Një vit më parë, Partia Demokratike nisi një betejë për dekriminalizimin e Kuvendit dhe të politikës në përgjithësi. Ky aksion i pati fillesat e veta pas një shpulle që mori deputeti Gent Strazimiri nga dy kolegë socialistë, në korridoret e Kuvendit.
Nisma u mor seriozisht edhe nga ndërkombëtarët, pas një bojkoti të stërgjatë të demokratëve, deri sa arriti u bë një marrëveshje mes palëve për të pastruar politikën nga persona me rekorde kriminale. Por, paralelisht me këtë demokratët ndiqnin dhe një rrugë tjetër, mbrojtjen e të vetëve me çdo çmim. Kulmi arriti kur u arrestua kryetari i Bashkisë Kamzë dhe një grup deputetësh të PD, me në krye Arben Ristanin, e vizituan në atë Paraburgim, gjë që nuk ndodhi me kolegët e tyre socialistë kur u arrestua Shpëtim Gjika. Gjatë kësaj kohe, mbështetja për Mziun ka qenë evidente, ku arriti kulmin që 24 orë përpara se të jepej vendimi i Gjykatës, teksa ata e shpallnin sërish kandidat për Kamzën.
Por çfarë janë Mziu dhe mzinjtë për PD-në? Kryetari i ri Basha, por dhe kryetari i vjetër Berisha, duket se strategjinë e kanë të qartë. Edhe pse një figurë e konsumuar, pa rezultate konkrete në punën e bërë, i përfolur për ngacmime seksuale ndaj vartëseve, dhe deri i dënuar për korrupsion, sërish e zgjedhin Mziun si një njeri që përfaqëson demokratët dhe duhet të qeverisë qytetin e tyre. Përpjekjet u bënë maksimale, sa sipas deklaratës së deputetit Taulant Balla, u tentua një takim mes Bashës dhe gjyqtarit Besnik Hoxha, për të negociuar shtyrjen e vendimit në procesin gjyqësor deri pas zgjedhjeve të 21 qershorit.
Kamza ka shumë emra që mund të dilnin si kandidatë në këto zgjedhje, për të kërkuar qeverisjen e qytetit, siç Asllan Dogjani u vetëofrua, apo dhe ndonjë tjetër. Por demokratët edhe këtë herë nuk zhgënjyen, e zgjodhën Xhelalin dhe me shumë gjasa edhe pse i dënuar, do ta lënë deri në fund të garës si kandidat të tyre. Për ta, pjesa e dekriminalizimit dhe antikorrupsionit është vetëm për kundërshtarin, ata që janë në krahun e tyre janë të pastër.
Kjo është një histori e vjetër e demokratëve, kur Ilir Meta ishte me PS, ishte njeriu më i korruptuar në botë. Kur bëri koalicion me Berishën, ishte politikan vizionar. E njëjta thuhet për Fatos Nanon, për Bamir Topin, për Neritan Cekën e me radhë. Ajo që duhet të dijë opinioni në këto momente është fakti; nëse PD distancohet nga vepra për të cilën është dënuar Mziu? A do jetë modeli i tij shembull i përzgjedhjes për kandidatët e tjerë për zgjedhjet e 21 qershorit, apo do të lihet pas krahëve promovimi i shërbëtorëve të partisë, pavarësisht cilësive të tyre? Duke parë mënyrën se si merren vendimet dhe personi që i merr, shpresat për ndryshim edhe në këto zgjedhje janë të pakta.
Nuk eshte e para here dhe nuk do te jete e fundit. Struktura e PD qe ne fillimet e saje eshte mbeshtetur nga element te lumpenit ka vjedhur votat dhe pasurite kombetare me mbeshtetjen e ketije lloje.
Nuk mund te vazhdohet me me gjyqet famekeqe te komunizmit te godasesh kundershtaret politik si jashte ashtu edhe brenda llojit.Akuzat politike jane nga me monstruozet pasi dosja e tyre nuk ka asnje prove dhe fakt brenda saj pervec urdherit politik te dhene.Pseudo gjyqtare si Besnik Hoxha qe ka deshmuar se eshte nje vegel ne duart e politikes dje djathtas e sot majtas nuk mund te jape drejtesi.Ky mund te dale te jetoje si qytetar i lire,te gdhihet ne kurvat neper tallava i rrethuar me njerez te krimit te zhvilloje pronat e tij qe i ka blere me rroge gjyqtari 60 mije leke ne muaj po kurrsesi nuk mund te jete pjese e gjyqesorit.Vajmedet drejtesi#.
Ky fenomen i kapur bukur nga ju z. Erion mund të quhet fenomen i “xhelalizimit politik” ! Që sipas meje do të thotë,-të gjithë ata që nuk janë të fisit tim janë të njollosur! Xhelalizimi politik ka qënë politikë sunduese këto 24-25 vjet! Pak a shumë sindromin e xhelalizmit politik e kanë të dy krahët por tepër i dukshëm,arrogant dhe violent ai shfaqet te “fisi i saliut”. Këta u bien të gjitha daulleve të “fajtorëve pa faj” sapo tentohet të njolloset fisi i tyre! Hipokrizia shpellare pa din e pa iman nuk njeh asnjë rregull bashkëjetese me fiset e tjera! Çfarë të shtoj më tepër kur ju i kini thënë të tëra? Nderime!
Këta xhelalistët politikë mos mi ngani se i kam klientët e mij. Kush nuk vesh qyrkun e fajit vjen te kafja ime dhe është i shpëlarë ose është si puna ime “i rruajtur nga fajet”! Kush do që të jetë i pastër qoftë dhe në rastin kur është i zhytur deri në fyt ja rruajmë të gjitha fajet këtu! Hajdeni dhe provojeni se unë këtu u lava. Hyra me mustaqe dhe dola pa asnjë qime që dikujt mund ti dukej tra! Për qimen e kam fjalën? Bujrum dhe, dilni të pastrum. Respekt!
Mos e besoni as ju Erion as komentuesit këtë sipërkomentuesin pa mustaqe? E bën për reklamë dhe për klientë. Po të vini këtej nga lagjia ime kur kalon ky thonë “po kalon ky mustaqe dhimi”. Hë, e besoni tani që ky është i pastër? I pastër jam vetë. E dini si thonë për mua apo jo,-thonë ka lezet kur kalon ky mustaqespica! E more vesh o çuni i Sokratit? Prandaj mua ma bëj reklamën. Tung!
U pika! E bënë dynjanë tërë mustaqe e mollaqe këta kallëmat! Në një anë kallëma bosh në anën tjetër xhufka kallëmi e mustaqe misri! Pale thonë dhe “spica e të dhime” , tartakuti ju raftë! A dëgjuat re? Mos dilni më se do t’ju grijë lepri im !
Myzeqe moj myzeqe,je bërë trime se jemi ne? Fute njëherë e mirë në mendje se ai lepri jot nuk është më kafsha më e egër e myzeqesë se ja u kanë marë egërsinë krimbat trima si zhelali e mark.uku! Mos fol më se do të t’i sjellin kryetarë bashkie ! Shshsh…t !
E ka qa ky gazetari ktë shkrim për mu. Kam me ja rregullu nji ksulkuqe ktijna. E përshnes me nji trame tdaulles teme bubullitse! Tutjeta Erion Habilaj!
Ksulkuqet jan temet or taj? Mos u grric shum me to se gati i kam trimat me ta numru mlule. Daulles teme ti vish anës tina. Daulle profesor daktori vetëm una kam. Hajt zhduku!
Me kryebashkiakun e. Kamza Avenye s’kini punë ju të tjerët. E kemi qytetar nderi të New York city dhe kujdes! Nuk i pranon fyerjet e qytetarëve të tij shteti me të njëjtin emër. Sincreley!