Një grup myslimanësh të moderuar kanë sfiduar shkrimtarin me shtetësi britanike, Salman Ruzhdi, duke i kërkuar të diskutojë me ta arsyet që e shtynë të shkruante librin blasfemi “Vargjet satanike”. Propozimi drejtuar shkrimtarit të njohur në të gjithë botën u bë gjatë një seminari të mbajtur në Mumbai, me temë “Madhështia e Profetit”. Disa ditëm më parë, Ruzhdi njoftoi se dëshironte të shkonte në kryeqytetin financiar të Indisë për të promovuar filmin e bazuar mbi librin e tij me titull “Fëmijët e mesnatës”.