Sikur të mos mjaftonte disfata 0-3 në derbin me Manchester City-n dhe përbuzja e tifozëve në stadium ndaj tij, David Moyes i hedh benzinë zjarrit, duke kryer një sakrilegj. Trajneri i “Djajve të kuq”, në rrezik më shumë se kurrë për qëndrimin në krye të skuadrës, shqipton të vetmet fjalë që tifozët e tij nuk duan të dëgjojnë asnjëherë: “Manchester United duhet të synojë të bëhet si City”. Një deklaratë që ka irrituar jo vetëm tifozët, por edhe drejtuesit e klubit. Për tifozët e United, skuadra më e mirë e futbollit anglez, nuk mund të krahasohet me një formacion që po përpiqet që historinë ta ndërtojë në vitet e fundit.