Përçmim më të madh se më shkakton ky nivel i politik-bërjes në Shqipëri, nuk kam ndjerë ndonjëherë. Dhe kryesisht, gjenerues i këtij mediokriteti ulëritës është Berisha. Tani së fundmi, po bën “nacionalistin” dhe kujton me atë megallomaninë e vet që po tremb Ballkanin apo ndonjë arbitër të Ballkanit!?
Për mua është thjesht një idiot që shumë shpejt do ta mësojë ku e ka vendin. Në rrethanat kur Shqipëria është një vend i vogël, pothuajse fare pa infrastrukturë, me një kapital njerëzor që po i varfërohet çdo ditë, dhe me një shoqëri as të motivuar, as të frymëzuar për të ardhmen, nuk ka vend të flitet me bujë as për sovranitet (në kuptimin tradicional të këtij termi – sovranitet shtetëror, si princip i autoritetit suprem në një bazë truallsore) – e jo më të flasim për ekspansion. Kjo sjellje (si përherë e papërgjegjshme) e Berishës thjesht na djeg shanset që ti qasemi realisht temës së bashkimit kombëtar ashtu sic duhet më vonë.
Me babëzinë e tij për të qëndruar në pushtet deri në vdekje a thua se është ndonjë i pikur nga qielli, Berisha nga fshati Vicidol është duke na konsumuar për efekte bajate elektorale, tema dhe energji që duheshin përdorur në mënyrë serioze kur rrethanat gjeopolitike të ishin të vavorshme. Po a mund të flasësh për këtë gjë me dikë që nuk njeh dhe nuk sheh asgjë tjetër vec egos së tij psikopateske për pushtet?! Ptu!
Email nga adresa: [email protected]