Bisedimet Moratti-Thohir për shit-blerjen e aksioneve të Interit kanë marrë një kthesë të papritur pasditen e së premtes. Miliarderi indonezian ka zbritur në Milano ku është takuar me presidentin zikaltër. Në përfundim të bisedimeve, para mediave ai tha se do të rikthehet shumë shpejt në Itali dhe se tashmë kishte bërë ofertën e tij, e i takonte Moratti-t të vendoste. “Shpresoj të kthehem shpejt”, tha Thohir mëngjesin e së shtunës kur la Italinë.
Pyetjes së gazetarëve të interesuar se ku kishin ngecur bisedimet mes palëve dhe se çfarë pengonte arritjen e një marrëveshjeje, indoneziani iu përgjigj duke thënë se për këtë duhet të pyetet familja Moratti, për të cilën shtoi se kishte respekt. “Kam shumë respekt për traditën e klubit dhe për familjen Moratti”, tha ai.
Sipas mediave sportive italiane, Thohir ka këmbëngulur për të blerë të paktën 65-70 për qind të aksioneve, ndërsa familjes Moratti, aq të lidhur me klubin, i ka premtuar rol aktiv në vendimmarrjen e ardhshme të klubit, nëse do të blihej prej tij. Ndërsa vetë presidenti i Interit ka deklaruar se nuk ka arsye pse të nxitohet me mbylljen e shpejtë të marrëveshjes, ndërsa në horizont për blerjen e aksioneve të Interit është shfaqur një tjetër industrialist indonezian.
Negociatat
Ngadalësimi i negociatave në orët e fundit ka vënë në siklet edhe vetë Moratin që ende nuk e ka vendosur për të ardhmen e Interit. Merkatoja e zikaltërve është shumë e vakët ndërsa numri një i saj duhet që të marrë sa më shpejtë në vendim përfundimtar dhe të nisë puna për ndërtimin e një skuadre cilësore për teknikun Mazzari. Një gjë është e sigurt Morati nuk heq dorë nga futbolli dhe aq më pak nga Interi. Për momentin nuk ka një parakontratë me Tohir duke i lënë gjërat pezull edhe për disa ditë. Mediat italiane thonë se pavarësisht “qetësisë” së momentit, oferta e Moratti për shitjen e një pjese të aksioneve, që nuk do t’i preknin atij të drejtën e vendimmarrjes, qëndron ende.
Por nëse s’do të ketë asnjë investitor që do të afrohet, çfarë do të ndodhë? Përgjigjja është e thjeshtë. Po të analizosh merkaton e Interit, sidomos afrimin e trajnerit Walter Mazarri, ristrukturimin e shoqërisë dhe investimet e kryera deri më tani nga Moratti, mund të thuhet me plot gojë se presidenti i zikaltërve nuk do të tërhiqet, nuk mund ta bëjë këtë kur sapo ka ristrukturuar thuajse gjithë pjesën organizative të skuadrës.
A kemi shtet dhe a kemi kushtetute, apo vendos per ne janullatosi. Kisha duhet te kerkoje demshperblim per ato 25 metra qe nuk ia prishi bashkiia e sotme por enver Hoxha dhe pallati qe u ndertua eshte ndertuar me parate e shtetit shqiptar. Themelet e kishes jane 1 te 100 pjese te territorit te pallatit te kultures qe nuk ia prishi populli shqiptar por komunizmi. Madje ajo kishe eshte ndertuar jo me fondet e kishes por me parate e disa tregtareve permetare te asaj kohe per te pasur nje objekt kulti mme afer punes se tyre. kisha nuk asnje dokument per te ne arkivat e saj dhe prandaj e humbi. Edhe te ushtari i panjohur ka qene xhami , atehere a duhet t ZENE SHESHIN PER TU FALUR MUSLIMANET?