Thuajse njëzetë e pesë vite pas rrëzimit të komunizmit, ndërsa shikon se ne ende jemi të pozicionuar në llagëmin kundër komunizmit, duke lëshuar klithma për luftë, ideja e parë që të lind është se jemi një shoqëri e kapur kurth që jetojmë në një realitet absurd. Një realitet që nuk ka lidhje as me botën përreth dhe as me veten tonë. Duket se jetojmë herë në një kohë e herë në një tjetër kohë dhe jo vetëm kaq. Segmente të veçanta të kësaj shoqërie zvarriten në kohëra që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Kjo nuk është e re për ne. Kështu ndodhi gjatë një gjysmë shekulli “kundër imperializmin”, kështu edhe në çerek shekullin e fundit, ku s’ka zot që të na shkulë nga lufta “kundër komunizmit”. Edhe të tjerët u ndeshën me komunizmin, e mundën atë dhe tani janë në beteja të tjera, ndërsa ne askush nuk guxon të na thotë që të largohemi nga ajo luftë. Të largohemi se beteja kundër komunizmit ka mbaruar, përkundrazi urdhri është që të rrimë përjetësisht aty dhe përjetësisht “të luftojmë” me komunizmin. E kjo do të thotë se përjetësisht ne duhet të jemi të përdorur.
Kur tentojmë t’i ikim së kaluarës, një dorë e padukshme na kap fort për fyti si një makth, duke na kujtuar se ne nuk mundet t’i ikim së kaluarës sonë kaq lehtësisht sa mund ta mendojmë. Ndërsa për një çast zgjatim duart dhe gati në mënyrë foshnjarake jemi duke u ngazëllyer se e kapëm Europën, një piskamë që nuk dihet se nga ç’hon shpelle del, dhe një çerek shekulli nga përmbysja e komunizmit, çirret deri në kupë të qiellit:Para për të mposhtur komunizmin! Kështu ndodhë vit pas viti, në Janar, në Shkurt, në Mars, në…Dhjetor, ku një shoqëri thuajse e çoroditur ftohet “në betejën finale” të luftës kundër komunizmit. Pas kësaj, turma pa fund me ish komunistë të kthyer në antikomunistë të thekur, të persekutuar që ende kanë makth se komunistët janë pas derës së tyre, idealistë që besojnë se ndoshta ende janë duke jetuar në komunizëm, hileqarë pa skrupull që thjesht duan një alibi për sherre e të rinj shpresë humbur që dergjen lokaleve, tërheqin këmbët zvarrë atje ku i fton piskama. Ky pozicion yni për të qëndruar me dhunë kundër komunizmit edhe pas shembjes së tij, mund të ketë shumë arsye, por nuk mund të mos theksojmë se një kokëfortësi e tillë është tipike për një shoqëri të pa zhvilluar dhe të pa orientuar si duhet. Edhe në raste të tjera, kemi treguar se ndryshe nga shoqëritë rreth, apo tej nesh, në vend që të bëjmë gjënë më të lehtë, pra ecjen pas atyre shoqërive, zvarritemi në ca shtigje që nuk të çojnë askund. Edhe shoqëritë e tjera, në momente të caktuar gabojnë, por ndryshe nga ne, ato ngrihen kundër së keqes, kundër gabimit të tyre, e mposhtin atë dhe hedhin sytë më tej. Ne edhe kundër së keqes ngrihemi thuajse në fund, por më e keqja është se kur ngrihemi humbasim në një betejë të marrë me gërmadhën e shembur nga të tjerët, duke e kthyer betejën tonë nga një betejë në emër të së ardhmes, në një betejë si qëllim në vetvete. Kur ngremë sytë e shohim se sa para kanë ecur të tjerët, tundimi për të ecur pas tyre thuajse na mërzit dhe vazhdojmë të bëjmë atë që dimë të bëjmë vetëm ne, betejën ndaj asaj që të tjerët e kanë përmbysur me kohë. Ky gaforrizim i ecjes sonë, (natyrisht jo para, sepse gaforrja nuk ecën para), tregon se shoqëria jonë e ka shumë të vështirë t’i shpëtojë kurthit të së kaluarës ës saj. Veç kësaj, pamundësia për të dalë nga beteja e vjetër, është dhe pasojë e një të djathte tërësisht konfuze, për të mos thënë qëllim keqe. Ndërsa e djathta duhet të ishte e para që të “lante duart” me komunizmin dhe të ecte më tej për të fituar kohën e humbur nën komunizëm, duket se ajo ka një fiksim për të ngecur tek “lufta” kundër tij edhe kur kjo luftë ka mbaruar. Kjo dëshirë perverse për të ndenjur bashkë me komunizmin edhe kur ai nuk është më, në fund të fund të fundit do të thotë të vazhdosh bashkëjetesën me një kufomë. Nostalgjia për ta vazhduar këtë si biçim lufte me komunizmin edhe pas njëzetë e pesë viteve nga shembja e tij, ndoshta vjen edhe nga fakti se në krye të klasës politike të djathtë, ka një konglomerat forcash. Si në asnjë grupacion tjetër politik, tek e djathta mund të gjesh të persekutuar, persekutorë, ballistë, komunistë, zogistë, idealistë, nostalgjikë, hileqarë, grykës, a njerëz pa asnjë ideal. Si rrjedhojë e një realiteti të tillë kaq të trazuar, gjëja më e vështirë që mund t’u kërkohet këtyre “çetave” është që t’u thuash të ecin në një drejtim të caktuar. Në pamundësi të kësaj, ata bëjnë atë që nuk duhet ta bëjnë më, vazhdojnë “të luftojnë komunizmin”. Kjo ndodh edhe sepse më shumë se ata që duan ta luftojnë seriozisht atë regjim, aty ka ca të tjerë që duan të duken sikur e luftojnë. Në fakt ata nuk e fshehin dot, në rastin më të keq mallin për komunizmin dhe në rastin më të mirë, një dëshirë të vazhdueshme për të mos u ndarë prej tij, qoftë edhe “duke e luftuar” pa fund. Kjo është një e keqe që ata i bëjnë jo vetëm së djathtës, por krejt shoqërisë sonë. Një arsye tjetër që e djathta ka ngecur në kurthin e “luftës kundër komunizmit” është edhe fakti se për të keqen e saj, kjo e djathtë vazhdon të udhëhiqet nga një ekstremist i majtë. Sa do që ai të përpiqet të tregohet kokulur, herë para një mbreti të vetëshpallur si i tillë, herë para pinjollëve të të pasurve të dikurshëm, herë para ish të arratisurve në kohën e regjimit komunist, ai nuk mundet të fsheh atë që është në fakt. E vetmja alibi që e mban gjallë në krye të së djathtës me sa duket është “lufta” kundër komunizmit që në fakt tingëllon si dashuri e përjetshme me atë regjim.
Janë këto arsyet që ne, ndryshe nga bota, rrimë të gozhduar tek llagëmi “i luftës kundër komunizmit”. Të rrish me armë në dorë në një luftë që ka përfunduar, gjëja më e natyrshme që ndodhë në mungesë të luftës me të tjerët, është të ndezësh sherrin mes vetes. Ata që e mbajnë këtë klimë e dinë këtë gjë, prandaj me ligësi nuk heqin dorë nga “lufta kundër komunizmit”. Është koha që ju që mbani të gozhduar në këtë “luftë”, të na lejoni të kuptojmë se lufta kundër komunizmit ka mbaruar dhe ne duhet ta harxhojmë kohën në beteja të tjera. Na lejoni ta braktisim të kaluarën tonë!Lufta kundër komunizmit nuk është më beteja jonë!
Analize dhe shkrim shume i mire. Bravo autorit
PA DENUAR KRIMET E KOMUNIZMIT SHQYPNIA NUK MUND TE HYJE NE BE.
Denimi i krimeve te komunizmit eshte kerkese themeltare e KE-se dhe poltika shqyptare mesa duket edhe nga ky shkrim prej budallai i debilit torollak enversit Sokrat Habilaj tregon se sa larg eshte vendi yne ne krahasim me te tjeret. Politika shqyptare jo vetem qe akoma nuk ka denuar krimet e Enver Hoxhes, por e mban kete ANTIKRISHT si HERO te popullit dhe te punes socialiste dhe kerkon te festoje 29 nentorin e ZI me LANC-in kriminal me LEKA borxh pikerisht nga vendet ARMIKE Kapitaliste dhe Imperialiste.
Kryeministri anglez Curcill para do kohe ka thene dicka qe ka mbetur ne histori: “Nje popull qe nuk di te korrigjoje gabimet e te kaluares eshte i denuar tí perserise ato ne te ardhmen.” Pikerisht kjo tragjedi po ndodh me shqyptaret, qe 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit nuk po arrijne te kuptojne se Koha e Qepes e Enver Hoxhes ka marre fund perfundimisht dhe nuk mund te kthemet me.
Para pak ditesh ne Hungari populli nuk ju bind qeverise per te bere homazhe tek varret e cifuteve te vrare dhe masakruar nga qeveria kuislinge qe i kishte dorrezuar ata tek fashistet vetem per faktin se asnje qeveri hungareze deri tani nuk ka denuar perfundimisht krimet qe kreu rregjimi komunist pas Luftes. Mbetet qe shqyptaret te mesojne pak qytetari nga populli hungarez, i cili i pari u ngrit ne kembe ne vitin 1956 kunder komunizmit dhe sovjetikeve, por u masakruar nga tanket ruse ne tragjedine me te madhe kombetare te ketij populli trim.
Nastradin, meso njehere te shkruash drejt fjalen ‘shqip’ dhe pasaj ajde ketu dhe mundohu te arsyetosh analizen e gabuar te shkrimtarit qe nuk arin dot ta konceptoje mendja jote me horizontin yt te kufizuar.
Me duket se autori pak a shume po thote qe krimet e komunizmit mund te ishin denuar me kohe dhe te ishin hapur dosjet dhe te ishin lene gjithe komunistet, sigurimsat dhe informatoret e tyre ose ne burg ose te pakten pa te drejten per tu futur ne politike apo per te mbajtur poste ne administrate.
Pasi te ishte mbyllur ky kapitull mund te vazhdonim te merreshin me probleme aktuale e jo te shikonim ish-komunistet qe rrahin gjoksin e bejne si demokrate te thekur dhe harrojne si e kane derdh lotin kur vdiq Enveri.
ti jenon e thua bukur te pakten mos te merrnin pjese ne politiken e sotme komunistat apo politikanet apo sigurimsa e kohes se aterheshme etj,po kush te merrnin pjese ne politiken post komuniste!kulaket,ballistet,zogistet,ai nastradini qe shkruan me lart qe ja shkerdhyen ndjenjat komunistet se fisi atit ka vrare ne kohen e luftes,ke te vinin,se kulaket ishin per tu vrare,ballistet ishin hajdutat e shqiptareve ne kohen e luftes se deri me sote ballistet nuk kane dhene ndonje prove ku luftuan ku i kishin cetat sa kan vrare armiq,ne cdate apo dite jane mbajtur fjalimet e tyre,ku dhe kush,per cfare flisni dhe cfare planesh kishin per nje shqiperie te lire,etjetj,qe jane me qindra pyetje,apo te vinin zogistat kurvat me te ndyre te shqiperise dhe tradhetaret e ketij kombi qe ka njohur gjate historise se vete,ke te vinte jlennon,nuk kishte njerez te afte,atehere mbas komunistave vume nje malok nga tropoja me shprese qe mos ta shkaterronte vendin,por ta zhvillonte mqs kishte pak njohuri nga politika si servil i komunizmit,por ai doli me mut se cdo lider tjeter qe ka ncjerre historia e shqiperise,sa per ate zogistin nastradin komunizmi ishte ilaci juaj per ate tradheti qe i bete ketij kombi,mos harro se ne amerike tradhetia denohet me vdekje,dhe ne komunistet u sollem me te bute se imperalistet,te pakten nuk ju vrame,ju lame te merrnit fryme prandaj mos fol me per te denuar komunistet sepse te eshte shkerdhyer ty jeta,pyet persene,po se gjete pyet fisin ku ishit gabim?komunist ishte e gjithe shqiperia duhet te denohet sipas teje,pse nuk e ngrite zerin atehere kurishte enveri gjalle,kush dhe cfare te pengonte?morracaker,nuk jeni po ju te perndjekurit,kulaket,ballistet,zogistet,qe i shkoni mbrapa komunistit me te thekur sali berishes,cfare na cani pallen tani te denohen komunistet,saliu cfare eshte?nga doli?mbylle halen zogist tradhetar se duhet ta kesh per nder qe po te pranojme ne shoqerine tone,rri urte se mund te ikesh tek ai zogu ne egjipt,dhe dua kuptimin e ketij hilmi,,,,nga lufta vec ai largohet,qe eshte lindur tradhetare,,,,cfare beri zogu z nastradin,sa per 29 nentorin se ke shkruajtur perher dhe e perposh,duhet te flasesh per 6 pridhin 1939 nje dite perpara pushtimit fashist italian kundrejt shqiperise,,,dhe duhet te pergjigjesh per kete perpara se te pergjigjen komunistet,,,PERSE U LARGUA ZOGU KUR ERDHI PUSHTIMI FASHIST,,DHE SI QUHET VEPRIMI I KETIJ ZOGISTI,,,thanks.
Bravo, jemi popull leg…. kurre nuk kemi patur kurajon ta themi hapur……
Dje postova nje koment timin.Nuk e botuat,puna juaj.Nuk ofendova kerkend nuk perdora fjale denigruese.Si duket nuk ju pelqeu komenti.Llapni per pluralizem dhe jeni cenzore.E di mire rolin e shtypit ne kete shoqeri “demokratike”.Ate qe kam ne dore eshte nuk do te ju lexoj ketej e tutje.Kjo per ju drejtuesit e gazetes.
Sa me kane censuruar mua keta, po ti tani e mesove qe jane direkt bij komunistesh keta ?
Nastradinit ne kete artikull i dogji se midis te tjerash ne llumin qe mbush radhet e P.D.se si komunista hajdute etj… theksohej edhe per zogiste ku nje nder ta eshte edhe ylli i perenduar Shqyp-tari nastradin.
Me keta politikane deliquente qe ka nxjere shqiperia keto 24vjetet e fundit ,eshte veshtire te me largohet nostalgjia per vitet e partise shtet ,o nastradin qeramudini ,ne kohen e sistemit monopartiak kish pune ,rend e qetesi ,shendetsi e arsim falas ,tani ne kohen e demokracise se perendimit kapitalist cfare mutin kemi tani , flas per shumicen popullsise ,do thoni qe kemi lirine e fjales ,po cfare vlere ka fjala e lire kur smbush dot barkun me buke ,kur kilerat me pagese apo pa pagese ti kthejne partallet nga dielli kur te duan ,kur per tu kuruar ne spital duhet te kesh trajset me leka ,kur drejtesia ne albanistan fuksionon vetem per te pasurit ,ku sbehet llaf qe ne shqiperi te kete nje treg normal pune ,ku mbreteron ligji xhungles .