Në kontekstin e sotëm, bashkëpunimi PS-LSI, bart kosto politike që nuk mund të anashkalohen sikur të mos ketë ndodhur gjë prej lidershipit përkatës. Edhe ftesa-alibi (sikur të ishte e ‘porositur’) prej eksponentëve të së majtës europiane për të, nuk mund të mos ngrejë vetulla teksa:
a) Bie ndesh me moralin politik që rilindja shqiptare pretendon tek sugjeron një manovër bumerang ku nuk distancohet por flirtohet me ç’ka rilindja presupozon të lërë pas.
(b) Provokon debat të panevojshëm, deri të tejkaluar, duke shfokusuar vëmëndjen si prej zgjerimit real të kampit opozitar ashtu dhe mazhorancës në manovrat pragzgjedhore të saj.
(c) I bën karshillëk përjetimeve, dinjitetit dhe aspiratës së elektoratit për politikë korrekte, duke e marrë të mirëqënë reagimin e tij.
(d) Rrezikon fragmentarizim të mëtejshëm të aksionit opozitar (në pikëpyetje afrimi me AK, FRD etj), cënon kohezionin e koalicionit të PS (‘xhelozi’ politike prej afrimit me LSI) dhe provokon konfuzion në elektorat.
(e) Perceptohet si jo etike në intimidimin e integritetit të votuesit, në analogji me lëvizje të kritikueshme të emisarëve të së djathtës europiane në promovim të PD.
(f) Mbetet ndërhyrje e vonuar teksa në 4 vite kishin raste plot të ushtronin presion efektiv ndaj përçarjes të së majtës dhe deformimeve demokratike, në imponim dhe jo tërheqje, ndaj të djathtës europiane.
(g) Indiferentizmi tradicional i së majtës europiane, e bën ftesën në fjalë, sesa shqetësim të natyrshëm, një veprim të porositur jo për të nxjerrë LSI bllof dhe hequr çdo iluzion rreth saj por si alibi për bashkëpunim (për më tepër që mbeten apele individuale dhe jo forumesh duke u paragjykuar si shkëmbime favoresh personale).
(h) Ndryshe nga e djathta europiane që e ka mbrojtur PD edhe atëhere kur ishte e pamundur, e majta europiane ka dëshmuar mefshtësi ndaj fatit të së majtës dhe demokracisë, ndaj këto thirrje nuk kanë garanci dhe rrezikojnë sërisht të lënë elektoratin në vetminë e tij nëse vota abuzohet sërisht.
(i) Kjo thirrje i jep ngjyrim të fortë ideologjik fushatës elektorale, ndërkohë që sfida nuk është ideologjia por vlerat e përbashkëta demokratike – vota e lirë, prona historike, shteti ligjor dhe sovraniteti kombëtar. Në një vënd ku të majtët hiqen si të djathtë apo e kundërta, filli i përbashkët i frymës opozitare duhet të jetë aspirata për rregulla loje në demokraci.
(j) Fati i demokracisë nuk varet nga fryn ‘era’ e ideologjisë ndaj pozicionimi opozitar me ‘ambalazh’ majtas, dëmton kohezionin e koalicionit ekzistues dhe shanset për zgjerim të tij veçanërisht me AK apo FRD, ngurrimi i të cilave do të përligjej me refuzimin e shndërrimit në shtojca të një kampi të ‘majtë’ me efekt si në identitet, ashtu dhe rilindjen e së djathtës.
(k) Miqësitë e tyre personale me politikanët shqiptarë, sesa bekim, kanë rezultuar qeder për votuesin shqiptar të dënuar të mbijetojë në një tranzicion rraskapitës, mes të tjerave, edhe prej mbështetjes që lidershipi problematik shqiptar, ka gëzuar prej emisarëve politik europian.
(l) Ndërsa ndërhyrja do të ishte e përligjur nëse do të fokusohej tek programi elektoral dhe teknikat e komunikimit me elektoratin, përtej saj, në mos e porositur, perceptohet si arrogante duke dëshmuar inferioritetin pafund karshi çdokujt që nuk flet shqip (pa e ngatërruar me respektin dhe mirënjohjen për botën anglosaksone dhe kontributin dhe vëmëndjen e saj në çështjen kombëtare).
I nderuar z. A.Xh. Duka ! Ke vene ne antiteze dy shprehje negative/ mohuese , une te pakten nuk arrij te kuptoj se ku do te dalesh . Edhe nje analist pa pervoje si I. Metaj, eshte me i qarte se ty ne mendimin e tij . Me pas ke tjerrur nje leksion me pika nga a te l …ne stilin ” modern ” te public relations …
Me vjen keq qe per ironi te fatit keta te dy jane nga Skrapari, si Mustafa Nano dhe Meta. Cpo ndodh me keta Skrapalijte, keta spaskan turp fare, nuk paskan moral. Ndoshta rrenjet e ketij fenomeni jane te thella, ishin kryesisht skrapalijte te cilet per buken e gojes i zbriti Enveri ne Tirane dhe ne rrethe te tjera dhe ishin ata mbrojtesit, ushtaret me te zellshem te atij sistemi. Kjo u kondicionua nga kushtet ekonomike atehere, se ne mal po ngordhnin urie.I sherbyen atij qe i dha nje cope buke dhe nje pale rroba ushtarake.Nga sa kemi degjuar kjo krahine ne kohet e vjetra nuk shquhej per kulture e njeres te shkolluar si p.sh. Shkodra apo Elbasani te cilet qe atehere studionin jashte shtetit.