Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Mourinho: Në të ardhmen dua të drejtoj në Angli
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Mourinho: Në të ardhmen dua të drejtoj në Angli
Lajme FlashSport

Mourinho: Në të ardhmen dua të drejtoj në Angli

Dita
Published May 24, 2015
Share
SHARE

Karriera e tij në Angli është shënjuar nga një klub i vetëm, Chelsea. Jose Mourinho është simboli i bluve të Londrës, skuadër me të cilën hodhi bazat për hapjen e një cikli historik. Me rikthimin e tij në “Stamford Bridge”, skuadra e presidentit Abramovich ka rikthyer trofeun e Premier League të Chelsea dhe një meritë të madhe për këtë ka edhe “Special One”. Por edhe pse te blutë ai është njeriu simbol, Mourinho nuk dëshiron ta kufizojë eksperiencën e tij angleze vetëm në “Stamford Bridge”, duke e pranuar se në të ardhmen do ë kërkojë të drejtojë një tjetër skuadër në ishull. Fillimisht ai thekson se dëshiron të qëndrojë për një kohë sa më të gjatë te Chelsea dhe në rast se Abramovich do të vendosë ta largojë, atëherë objektivi i tij do të jetë sërish Premier League. “Ditën që Abramovich do të mendojë se nuk jam në lartësinë e Chelseat unë do të largohem por dua të vazhdoj të punoj në Angli. Deri në momentin që të ndodhë kjo unë e shikoj vetën pjesë e kësaj skuadre, por nëse ndodh divorci, çdo klub mund të më bëjë një ofertë të shoqëruar me një projekt ambicioz”.

Një deklaratë e sinqertë nga një prej trajnerëve më të përfolur të dekadës së fundit. Mourinho ka folur përherë pa dorashka dhe nuk kursehet as këtë herë. “Në të ardhmen e shikoj veten në një stol tjetër por Chelsean e dashuroj dhe e ritheksoj që dua të qëndroj deri sa ta vendosë presidenti”.

Gjatë vitit 2013 emri i Jose Mourinhos u lidh me stolin e Manchester United, por drejtuesit e “Djajve të Kuq” vendosën që t’ia besonin stolin britanikut David Moyes.

Dita May 24, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?