Ish- ministri i Drejtësisë Eduard Halimi fajësoi dje qeverinë dhe dy ministrat atë të drejtësisë dhe ministrin e brendshëm për ngjarjen në burgun e Drenovës. Sipas Halimit në muajin shtator këta dy ministra kanë marrë informacion të plotë nga policia se disa të burgosur pikërisht në këtë burg ishin duke vënë në lëvizje një plan për arratisjen. “Dy muaj më parë më 23 shtator 2013, ish-drejtuesit e policisë së shtetit kanë dorëzuar një raport të detajuar informimi mbi planet e këtij grupi për t’u arratisur, Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço.
Pak ditë më vonë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka paraqitur planin e masave që duheshin marrë për ta parandaluar arratisjen e këtyre të burgosurve me burgim të përjetshëm. Asnjë masë nuk u mor, asnjë ligj nuk u respektua, por ministrat nuk kryen minimalisht detyrën e tyre, policia bashkë me të heshti, nuk vepruan! Konkluzioni i qartë. Armë të futura në një burg të sigurisë së lartë, arratisje spektakolare e 7 të burgosurve. Ky raport i ish-drejtuesve të policisë dhe plani i masave për të parandaluar, nuk është marrë në konsideratë, dhe është flakur ashtu siç janë flakur dhe të gjithë oficerët profesionistë të policisë së shtetit”- u shpreh ish-ministri në një deklaratë për shtyp.
Ai theksoi se ngjarja erdhi si pasojë e emërimeve të reja që janë bërë. “Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Drejtësisë u përpoqën të fshehin përgjegjësinë e qeverisë dhe të tyren personale për arratisjen e 7 personave nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, me metodën e vjetër të lëshimit të akuzave të pabaza për paraardhësit. Kjo metodë nuk i shpëton ata dhe qeverinë e tyre nga përgjegjësia që kanë për ngjarjen më të rëndë të ndodhur në gjithë këto vite në burgjet shqiptare, një ngjarje që buron nga sistemi që kanë ndërtuar këto 3 muaj, me emërime të dyshimta, me caktimet mbi bazën e interesave financiare dhe elektorale të njerëzve të paaftë në postet kyçe “- u shpreh Halimi.
* * *
Shkarkohet drejtori i burgut, Naço: Plani për arratisje, prej muajsh
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, mblodhi sot në një takim urgjent drejtuesit e burgjeve. Tema e mbledhjes ishte analiza e arratisjes së shtatë të burgosurve ngë burgu i sigurisë së lartë në Drenovë.
Naço tha se për shkak të kwsaj ngjarjeje, është shkarkuar nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës, Genci Postoli.
Ndërkohë, lidhur me planin e arratisjes së bujshme, mendohet se ky i fundit ishte planifikuar prej disa muajsh. Naço tha se sipas hetimeve paraprake, rezulton se plani për arratisjen ishte bërë prej kohësh dhe të dënuarit prisnin momentin e përshtatshëm, të ndihmuar edhe nga jashtë.
Ministri u shpreh më tej se një rast i tillë tregon se emërimet e drejtuesve të burgjeve nuk janë bërë mbi bazën e profesionalizmit, por për shkak të lidhjeve nepotike me pushtetin e mëparshëm.
“Ngjarja e rëndë tregoi se emërimet në burgje janë bërë mbi baza nepotike. Të arratisurit janë ndihmuar të fusin në burg sende të jashtëligjshme”, tha Naço.
shkarko me pare ate qe ke vendosur drejtor burgu qe kur flet duket sikur bluan miser dhe shkarko se pariu edche veten se te dy ishit njoftuar qe ne ate burg ishin futur arme dhe ju nuk e cate fare tr…., apo jeni ne aksion per tendera keto dite, sic beje kur ishe ne ministrin e ekonomise???
Vetem me masa drastike mund te zene mend e te jene te pergjegjshem ne detyre keta drejtoret.
Nuk duhet te kete aspak tolerime me te gjithe ata qe nuk kryejne me pergjegjshmeri detyren e tyre se perndryshe nese u falet njehere abuzojne serish.
Ky minister duhet shkakruar menjehere sepse ky kishte dijeni qe armet kishin vajtur ne burg
Ca eshte kjo lloj qeverisje qe ka 2 muaj duke na care koken se jemi rilindja ….dhe kur vjen puna mbron nje minister te tille qe pa as me te voglin dyshim quhet bashke autor ne krim, sepse ky kish dijeni per armet dhe nuk ka marre asnje mase
Ky minsiter duhet cuar per ndjekje penale ….Prokuroia duhet ta hetoje edhe kete minister
Eshte skandaloze te qendroje akoma ky minister
LSI-ja te vendosi minister nje tjeter nga radhet e saj, por ky minsiter te shkarkohet dhe te ndiqet penalisht _
_Kjo eshte drejtesia Europiane ku kerkojme te shkojme
eshte per tu pergezuar gadishmeria maksimale e qeverise per te luftuar krimin e per te siguruar rendin, kapja ne kohe rekord e te arratisurve dhe ndeshkimi i te gjithe atyre qe me papergjegjshmerine e tyre cuan ne kete situate.
ore ca tipa i kishte shkarkuar dhe larguar nga burgjet e fushe krujes, rrogozhines, vaqarrit, etj. te pakten keshtu thoshte ky webi http://dielli.al/lajme.php?id=22284&k=71
Po mire kete drejtorin e fundit a e kishit emeruar ju zoti Naço? Mbi çfare bazash u be emerimi i tij nga ju? Ku i gjetet keta kuadro? Mbi çfare kriteresh dhe konkurimi u emeruan?
Ne e dime qe qeveria e re nuk mund te ndryshoje gjerat me shkop magjik. Por rritja e sigurise dhe forcimi i rendit publik jane kerkese themelore ku duhet te perqendrohet puna e qeverise.
Deri tani jeni skeduar si dy ministrat me te dobet te ketyre diteve te qeverisjes, ju dhe zoti Saimir Tahiri.
Kryeministri ju dha shansin. Ai duhet te nderhyje energjikisht per te ndryshuar gjendjen e renduar.
hajde burgje shqiptare hajde!Ndonje dite do aratisen me tanke te burgosurit se me pistoleta dhe kallashe ilegale s’eshte problem.
Cfare flet ky minister deshtak, mos pretendonte ky qe kriminelet e arratisur mund te liheshin te lire ? Naco le te shohe cfare ka emeruar si drejtore burgjesh, njerez me precedente penale, me vellezer te denuar per vrasje e te tjere te skeduar per trafik droge dhe qeniesh njerezore. Boll me demagogjine e ketij ministri tashme te dale boje, Naco te shkundet, te cdrogohet nga marrezia e madheshtise se pushtetit qe ka marre dhe te emeroje ne pozicionet e njesive ligj zbatuese njerez me integritet moral e profesioniste te mirefillte.
Si dilni dhe ne TV , dhe fajin e ka qeveria qe iku , ky refren do jete deri kur , apo kur te jete djale do jete i juaji , kur te dale vajze i qeverise se PD.
Nuk pi uje pilafi me keto deklerata se njoftimin e keni mare .
Apo eshte alibi per te bere “reforme” i thencin
Zoti ju falte gjynahet ju sot dhe atyre dje!
Cfare flet more laluc,e dinin dhe nuk bene gje ata i lane vete qe te provonin gadishmerine e policeve qe ka lene Noka me kete kokekuqin Halimi qe duhet plasur brenda bashke me Noken dhe Nacon,Jane ndertuar 11 burgje kur ka qene PD vertete vetem pishinat u mungonin,se frigoriferet ja lejojne qe te mbajne birrat te ftohta ose per te freskuar kembet.Kjo rilindje ne rast se do jete ashtu sic pretendojne te ardhurit ne krye te puneve te qeverise duhet te beje furtune ne burgje duke i pastruat qelite nga televizoret HD dhe 3D,nga celularet qe te burgosurit shqiptare kane me shume se te gjithe te burgosurit ne europe dhe ku nga qelite drejtojne bandat e droges dhe krimit.,Ajo qeveria qe iku me malokun qe rri e pergjon se si te dale ne krye perseri ishe pergjegjese qe e solli shqiperine ne kete gjendje te mjerueshme ku me shume se kurre shoqeria shqiptare u kriminalizua me shume se cdo here ne historine e saj.Edhe me pare jane arratisur dhe asnje gardian nuk eshte arrestuar por ta
Me vota te vjedhura,dhe te blera ju LSI jeni ne pushtet.me vjen keq per kto gjera qe ndodhin por se pari duhet te jepni ju te LSI doreheqjen nga qeveria Rama dhe lereni te qete qeverine te punoje e vetme si Parti Socialiste,se me ju do te kemi pasoja edhe me te renda.
Naco, je ne skaner. Se kush te vuri ty ne krye te drejtesise nje zot e di. Aty duhej vene nje nga Partia Socialiste jo nga LSI-ja e 700 mije eurove. Cfare shkarkimi? Burg per jete drejtorit.
“Ju siguroj që arratisja e djeshme, nuk është rastësore. Është e organizuar mirë por, njëkohësisht, ishte organizaur nga ne vete ne menyre qe burgaxhijte te shikonin me syte e tyre Rilidndjene Ilir Koklopes dhe LSIse…u be htirrje te arratisurve se kush kthehet i pari, do te emrohet nen kryatr i LSIse dhe te tjerve u ofrohen poste ne ministrira dhe ambasada per vellezrit, kundetrit dhe baxhanaket e tyre”….deklaroi ministri i burgaxhijve Nasipi i Pa-Drejtesise
Shoku Nasip Palaco ,e kuptoi direkt qe plani kishte kohe qe pregatitej .
Si nxenes i shkelqyer i Kadri Azbiut ,komplloti u zbulua .
“sende te jashteligjshme ” hhahahahahhahahah kallashnikov Nasip ,kallashnikov .
kur me shpik kto frazat e …sendeve duket sikur flet per prezervativin.
Ah ,se mos harroj …ai pushteti i meparshem ishit …po juve .
Ju pusht etaret i benit emerimet …dhe po qe per drejtesi ..Genci duhet te jete ne burg ,,,jo shkarkim nga detyra ….mire shoku Palaco ?!
Ke ka emeruar drejtor te iml-se ku zotnia.Nje person qe i ka te gjitha te keqijat, me 12 flamure ne xhep.Dyshimet arrijne deri ne vrases me pagese se trafikimin e qenieve njerezore dhe narkotikeve thone qe e ka zanat.Per institutin e mjekesise ligjire
Po pse o minister nuk eshte njesoj ligji sot ose neser qe i kercenon neser do te jete vone ? A do ti trembesh ? Po luan poker ?
Keshtu flitet ne kafene mor zoteri, shteti flet me gjuhen e ligjit.
Z. Ministër i drejtësisë, Naço! Për ngjarjen e rëndë, ca më shumë në se kishit qoftë dhe një minimum informacioni, duhet të jepnit DORËHEQJEN. Sa më shpejt, më mirë. Madje mund të fitoni ,,diçka” të humbur.
Zoti Minister, te gjithe e dine se keto emerimet jane bere me firmat tuaja. Prandaj mos ja u hidhni fajin te tjereve,por merni kurajon te pranoni gafat tuaja me keto emerime qesharake qe kini bere ju aleatet e Saliut te djeshem dhe te Edit te sotem.
Ju ministrat e LSI-se paskeni qene njerezit me qesharake te kesaj qeverie.
Shiko edhe emerimet ne bujqesi, ne mjedis, ne transport,neper te cilat kane katapultuar ata qe s’kane asnje lidhje me punen sepse per tjeter jane diplomuar dhe ne tjeter jane emeruar.
Drejtoret tuaj jane analfabete ne ate vend pune dhe vartesit e tyre jane me grada shkencore.
E kupton zoti Nacoooooooooooooooooooo.
O mileeeeeeeeeeeeeeeeeeeeet shikoni dhe anen tjeter te medaljes …………………..Nuk eshte problemi kryesor siguria e burgjeve ……..Eshte gjeja me e lehte qe te bej nje shtet ……rrit numrin e gardianeve ,shton portat e hekurit ,shton kamerat dhe kaq ..PO pse ky eshte qellimi kryesor i ministrise se drejtesise ???? Jo mor nerez jo ,ministri ka shume pune ……………E para duhet qe cdo dosje e te denuarve te kaloj ne skaner …..E dini sa prej te burgosurve jan ete pafajshem ??? ….Dhe jane brenda ne pamundesi per te paguar gjykatesit ekoruptuar ??? Mund te kete dhe fajtor …por kjo sdo te thote qe ti privohet keta me burgim te perjetshem …kur ai ne ato momente qe u be krimi te ishte nje pakujdesi ,te ish nje gabim ,moshe te ish nje krenari e semure shqiptari ….Dhe ne diktature nuk kishte kaq te burgosur te perjetshem …..Vetem ne Shqiperi vleresohen gjykatesit ,nga numri i te denuarve qe japin ….,,,Ka ne gjykatat e apelit gjykatesa qe edhe pse nga shkalla epare ka pasur shkelje dhe gabime ,e le po ate denim ….Cme duhet mua thote ..te jem mire me shtetin …..por kuptohet kjo vetem kur njerzit evarfer nuk kan te paguajne …
Dua te them se per derisa ka padrejtesi do te kemi dhe ngjarje te tilla neper burgje ……Ne Amerike sshiptari vrau ne mes te sheshit dhe u denua me 13 vjet …po atje flitet me prova ,me ballafaqime deshmitaresh …Ne Greqi , Itali denohen njerz ,,,,eedhe 20 vjet ,edhe me burgim te perjetshem ….por ata din te dallojn enje kriminel te lindur nga nje fajtor …….Dhe keto shtete kan epolitika te tilla qe kane dhe ulje kane pune ,bejne dalje per te burgosurit ..etje etje ….Kurse ketu leje marin vetem ata qe paguajne …vetem ne shqiperi ,behet burgu me pare ……..Prandaj njerez te nderuar ,me shume se dalja e tyre ,nga burgu ….duhet te na shqetesoj vendosja e drejtesise ,trajtimi i njellojte i te burgosurve ….ndryshimi i politikave te shtetit …..SE edhe nje kafshe po embylle ne kafaze gjithe kohen do te perpiqet ta shqyej ……jo me njerizit ..qe mund te jete djali ,nipi ,babai i cdo njerit prej nesh …Asnjeri nuk eshte i shkeputur ,nga ky realitet …………….Vetem Drejtesi ,drejtesia …ajo do ti shmang dhe keto gjera ……Per mua shkaktaret kryesor jan egjykatesit ekoruptuar ,te pashpirtet ….qe kan mare diplloma duke lexuar permendesh dy ligje ….pa u trajnuar si specialista dhe si njerez …..Mjere kush bie ne duar te tyre .
Kjo aratisje masive duhet analizuar nga qeveria duke mos e anashkaluar pergjegjessine duke filluar nga ministri i drejtesise e deri tek gardiani i thjeshte.Le te ndalet qeveria ne pergjegjesit e veta dhe ta lere menjeane qendjen qe la qeveria e kaluar.Eshte per te vene duart ne koke kur njeriu meson se nga burgu (GJOJA) i sigurise se larte ARATISEN 7 te denuar .Shume e rende dhe shume e cuditeshme.Ku vemi?
Po ky mjeshtri nga e di apo e ka bere vete plann e arratisjes se ketu cdo gje ndodhe dhe ca spret nga keta mostra te politikes.
KY HALIM SI MI KOTECESH LLAP CDO DITE FUTENI NE BUURG SE KA VJEDH DHE AI
Halimi eshte pergjegjes per fshehjen dhe zhdukjen e provave te 21 janarit dhe per kete aftesi u emerua minister.Ai u tregua specialist per te bere fajtore viktimat ne krye te komisjonit parlamentar te 21 janarit.,Kur i dinte armet qe i ka futur vete neper burgje pse nuk foli me pare?Ministri Naco nuk ka pse te jete sylesh kur i gjithe populli e di se PD eshte parti e krimit dhe krimineleve.Ministria qe ka marre persiper eshte nje fushe e minuar ne te gjitha drejtimet.Partia Demokratike pati kohen e nevojshme te terhiqet nga pushteti kriminal,si ushtria serbe nga Kosova.Ajo ka lene prapa nje sistem drejtesie te korruptuar,te varur nga PD.Rilindja ne vend qe te spastroje Gjykaten e larte,gjykaten kushtetuese,gjykatat e apelit,gjykatat e rretheve vazhdon te aprovoje emerimet e presidentit ,qe dihet nga i merr urdherat.Burgjet jane te mbushur me droge,me celulare,me arme,atje ligjin e bejne te fortet,policet dhe administratoret e burgjeve jane si kujdestaret e konvikteve.Ministri Naco ne vend qe ta fillonte punen me nje kontroll total te burgjeve shqiptare me forcat e nderhyrjes+qen antidroge ne cdo qeli,me spstrim te administrates dhe transferim te kapove te burgjeve,na tregon romane me arme te futura nga qeveria kaluar.Po ajo dihet! PD ka planifikuar trazira per te rrembyer pushtetin me dhune dhe aradhe e pare e sulmit jane kontigjenti i burgjeve,te armatosur deri ne dhembe.Kryeministri dhe ministri i drejtesise,neqoftese nuk i dine keto jane leshko dhe leshkot jane njesoj fajtore.E di qe ndonje analist kopjac do mi vjedhe keto shenime ,por ne lufte kunder se keqes ja kam bere hallall te drejten e autorit si dhe ne raste te tjera
Me pak fjale ministri Halimi thote se dhe ai e dinte qe do ndodhte kjo … po si ka mundesi qe ke ta roje burgu paskan lene qe ne SHTATOR te futeshin arme ne qeli ….????? Ai e thot hapur qe rojet ishin qe atehere te korruptuar ..ja nje arsye tjeter qe tregon qe ky sistem do reformuar ne te gjitha hallkat…
Z.Halimi,cili eshte skenari i radhes qe keni pregatitu? Ku tjeter keni futur arme dhe prisni shperthimin? Dy skenare ju deshtuan me aq turp sa dhe Ameriken e luftuat,duke ngritur pikepyetjen e madhe; A DUHET TE NA SHEKOJE ME AMERIKA NE SHQIPTAREVE SI MIQ? SI PARTNERE,SI TE BESUAR? SI THOTE ZOTI SALI DHE ZOTI LUL E KENI PYETUR?
z.TAHIRI kur juve ju njoftoi ministri halimi se po pregaditet arratisja e disa te burgosurve, dhe ju nuk e cate TRAPIN nuk po kuptojme se kush bashkpunon me keto banda.
MENDOJ SE E FILLUAT MIRE DHE ME VRULL POR SHPEJT U HYNI VEHTJA NE QEF.
POPULLI KUR DON TE MALLKOJE THOTE”” TE HYFTE VEHTJA NE CEF!!!