S.Berisha tha në metingun e PD në Tiranë para zgjedhjeve të marsit 1992, se sa të fitoje demokracia unë do te vesh bluzën e bardhë dhe do shkoj të shërbej në zanatin tim të mjekut. Qysh këtu filluan mashtrimet dhe genjeshtrat e tij. Ai ka 20 vjet që e torturon popollin duke sjellë numrin më të madh të viktimave civile në historine e vëndit. Kujtoni vitin 1997, ne shkallë vendi sipas statistikave të deklaruara në shtyp jane 3700 të vrare. Vetëm në qytetin e Shkodrës jane vrarë 115 vetë nga këta 24 fëmijë, dhe 500 të plagosur. Kujtojmë mbytjet në det, kujtojme Gerdecin, kujtojme vrasjen e 21 janarit 2011, kujtojme vrasjet e nji pasnjishme, kujtojme vrasjet e gjakmarjes, aksidetet pafund nga rrumpalla rrugore.
Kasëm Trebeshina qysh në vitin 1992 i pat thënë Sali Berishës”Ti s’ bën dot demokraci ty të ka vdekur foshnja në lindje” Sot pas 20 vjetve PD ështe e përcarë dhe Saliu po qëndron në qeveri vetëm me 3 votat e Ilir Metës, karagjozit që dikur pat thënë se Saliun do ta nxjerr me shqelma nga zyra!?
3500 vjet më pare mbreti i i Babilonisë pat thënë: “Qeveriseni mire popullin se për ndryshe ai c’do invazjon të huaj do t’a quajë çlirim”. Kujtome vitin 1997, kur për të stabilizuar historitë e Saliut të Shqipërisë, ndërhynë forcat e NATO-s që populli i quajti shpetimtare. Napoloni pat thënë: me mire një ushtri me luane, sesa një ushtri që komandohet nga nje gomar. Populli e di se kush ishte komandat në 1997-n.
Letër e nënshkruar: Eqerem Kajo, Shkodër