Email në adresën
E nderuar Dita. Edhe unë jam kundër asgjësimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, se Shqipëria nuk i ka ndoshta kapacitetet për t’i asgjësuar ato. Por këtu mund të gjendet një rruge e mesme: të pranojë aq sa mundet. Dhe të kërkojë edhe asistencë teknike, laboratorë, mjete, specialistë nga SHBA-ja. Nuk është kaq e thjeshtë që të mbahet një qëndrim i prerë me partnerin tonë strategjik, se nuk jemi as Rusia, as Kina, as Gjermania!
Ne na pëlqen ndihma politike e Amerikës, por hidhemi në zjarr, sidomos tani që Saliu nuk është në pushtet, për të mos ndihmuar si shtet aleat i NATO-s. Ne mund të ndihmojmë, por, gjithnjë aq sa kemi mundësi. Lëndët luftarake kimike nuk janë armë bërthamore. Në kushte fabrike, laboratori, ato neutralizohen dhe bëhen të padëmshme. Prandaj, qeveria shqiptare, me maturi, duke dëgjuar specialistët, me hapa të matura dhe ligjore mund të ndihmojë miqtë tanë amerikanë, pamvarsisht se ata gjenden në një kundërshtim të ashpër të opinionit ndërkombëtar!
Po sjell një shembull. Dëgjoja një ditë Parlamentin gjerman për qëndrimin amerikan në Irak dhe Afganistani kish dy qëndrime të ndryshme. Një palë thoshin pse t’i dërgojmë ushtarët tanë në Luftë. Dhe pjesa tjetër, a mund t’i kthejmë kurrizin partnerit tonë strategjik, i cili, kur ne u mundëm në luftën e dytë Botërore, na dha dorën me planin Marshall dhe na ringriti.
Dhe Parlamenti votoi pro-rreshtimit me SHBA-të. Të kuptohemi SaliSatrapSharlatani përhap shumë opium për ta kthyer Qeverinë aktuale të humbasë përkrahjen e SHBA-ve. Prandaj, sugjeroj hapa të matura dhe aq sa mund të ndihmojmë, pa dëmtuar interesat tona si shtet dhe si popull. Aq sa janë mundësitë, nuk do helmojmë Shqipërinë.
Jam dakorte me opinionin e me siperme.Po degjojmme me shume opinione te njerzve qe nuk i njohin keto probleme dhe nuk po shprehen specialistet perkates si Kimistet dhe ushtaraket…..!