Peshëngritja shqiptare na nderon sërish. Kampionati Europian që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit, për përfaqësuesit shqiptarë ka rezultuar më tepër se i suksesshëm. Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj është shpallur kampion Europe në dygarësh, për peshat 77 kg, duke ngritur në total 349 kg, ndërsa me të njëjtën peshë të ngritur Daniel Godelli ka zënë vendin e dytë, duke u shpallur nënkampion Europe.
Qerimaj ka ngritur në shkëputje 155 kg, 2 më pak se sa shqiptari tjetër Godelli, me 157 kg, duke marrë medaljen e bronztë në këtë stil, ndërsa Godelli rrëmbeu medaljen e argjendtë, vetëm për shkak të peshës trupore më të madhe se sa peshëngritësi armen, Martirosyan. Në shtytje, Qerimaj ka ngritur më shumë se gjithë konkurrentët e tjerë, 194 kg, duke marrë medalje të artë në këtë stil, e duke ia lënë vendin Godellit për medaljen e argjendtë, me 2 kg më pak, pavarësisht se 192 kg ngriti edhe peshëngritësi rus Unanian.
Sa i përket garës së femrave, Romela Begaj u skualifikua për shkak dëmtimi gjatë garimit, ndërsa Europiani izraelit i Peshëngritjes do të mbyllet për shqiptarët më 11 Prill, ora 19:30, me garimin e peshëngritësit Ervis Tabaku.
Faleminderit djema! Jeni krenaria jonë!
Bravo dhe kete rradhe federata e peshengritjes dhe qeveria, te mos fshihen, por te stimulojne kampionin e Europes, se e meriton.
Përshëndetje ambasadorët më të mirë të Shqipërise! Çdo shqiptar të vërtetë e gëzoni me suksesin tuaj. Edhe “pellazgu”, “horri ” dhe unë jemi shumë të gëzuar. Mbajeni moralin lart. Na kini me vehte. Nuk duam asgje nga ju,vetëm na nderoni vëndin. Nesër do te komentoj kudo që te jem për suksesin tuaj! Ju përqafoj fort!
Bravo djema.
Lutem mos dali ndonje problem dopingu si ne nje rast te meparshem.
Qe ministria e sporteve nuk ka leke kete e dime edhe ne kohe te berishes nuk kishte leke per keta djem,ama miljarda qe vidheshin ne nje rruge,miljarda qe vidheshin ne tatime, kishte boll..Kishte edhe 2,5 miljon euro qe kushtoi koncerti elektoral i Ciljetes.Coni Ciljeten ne Europe te ngreje gjoksin perpjete ne vend te shtanges!Greqia e beri gjeneral Pirro Dhimen dhe deputet te perjetshem,se di t`i vleresoje kontributet,kurse ne kete vend vleresohet horri dhe hajduti.Nqs,qeveria nuk ka leke hiqjani futbollit se na ndriti,kemi 50 vjet ne vend te parafundit ne grup,kurse keta djem jane kampjone Europe.Kurre s`ka per te pasur ndonjehere futboll Shqiperia;Nuk gjen dy shqiptare te merren vesh me njeri tjetrin,jo 11.Le te paguajne taksapaguesit shqiptare tranjere te huaj sa frengu pulen,mor po UFO sikur te marrin nuk behet futbolli ne Shqiperi.Merrni ato leke te hedhur kot ne fushat gjithe balte te futbollit dhe jepjani ketyre djemve qe na ngrejne flamurin kombetar.
Perfekt e ke thene o Lis!
shhhhhhhhhhhhhhhhhh, se do filloje korrupsioni edhe tek peshngritja 🙂
E ndoqa garen, e cila ishte deri e tensionuar. Sporistet tane u provokuan gjate gares, duke i kthyer mbrapsht, te pakten dy here, per “ngaterrese” emrash e peshash, duke shkuar te Juria dhe duke bere presione psikologjike! Te gjithe e pane se kush e dirigjonte ate maskarade! Megjithate, djemte tane triumfuan dhe na nderuan! Ekipi yne ruajti gjakftohtesine! Ju lumte dhe suksese te metejshme! Mendoj se Qerimaj dhe Godelli jane dy talente qe, po te drejtohen me mire gjate gares dhe po te punohet me shume nga ana psikologjike, per ta menjanuar a lehtesuar presionin e gares, ata mund te bejne mrekullira, duke fituar edhe titujt boterore a olimpike. Mendoj qe, kushtet materiale dhe financiare, keta sportiste duhet t`i kene te garantuara, per nje pune ne vazhdimesi. Edhe njehere: Urime dhe suksese!
se mo na e nxjerin ka pire drog se shqiptare fundi i fundite kush na do asnje do zoti nuk e nxjerin dhe ta dine kushe jemi jo serb greke e malazez e maqedonase qe i mbron europa me amerikene dhe bejne masakra ndaje shqiptareve po shqiptare te mencure e puntore qe meritojne me shume se kjo gjendje mizerabele ku e kane lene ata amerikane e europjane
Bravo Erkanit na dhuroi nje gare bukur dhe e tregoi vete edhe pse kishte 2vjet qe nuk merte pjese ne aktivitete.Bravo dhe sa me shume medalje dhe mbeshtetje nga qeveria.
Urime dhe gezuar djema. Keni nderuar nje komb. Madhore te ngresh flamurin tend ne lartesi te tilla. Vazhdoni me tej.
urime shum urime dhe nji deshire dhe nji kerkese zotit edi rama ju lutem perkrahni kete sport dhe keta patriot shqiptare paguajuni djersen e tyre sepse keta e meritojne me shume se cdo politikane ne vendin tone
Proud of you! Urime dhe sukeses pafund!