegj ne tjetrin,rrisin rrogat e tyre,dietat,ndoshta ndonje rryshfet i vogel dhe gjithmone ia dalin paq edhe kur evidentohen miliona euro humbje.Sepse ç’ne ata,fajin er kane krizat globale,kursi i Dollarit apo misteri i Ufo-ve.E di çfare u vendos ne Parlament,pas gjithe ketyre llafeve dhe akuzave?U vendos qe do merren borxh ca qindra milione$ akoma,nga e keqja ne fakt.dersa une ve bast qe Shteti shqiptar nuk di ku ka 1/3 e tere popullsise,”turmen” e emigranteve,te cilet i ka bere dalje me kohe e me vakt.
Ishte nje pushtet qe vodhi dhe vrau ashiqare,E shihni Zhosen ne dere te paelamentit?Duket si sorre e zeze,si skuadristet fashiste kur i linconin grate e viktimave.Mos u ngutni,aty e kane ndeshkimin,eshte ceshtje kohe.KOT po e them,por me duken si Al Kapone ne zenith,kur i dukej vetja i pandeshkueshem,megjithese te gjithe e dinin se kishte vrare,kishte vjedhur,kishte prostituar,kishte kontrabanduar,por mungonin faktet,faktet.Si fillim po i ndeshkon zoti pa fakte.