Ambasada franceze në Tiranë ka organizuar sot një pritje me rastin e 14 korrikut, Festës Kombëtare të Francës.
Në ceremoni ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, si dhe personalitete të njohura të politikës, artit, kulturës, medias etj.
Në fjalën e saj, ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Moro, është ndalur tek raportet mes dy vendeve, ndërsa ka njoftuar edhe vizitën e ministrit të Brendshëm francez nesër në Tiranë. Duke u ndalur tek çështja e integrimi europian të Shqipërisë, ambasadorja Moro tha se Franca do të ofrojë mbështetje për vendin tonë në rrugën drejt afrimit me BE-në.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta. Franca do të ofrojë ndihmë që Shqipëria të afrohet edhe më shumë me BE”, tha ambasadorja e Francës në Shqipërisë, Christine Moro.
Dita e sotme kremtohet si Festa Kombëtare e Francës. Më 14 korrik 1789 populli francez fitoi mbi regjimin e vjetër monarkik çka pasoi me vendosjen e regjimit republikan. /ATSH
Ore pse po vjen kaq shpesh ky ministri i brendshem i Frances? Mos valle ka pajisje dhe teknologji per te shitur?