Megjithsë monedha europiane gjatë muajit Janar filloi të fuqizohet kundrejt monedhës vendase, lekut, këtë javë ka humbur pikë. Kështu në fundjavë, monedha europiane u këmbye në tregun e brendshëm, sipas kursit të agjensive të këmbimit valutor, mesatarisht në blerje me 140.2 lekë nga 140.4 lekë që tregtohej një javë më parë. Edhe në shitje, këtë javë euro është tregtuar me 140.7 lekë nga 140.9, duke u ulur me 0.2 pikë krahasuar me një javë me parë. Ndërkohë edhe dollari amerikan këtë javë ka humbur pikë kundrejt lekut, pasi është blerë me 102.5 lekë nga 103.5 lekë që tregtohej një javë më parë. Monedha amerikane është shitur me 103.1 lekë ndërsa një javë më parë është tregtuar me 104.1 lekë. Gjatë muajve të fundit, tendenca e këmbimit euro-lekë ka qenë në favor të monedhës europiane dhe tendenca e përgjithshme e lekut ka qenë ajo e zhvlerësimit, pavarësisht luhatjeve momentale të kursit të këmbimit.