Lajmi me pak fjalë është ky: Myslim Pasha nuk do të jetë në listat e kandidatëve të Aleancës KuqeZi për 23 qershorin. Për dikë që nuk i di hollësitë, ky është një lajm i zakonshëm. Por, për ata që dinë pak më shumë, ky lajm është mjaft domethënës. Sepse Myslim Pasha është figura qendrore e AK-së, është Sekretari i Përgjithshëm i saj dhe, në mos i pari, do të ishte me doemos i dyti në listë. Por, me dëshirën e tij, Myslimi nuk ka pranuar të jetë pjesë e listës së asaj partie të cilës iu përkushtua për rreth një vit e gjysmë. Këtë na e konfirmoi dje vetë Myslimi. Nuk bëri asnjë koment më shumë. Nuk do të jem kandidat për deputet i AK-së, tha qetësisht. Pikërisht te kjo qetësi e tij fshihet enigma. Që ishte i qetë, do të thotë se vendimi për të mos kandiduar nën siglën e AK-së ishte formësuar dhe marrë prej kohësh prej tij. Dje ai vetëm sa njoftoi këtë vendim. Pa bërë asnjë koment. Po pse nuk kandidon Koloneli për Aleancën KuqeZi? Doemos e ka një arsye. Dhe tek arsyeja fshihet zhgënjimi. Koloneli ndihet i zhgënjyer nga lëvizja ku ka bërë pjesë deri më sot. Ndihet i tradhtuar në idealin e tij. Tronditja e kësaj force politike që hyri me aq shumë zhurmë në skenën e politikës u vërejt në momentin kur ajo deklaroi se do të dilte e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit. 17 drejtues të asaj partie dhanë menjëherë dorëheqjen. Myslimi nuk e dha dorëheqjen, duke bërë të ndiheshin të zhgënjyer shumë admirues të tij që ishin bërë me AK-në për shkak të Myslimit i cili mishëronte tiparet e një heroi modern.
Biseda e djeshme me Myslimin dukej si jashtë kontekstit të ngjarjeve. E thamë që nuk donte të bënte asnjë koment për vendimin e moskandidimit.
– Po mirë, e pyeta, me se po merresh tani?
– I jam futur ripunimit të një poeme që kam shkruar për Skënderbeun dyzet vjet më parë. ‘Gurra e florinjtë’ titullohet. Gjithnjë kam menduar se ajo duhej ripunuar, duhej përsosur artistikisht, por nuk gjeja dot kohë. Tani mendoj se do të kem kohën e mjaftueshme të merrem me të. Ja këtë po bëj tani!
Me këtë donte të thoshte se AK-ja nuk do t’ia merrte më tej kohën e çmuar që i nevojitej, qoftë dhe për punë artistike.
– Po me detin, a do të merresh me detin?
Domethënë, a do shkruash për të? , e pyeta.
-Për cilin det e ke fjalën?, ma preu ai.
– Për atë hapësirën detare që mbrojte dhe që të bëri të famshëm.
– Thua ti…
Ai nuk e tha por unë e mendova: Kolonelit i paskan rrëmbyer edhe detin! Ose duan t’ia rrëmbejnë. Heroi i vërtetë shikon tani në distancë, ashtu i mënjanuar, se si kanë dalë ca kreshnikë që i bien gjoksit për çështjen kombëtare, se do të bëjnë këtë e atë… Aq të mëdha e të bujshme janë gjërat që do të bëjnë këta kreshnikët e vonuar për mëmëdheun, saqë bëma e Myslimit për mbrojtjen e 350 kilometrave katrorë të hapësirës sonë detare, duket si e periudhës së antikitetit. Pra Kolonelit duan t’i rrëmbejnë edhe detin! Me siguri Koloneli do t’i thotë të vërtetat e mëdha një ditë. Sepse Kolonelit do t’i shkruajnë me mirënjohje për aktin e tij të moskandidimit dhe ai vetë di të shkruajë…
Ky vend asnjehere nuk ka cuar ne podiumin e perfaqesimit ata burra qe e duan vertet me vepra. Perher kan perfituar te ligjt, dallaveraxhinjt, tradhtaret ata qe me fjal te lajn e te lyejn por me vepra i fusin thiken pas shpine te gjores Shqiperi. Sa keq!
Zini hundët dhe votoni për hipokritët dhe batakçinjtë. Për ata që na sigurojnë se na kanë në zemër, për ata që thonë se nuk i zë gjumi nga hallet tona, zini hundët dhe votoni për ta.
Zini hundët dhe votoni për zonjat e zotërinjtë që dalin nga mbledhjet e kryesive me bythë të shtrënguara, që të mos u shpëtojë ndonjë e vërtetë. Për ata që nuk janë në shërbim të shtetit por të pushtetit, zini hundët dhe votoni edhe për ta.
Zini hundën e votoni për plehrat, për ata që ju nuk dini asgjë, që i zgjedhin kapot dhe u premtojnë devocion kapove. Për histeriket, militantët dhe marionetat e bindura me shpirt druri, zini hundën dhe votoni për ta.
Zini hundët dhe votoni për ata që i pyesni për diçka e në fund të përgjigjes nuk kujtoni dot as pyetjen tuaj. Për ata që zgjidhen për kokën bosh e që mund t’ua shndërrojnë në bomba urrejtjeje, zini hundët dhe votoni edhe për ta.
Zini hundët dhe votoni për fshatarët e pasur, për provincialët që nuk u ka rënë asnjë cifël, për tarafet dhe klientelat, për kusarët dhe kryekusarët. Për hienat që mbajnë era gjak, për gojët e prishura, për ata pa të cilët nuk qeshim dot, zini hundët dhe votoni edhe për ta.
Zini hundët dhe votoni për gënjeshtarët, për ata të djeshmit dhe për ata të nesërmit. Për krijesat pa dinjitet që na trokasin dyerve, për ata të cilëve u ngjajmë si fletë votimi, zini hundët dhe votoni për ta.
Zini hundët dhe votoni për ata që mezi e fshehin urrejtjen për pyetjet tuaja. Për ata që ju vranë dje dhe të cilëve u hapën vend për t’ju vrarë edhe nesër, zini hundët dhe votoni edhe për ta.
Zini hundët dhe votoni për listat me kërma, zgjidhni kërmën me erë më të mirë. Për surratërit e yndyrshëm, për provincialët e paditur që bëjnë emër me egërsinë dhe marrëzinë e tyre, zini hundët dhe votoni për ta.
Zini hundët dhe votoni për ata që kanë shitur shpirtin dha ata që nuk kanë fare shpirt. Për ata që kanë nevojë për pushtetin që të mbrojnë pasurinë e tyre, zini hundët dhe votoni edhe për ta.
Zini hundët dhe votoni për racën e re të batakçinjve dhe batakçeshave pa fisnikëri. Mëshirojeni, shikoni si përdridhen çprisni, zini hundët dhe votoni për ta.
Zini hundët dhe votoni për demagogët, për ata që na marrin për idiotë dhe na fyejnë me premtimet e tyre. Me votën tuaj ata do të përdhosin jetën tuaj, vota juaj është orgazma tyre, zini hundët dhe votoni edhe për ta.
Zini hundët dhe votoni për ata që kacafyten për llokmën e madhe. Për faturat e tyre, për mendjet sterile, për diskutimet idiote dhe për letrat higjienike, zini hundët dhe votoni për ta.
Zini hundët dhe votoni për ata që tallin bythën me ëndrrat dhe shpresat tuaja. Kanë nevojë për votën tuaj që të përdhosin edhe jetën e fëmijëve tuaj, zini hundët dhe votoni edhe për ta.
Te lutem shkruaje ne faqet e para te gazetave kete koment o TORI
@Tori
me pak rreshta ke permbledhur gjithe filozofine e politiles shqiptare
Jenat edhe cakallat nuk e lejojne njeriun e ndershem edhe te drejte te eci perpara. Me shume rrespekte edhe nderime per profesorin.
ai kreshniku hodhi poshte gjithe ate pune te vyer qe u be ne keto 2 vite! po mire qe e nxorri koken tani se pas zgjedhjeve do kushedi ca do bente!
Ne respekt te Muslym Pashajt mbeshtetem AK duke menduar se ishte nje force politike qe do luftonte per rezimin e kriminelit salserb.
respekte per nje njeri qe nuk do te njolloset
MIrnjohje dhe respekt pafund
Mos po nxitohemi paksa, kur kerkojme te permbush pritjen tone?!
Po,Kreshniku Spahi bertet ne mes te nates ne nje lagje te marresh, sic vleresohen pergjithesisht politikanet ne vende ku vetem politike s’behet.
Por le ta mirekuptojme heshtjen e Myslym Pashajt…
Ai e di shpirtin e vet.
Po, edhe mund te jet i zhgenjyer nga Spahijte e vete, por mbase ben kujdes te mos shkoj e te futet vete, me kembet e tij, ne vathen e çakejve, Parlament!
Mbase respekton moshen e thinjat e tij dhe mbetet menjane tollovise se ndekrryerve qe vetem Shqiperine nuk mendojne ndonjehere, as detin as sterene e saj, dhe sigurisht ben mire.
I nderuar Xhevdet, sidomos kur e pyet “po me detin, a do merresh me detin?!”, ke treguar klas gazetari, por sigurisht duhet te besosh se koloneli di se ç’ben, ose cfare nuk duhet bere.
Se, edhe nese mes politikaaneve te Tranzicionit jane disa pak burra te ndershem, eshte sigurisht e vertete qe shumica e tyre eshte pandershmeria, mungesa e dinjitetit dhe…mbase Myslim Pashaj, ne heshtje, do tu rrije menjane ketyre grumbullimeve plehroze…
Ose, thjesht, ndjehet aq i zoti sa ta shpetoj veten e tij nga berja publike ne nje truall ku sundon siperfaqja, shtirja jo thellesia, mendimi, ideja, ideali…
Le te presim te na e thote vete.
Por, edhe nese nuk thote gje, edhe nese nuk rrefehet kurre, ta pranojme heshtjen e tij.
Mbase ai e kreu misionin e caktuar per jeten e tij.
Ose ka vendosur ta vazhdoj ndryshe…
Tori gjej mundesi dhe botoje.shumefishoje dhe shperndaje ngado kete koment tendin te lutem !!!!!
Nje veprim i pritshem patriotik i shqiptarit Myslym PASHAJ, veprim teper domethenes ne kete situate delikate: prag zgjidhjesh ne prag zgjedhjesh.
Ju lumte! Respekt i vecante per juve!
Largimi i Profesorit ka peshe determinante per AK, tani mund te themi se Kreshniku do marre “koqet e lames” dhe mos i hengert ato qe i dha Zeni……
Bravo profesor PASHAJ, une te mbeshtes dhe te kuptoj se kam qene tek AK pa u bere parti, JU keni qene idhulli jone, respekte!
Ti je per President dhe jo per deputet Myslym Pashaj
VETEM FITORJA DHE RILINDJA SHQIPTARE NEPERMJET UDHEHEQJES SE PS DHE EDI RAMES DO BEJE TE VIHEN NE VEND VLERAT E HEROIT TE TRADHETUAR NGA KRESHNIKU ,MYSLIM PASHAJT.PAS ZGJEDHJEVE AI DO JETE PRESIDENTI QE DO ZVENDESOJE KAPTERIN ME MUSTAQE.
Askush nuk ka te drejte te thote per z.Myslim Pasha,me shume se cka thene z. Myslim Pasha ne veten e pare!!!!!!!!!!!!!!!!!
Profesor Pashaj.
Ashtu si ti edhe une jam drejt largimit nga AK.
U nisem me nje qellim te mire dhe mbare kombetare. Populli Shqiptare meriton me shume por disa horra si ish-Kryetari yne kane jetur si parazite dhe do jetojne si parazite derisa Sovrani ti ndershkoje ne lule e ballit.
Ju e keni dhene kontributin tuaj per nje Shqiperi evropiane dhe moderne,
kontribut i cili jam shume i sigurte nuk mbaron ketu.
Te uroje gjithe te mirat dhe do jeme shume i lumtur te bashkepunoje perseri me JU.
Me shume respekt po lexoje opinjonet per Profesor Pashaj.Ai eshte njeri me shpitre shqiptari.Njeri qe e do atdheun e tije .Pse vetem Pashaj e kuptoje skandalin e ujrave.Ai nuk beri zbulim te ri .Me kurajon e tije, per te mbrojtur memedheun qe kish filluar te shitej nga Saliu,u ngrite mbi te gjithe ata qe quhen shqiptare .E kam ndjekur ne detaje argumentat e tuje dhe them me plote goje parandaloje nje tradheti te pa riparushme.Sigurisht qe Pasahaj kete nuk e beri per spaleta apo per kolltuk .E shtynte ndjenja e patriotizmit per vendin e tije .
Pjesmarja ne jeten politike qe nje tjeter sukses i tije .Fatkeqsishte u perfshi ne grupime qe nuk kishin ate ideal qe enderronte e luftonte Pashaj . Aktiviteti i tije ne AK ishte i justifikuar por kurre nuk duhet besuar sic nuk besoje tek Saliu me planet tradhetuese .Nuk po e kritikoje por me cudite fakti qe punet e AK kishin filluar te binin era lece e djegur.Ai nuk rrethohej vetem nga Kreshniku e Bashkshkurti por dhe nga shume te tjere qe ishin ne mendjen e tije .Si e lejuan Kreshnikun te rreshqas .Une jo vetem dyshoja ne pastertine e tije por kuptova idet e tije nacjonaliste qe hodhi ne tregun shqiptare .Nuk me entuzjazmonte sigla Kuqe e ZI as Shqiperia e Madhe.I quajja rrembim nga etja per nje Shqiperi per te cilen ne shekuj eshte dashur .Shume shpejte kuptova se kjo flake dhe ky entusjazem do te binte .Kur kesaj inisjative ju bashkua dhe Saliu filmi Kuq e ZI u dogj .U venit nje ndjenje q
Me shume respekt po lexoje opinjonet per Profesor Pashaj.Ai eshte njeri me shpitre shqiptari.Njeri qe e do atdheun e tije .Pse vetem Pashaj e kuptoje skandalin e ujrave.Ai nuk beri zbulim te ri .Me kurajon e tije, per te mbrojtur memedheun qe kish filluar te shitej nga Saliu,u ngrite mbi te gjithe ata qe quhen shqiptare .E kam ndjekur ne detaje argumentat e tuje dhe them me plote goje parandaloje nje tradheti te pa riparushme.Sigurisht qe Pasahaj kete nuk e beri per spaleta apo per kolltuk .E shtynte ndjenja e patriotizmit per vendin e tije .
Pjesmarja ne jeten politike qe nje tjeter sukses i tije .Fatkeqsishte u perfshi ne grupime qe nuk kishin ate ideal qe enderronte e luftonte Pashaj . Aktiviteti i tije ne AK ishte i justifikuar por kurre nuk duhet besuar sic nuk besoje tek Saliu me planet tradhetuese .Nuk po e kritikoje por me cudite fakti qe punet e AK kishin filluar te binin era lece e djegur.Ai nuk rrethohej vetem nga Kreshniku e Bashkshkurti por dhe nga shume te tjere qe ishin ne mendjen e tije .Si e lejuan Kreshnikun te rreshqas .Une jo vetem dyshoja ne pastertine e tije por kuptova idet e tije nacjonaliste qe hodhi ne tregun shqiptare .Nuk me entuzjazmonte sigla Kuqe e ZI as Shqiperia e Madhe.I quajja rrembim nga etja per nje Shqiperi per te cilen ne shekuj eshte dashur .Shume shpejte kuptova se kjo flake dhe ky entusjazem do te binte .Kur kesaj inisjative ju bashkua dhe Saliu filmi Kuq e ZI u dogj .U venit nje ndjenje qe po te ishte drejtuar me zgjuarsi do te kishim nje vizjon te ri ne politiken shqiptare .Kjo terheqje e Pashajte dhe e shume intelektualve te tjere i ngjane atyreve qe ndodhen ne 91.I.Kadareja nuk suportoje vendimet e R.Alies e me pas te Sali.Berishes .U thyen si shume intelektual te tjere me pesh dhe ja dorzuan vendin grupeve mafjoze e tradhetare qe vepronin ne shpine te popullit shqiptare .Nuk duhen pranuar thyerjet perball te keqes .keshtu nuk del Shqiperia nga kolapsi qe eshte futur.
Kur doli ne arenen politike levizja AK-s dhe pashe ne radhet e saj edhe te nderuarin PASHAJ, per pak kohe , ndergjegjen time e mbuloi kenaqesia. Por kjo nuk qe e gjat, sepse tani e morem vesh rrolin e SPAHIUT, qe nuk e merton emrin KRESHNIK, se i till as ka qene e as esht.
Shpresoj shume qe PASHAI te na thot te vertetat mbi SPAHIUN (Miun)qe edhe ai, pa tjeter ka ngelur i zhgenjyer.
I dashur PASHA, mos na torturo, thuaj ato qe di dhe ato qe mendon. Nuk esht faji yt, qe te tradhetoi, tradhetari dhe mashtruesi ate dijne te bejne.
une shpresoju shume qe ti je i paster e i rall, sic e ke provuar vehten ATDHETAR, qe ja perplase ne fytyre tradhetin TRADHETARIT E MATRAPAZIT SALI BERISHA. RROFSH……….
O vellezer e motra te nenes memedhe, komentet tuaja jane me shume vlere. Me pelqen cfare shkruan Tori, por dua te ndalem cka shkruan shpatari. Myslym Pasha qofsh i nderuar. Kam respekt per vepren tende, por zgjidhja juaj e fundit me hap plaget e se kaluares, sepse ky eshte gabimi qe kam bere edhe une dhe shume te tjere qe ikem dhe lame memedhene ne duart e atyre qe ve ne liste Tori. Perpara 22 vjetesh e zhgenjyer nga “demokracia ” qe po fillonte ne Shqiperi ika se e dija qe nuk behesha dot pjese e mashtrimit. Ne mbledhjen e pare te partise demokratike u perjashtova nga radhet e saj si radikale, se i thashe Saliut qe ai nuk mund te drejtonte demokracine se ai nuk dinte se ceshte demokracia. Une nuk isha askush dhe nuk prisja te ndryshoja historine por sot e kuptoj, se oqeani i madh ka shume pika uji, por pa pikat e ujit nuk ka oqean. Pra nuk jam dakort me doreheqjen e profesorit sepse humbet shpresa e shume te tjereve qe figura e tij u jepte shprese. Qe ne vitet e para te 90. doli fjala e bukur “u ulen malet u ngriten halet” Ate qe ndodh sot ne Shqiperi dhe ka ndodhur gjithmone ne historine e saj eshte qe malet e saj jane te rende dhe bejne shume hije dhe ne keto hije rriten shume ferra. Mos u terhiq Profesor. Ne dhembe me vine vargjet e Migjenit qe dua ti shkruaj keshtu; Ah sikur te kisha nje grusht te fuqishem dhe malit qe hesht ne zemer me ja ngjesh dhe ferrat e e tokes ne grope ti pershesh.
Gabimi eshte tek ne qe rrime dhe lejojme plehrat njerezore te na shkaterrojne. Nqs. edhe ne si profesori do vazhdojme 40 vjet te shkruajme poema mos harxhojme kohen sot per politikanet shqiptare qe vetem kete emer skane, se veprat e tyre do kene ngrene nenen tone.