Ahmet Ҫollaku
“Pleqëria më shënon më shumë rrudha në zemër se sa në fytyrë”
Michel de Montaigne
Liberi im“Intervista” ka si objekt naftën shqiptare. Intervistat janë rrëfime të specialistëve, shokëve dhe kolegëve tanë naftëtarë. Në këtë libër nuk ka lirizëm, poezi, dashuri, këtu ekspozohet nafta dhe keqmenaxhimi i saj nga persona mafioz. Nafta është lënda energjetike më magjike dhe magjepsëse krijuar nga vetë Zoti. Nëpër këto intervista janë ekspozuar vendburimet e naftës shqiptare tashmë të zbuluar me kohë dhe objektet e pa zbuluar akoma. Këto të fundit kanë rëndësi për kohën e ardhshme, se në mes është dilema kush do t’i gëzojë këto, ne shqiptaret apo të huajt, vikinxhet?
Koordinatat X-Y të poligoneve perspektivë vlejnë miliarda dollarë, se nafta është përtej energjisë, nafta është diell, jetë. Të gjithë luftërat e kësaj bote bëhen me pretekste të ndryshme, për të gjetur modele të tjera, por të gjitha kane një qëllim të vetëm, atë të grabitjes së naftës. Hitleri s’kishte për qellim të zaptonte botën, ai donte të zotëronte naftën e Rusisë. Tani ka Hitlerë të tjerë, që herë me tatuazhe e herë me çmime Nobel, anëtarë të disa asociacioneve të huaja i bien Shqipërisë kryq e tërthor për të grabitur naftën dhe për të gjetur vendin më të mire ku do të ngulen, prandaj ky vend përditë po zbrazet. “Zot më bëj të zgjuar, jo të pasur”, thotë proverbi.
Qëllimi që kam përmbledhur këto intervista nafte në një libër të vetëm, nuk është të tregoj se gjoja unë di të shkruaj, qëllimi im i shenjtë është t’u tregoj shqiptarëve, kolapsin e naftës tonë, menaxherët batakçinj, armiqtë tanë. Armiqtë e naftës dhe popullit tonë janë qeveritarët tanë të lidhur ngushtë me të huajt. Tanët duan pushtet, të huajt duan para dhe naftë. Për tanët shkojnë për shtat fjalët e Albert Camus që thotë, “një njeri pa etikë është një bishë e humbur në këtë botë”.
Vini re të intervistuarit e mi, janë të moshës së tretë. Të gjithë janë të plakur, me rrudha. Nuk kanë më neps sado me ndonjë ves ngelur që nga koha e fëminisë, si një copë dëbore diku në një strehë shtëpie që s’e zë dielli.
Veçoj kështu intervistat e Prof. Ramadan Perhatit, gjeologut Kadri Rama, Dhimitër Gjeneralit, specialistëve të shpimit Prof. Maksim Shulit dhe Fatmir Shehut… Të gjithë të intervistuarit janë specialistë të dhembshëm, sa me deponimet e tyre mund të shkruhen dhjetëra libra, apo të xhirohen dokumentarë serial. Nafta jona ka kaluar një metamorfozë të gjate dhe të dhimbshme. Si vetë shqiptarët.
Intervista e gjeologut Dhimitër Stefa, është një kronikë në “Frontin e Monizmit”. E pata njohur për herë të parë në vitin ’60 të shekullit të kaluar në Bukuresht të Rumanisë. Për ne të porsa zbriturit atje, ai u bë senjor. Ky senjor nuk e ndryshoi veten edhe kur u ngul në punë në naftë. Po ja që një ditë na paska lind “armik”. Sado që e shkundën, mustaqet ai nuk i lëvizi, i mbajti po aty të shenjta si në një muze, si dy pupla të lehta në fund të hundës. Ashtu edhe bindjet e tija. Ishte i sertë po i qëndrueshëm në llojin e vet. Gjatë gjithë kohës në naftë duhet ta kem parë jo më shumë se dy tre herë. Këtë interviste ai jaka dhënë një gazetari tjetër ku akuzon sistemin monist, sikurse bën edhe i shenjti Ramadan Perhati. Kanë pasur gjykim të thellë këta opozitarë të ndershëm të monizmit. Jo si ne të tjerët që bëjmë humor dhe ndezim inate personale me emra fals në “Armata e Naftëtarit”, apo në hapësirën free online në fund të ndonjë shkrimi gazete.
Edhe intervista e gjeologut Kadri Rama është e dhimbshme, vetë protestë. E ç’ju desh këtij të “krisuri” të formulojë dhe të nënshkruajë “Letrën e zezë”? Thonë se uthulla e fortë thyen enën e vet, po ky u bë më shumë se uthull, se theu një sistem të tërë. Më mirë të jesh një i krisur sesa një mizë në bisht të kalit. Dialogët në intervistën e gjeolog Kadri Ramës janë të shpejta si qitje arme. Ne shqiptarët jemi ekstremistë, here falim gjithçka të dobët dhe herë pranojmë një mal me poshtërsi. “Letra e Zezë”, nuk theu një xham dritareje por një sistem. Ja, e rrezuam monizmin, e ç’fituam arsyetojmë ne? Këto qeveri post moniste janë indiferente ndaj specialistëve të naftës! Tani është fuqia e parasë. Gjeologu Kadri Rama i rrëfehet Zotit, pa lënë vend për ekuivokë. Gjithnjë qëndron solid dhe i veçantë. Gjeologu Kadri Rama, shtyu qindra vagonë me mineral dhe urrejtje por nuk lëvizi nga vetja e tij, mbajti të njëjtën peshë specifike. Gjeologu Dhimitër Gjenerali thotë se këtë interviste e lexon çdo ditë.
Intervistat e gjeologëve Vangjel Kici dhe Telo Velaj, skenojnë naftën shqiptare. Ndërkohë te dy janë optimiste për perspektivën. Njëri betohet për perspektiven e zonës në veri-lindje të Shqipërisë, tjetri për Dumrenë. Të dy kane shkruar edhe libra, sikurse Maksim Shuli, po kush i lexon librat e naftëtarëve? Kryeministri ynë është pehlivan, kërcen si pleshti herë këtu herë atje, dhe i di të gjitha gjërat, dhe, pa u gdhirë e gjeni në Berlin përkrah me zj. Merkel dhe z.Makron, por jo përkrah heronjve tanë naftëtarë.
Intervistat e gjeologut Dhimitër Gjenerali janë elegjitë për hidrokarburet. Portreti tij bashkë me intervistat zënë një libër më vete sepse ky është një gjeolog me shumë përvojë,një person shumë individual, ndryshe nga gjithë të tjerët. Është shumë e vështirë të jesh individual! Kam shkruar një ese të gjatë për gjeologun Gjeneral dhe ndërkohë me të kam bërë gjithë këto intervista. Të dyve na duket sikur akoma nuk kemi thënë gjë. Ky gjeneral i naftës shqiptare është një shtylle e pa ciflosur e akropolit gjeologjik. Intervistat e tij kompozohen në disa leksione. Egoizmi tij nuk është vaj që rrit kolesterolin, siç duan ta klasifikojnë disa. Më thoni cili më mirë se ai shpalos perspektivën e naftës shqiptare? Ai jeton në një cep të kësaj Amerike të madhe që po i tret mistershëm shqiptarët bashkë me këta naftëtarë. Për këtë fond të madh nuk kujtohet asnjë qeveritar. Konkretisht Gjenerali i naftës shqiptare është vetëm në memorien dhe regjistrin e Perëndisë. Pa dyshim gjeologu Dhimitër Gjenerali, pa asnjë simbol partie apo qeverie do të mbahet mend si përfaqësuesi me real i gjeologjisë shqiptare, gati si sekt fetar, ndërkohë Berisha dhe Rama do të harrohen shumë shpejt.
Intervistat e Prof. Maksim Shulit janë akuzat më të forta dhe të guximshme kundër keqadministrimit dhe menaxhimit të naftës shqiptare. Këto intervista ngjajnë me një ekuacion algjebrik me disa të panjohura dhe të njohura… Me Maksim Shulin kemi bërë një intervistë shumë të gjatë, sa kemi dhënë gjithë metamorfozën e naftës shqiptare të kohës pas moniste. Me kujtohen fjalët e drejtorit të gazetës “DITA” i cili pasi botoi këtë interviste në gazetë me thotë, i dashur më zure gjithë gazetën… Specialisti Maksim Shuli është njeri simpatik dhe kurajoz jo vetëm për mua, por për gjithë shqiptarët. Maksi, ky Magelan shqiptar i di të gjitha abuzimet që janë bërë në naftë pas viteve ‘90. Ai di të prishë gjithë magjitë e marrëveshjeve koncesionare shqiptare. Sipas tij varfërinë shqiptarët do ta gjejnë në formulimin e kontratave koncesionare me të huajit. Kontratat janë shprehjet konkrete të degjenerimit të gjithë qeverive tona që mashtrojnë dhe gënjejnë përditë. Me naftën tonë qeveritë bëjnë lojën e tmerrshme të votimeve. Prof. Maksi i di të gjitha hilet, ai u kundërvihet atyre në intervista, me fakte e ashtu dhe në librin e tij shumë domethënës, “Nafta dhe Politika”. Arma e tij e madhe është guximi.
Në këtë libër ju do të lexoni intervistën e Prof. Alfred Frashërit, të titanikut shqiptar që mbushi një sallë të tërë me studime. I ndjeshëm dhe shumë prodhimtar në botime dhe publikime, ai është një pikë referimi për qeveritë tona. Tani Muzeu i Frashëllinjve ka edhe një seksion tjetër, ka atë të gjeologjisë dhe pasurive kombëtare, me autor Prof. Alfred Frashërin.
Kuçioti Ali Mema, specialist numër një në sizmiken shqiptare, fal këdo sado mëkatar të kenë qenë. Ndërsa poligloti Petrit Mavrovi, sado në udhëkryq, nuk e humbet toruan dhe ndjeshmërinë ndaj mëkateve qeveritareve. Të gjitha këto do t’i gjeni nëpër intervistat që përmban ky libër.
Libri im “Intervista”, nuk ka figura artistike, as gjetje artistike, s’ka rima dhe metrikë, as meditime. Libri im është armë,energji atomike, paçka se tani për tani nafta është në dorë të qeveritarëve, të cilët me politikat e tyre ultra reaksionare, e detyrojnë popullin të braktisë vendin.
Sa saktë e ka profetizuar gazetarja dhe amazona angleze naftën shqiptare kur thotë se “në Shqipëri tani kërkohet naftë, dhe nëse toka e bekuar nuk do të kundërshtojë ta japë, vendin do ta gllabërojnë spekulatorët e huaj”. Po kjo Shqipëri e vogël ka spekulatorë vendas dhe të huaj, njëri më i keq se tjetri.
Libri im me intervista, nuk është telenovelë turke. Libri im i bën thirrje popullit shqiptar për protesta masive, të pezullohen gjithë marrëveshjet koncesionare me të huajt firmosur nga Berisha, Rama. Kurrsesi që këta të vinë apo të qëndrojnë në pushtet. Naftëtarëve u takon ta administrojnë Shqipërinë.
…………………………………..
Në qytetin e Fierit jeton poeti i rraskapitur N.B. sa edhe vetë rrugët e mëshirojnë. Poet i ushqyer nëpër qeli burgjesh moniste, po nuk e ka humbur hirin delikat. Më takoi një pasdite në ato rrugë të qytetit që ngjajnë si vena gjaku. Kuptova se donte të më thoshte diçka. Ca vargje nga krijimtaria e tij, çfarë tjetër, mendova. U afrua dhe me një zë të dridhur, si t’i drejtohej sakenit thotë:ku je Enver Hoxha!.. Ku është nafta jonë shqiptare?.. Ku?- Kaq tha dhe mori rrugën për në shtëpi të vet, fshehur mirë mes pjergullave të rrushit, atje në lagjen “Liri Gero” të qytetit të Fierit.
Edi Rama nuk e moriu PS-ne dhe qeverine poer popullin,por per ta nxjerre Shqiperine ne ankand!
Shqiptaret jane dorezuar para ketij PUSHTUESI te pa shpirt dhe po ikin nga syte kembet!
Shqiperia VDIQ!
E vrau Sali Berisha dhe po e varros Edi Rama!
PS-ja eshte sot sinonim i tradhetise kombetare,qe hesht para tradhetise se Rames!
Lufterat e 40 viteve te fundit jane lufte per naften. Nga 10 shumekombeshe me te medha ne bote per volum kapitalesh, 8 jane te sektorit te energjiise dhe hidrokarbureve. E para eshte Exxon Mobil. Para renies se sistemit qytetet naftembajtese kishin rrjet gazi metan ne pallate. Sic ka Perendimi sot. Tani ke bombola Gpl dhe varemi nga monopoli i huaj. Zhurma e madhe “integruese” dhe rrumpalle pluripartiake fshehin shperdorimin gjigand me naften shqiptare. Jepni numrat per keto deme te medha ekonomike, qe drejtperdrejt jane deshtim politik. Sa gaz importojme? Sa nafte importojme? Sa jane te ardhurat nga koncensionet? Si ka mundesi qe kemi rezerva optimale ne hidrokarbure dhe kemi nje borxh te jashtem mbi 10 mld euro? S’kemi as ndonje ushtri gjigande per te mbajtur. Bile as popullsi,, duke qene se realisht mbi gjysma e 4 milione shqiptareve jane jashte, ne mos sjellin para, jo te marrin. Merrni lapsin dhe beni llogari, si ka mundesi qe shteti mbetet falimentar ne menyre konstante?
Partizani!
E di Ti qe ke percaktue teper konciz e bindshem dhe nuk i luhet as pike as presje.
Shqiperine!
E vrau Sali Berisha dhe po e varros Edi Rama!
PS-ja eshte sot sinonim i tradhetise kombetare,qe hesht para tradhetise se Rames!
Pershendetje Juve dhe vlersimit tend te spikatun ne thelb te ceshtjes,pa retorika qe sjellin fukarallek.
“ku po e çoni ushtrine, shoke officer?” pat thene shoku juaj enver hoxha.
Shume mire qe shkruani per keto probleme ,por kujt i shkruani .Popullit qe eshte komplet dele qorre ,apo banditeve katovicare pardesy bardheve te Ramiz Alise .Vjedhje e paster ,diten per diel ,bile ne menyren me brutale .
Me pelqeu shkrimtari nga Fieri megjithe se i dermuar dhe i burgosur nga diktatura e pashoq e komunizmit ,sa te permendi Enver Hoxhen ,ku je ? , Ku eshte nafta e jone Shqiptare ? shume domethenese ,kembane alarmi ,per ju o poppull ,ose per kokpalaret qe ta kuptojne me mire eshte se keta ja kane kaluar miliarda here diktatorit Enver ..
PS .Kam qene dhe hiki te pakten nje here ne muaj ne Norvegji . E njoh mire . Ne vitin 1972 gjeten nafte ne det ,dhe mbas kesaj Norvegjia ka standartin me te larte ne Bote . Nuk largohet as edhe nje vendali nga Norvegjia ,per tju larguar vendit te vet per nje jete me te mire . Kurse ka shume Gjermane dhe Suedeze qe punojne ne Norvegji .Te tjerat i kuptoni vete cdo te thote kur cfrytezohet me korektese nafta ,dhe shkoni dhe i votoni keta katovicaret pardesy bardhet ,te ndare ne tre pjese ,o kpkpalare dele qorre popull.Haram ju qofte ,qe po ju shkerd.ejne cdo gje , keta banditet hajdute politikae te ketij tranzicioni post komunist .
E rendesishme eshte se si po shkon shitja e librit qe t’u ndricohet mendja naftetareve qe te zbulohet nafta.
Nuk po e kuptoj pse postimi im nuk botohet. Nuk me ka ndodhur me pare.
Per informacion dhe kenaqesine tuaj j’u keshilloj te lexoni kete artikull :
The Iraqi who saved Norway from oil : Irakieni qe shpetoi Norvegjine nga nafta
( https://www.ft.com/content/99680a04-92a0-11de-b63b-00144feabdc0 )
(per ata qe nuk dine anglisht, perdorni google translate)
Norvegjia deri para se te zbulohej nafte ishte, por dhe eshte vend qe prodhon peshk patate, pyje dhe blegtori(lope dele ) aty ku ka mundesi. Pra nje vend me resourse te pakta. Norvegjia e viteve 50-60 ka qene nje vend i varfer(bile dhe Tito ne kohen e ish Jugosllavise ka kontribuar me ndihme ekonomike)
( https://www.youtube.com/watch?v=AlmPDu1jd1c )
Artikulli ju jep te kuptoni se nuk eshte e thene qe kush ka nafte eshte i pasur. Nafta shqiptare eshte nafte e rende dhe gjendet ne thellesira relativisht te medha nga siperfawe e tokes. Nxjerja dhe perpunimi i saj ka leverdi ekonomike, kur cmimi i naftes ne burse eshte i larte. Vendi me rezervat me te medha te naftes ne bote eshte Venezuela(kerkoni ne net. Mbi 40% te rezervave te naftes se botes). Shikoni Venezuelen sot se si eshte katandisur.
Portali i meposhtem eshte portali i Norwegian Wealth fund (gabimisht e quajne fondi norwegjez i pensioneve, qe eshte dicka tjeter)
( https://www.nbim.no/en/ )
Vlera e sotme e fondit eshte
9 084 500 340 929 NOK
1038.964.282.957.39 Dollare
Dhe eshte gati 7 fish me i madh se te ardhurat e Bankes me te madhe ne bote : Industrial & Commercial Bank of China : $134.8 milliard ( https://www.investopedia.com/articles/investing/122315/worlds-top-10-banks-jpm-wfc.asp )
Per informacion dhe kenaqesine tuaj j’u keshilloj te lexoni kete artikull :
The Iraqi who saved Norway from oil : Irakieni qe shpetoi Norvegjine nga nafta (kerkojeni ne google)
(per ata qe nuk dine anglisht po e bije artikullin me poshte te perkthyer me google translate)
Norvegjia deri para se te zbulohej nafte ishte, por dhe eshte vend qe prodhon peshk patate, pyje dhe blegtori(lope dele ) aty ku ka mundesi. Pra nje vend me resourse te pakta. Norvegjia e viteve 50-60 ka qene nje
vend i varfer(bile dhe Tito ne kohen e ish Jugosllavise ka kontribuar me ndihme ekonomike)
Artikulli ju jep te kuptoni se nuk eshte e thene qe kush ka nafte eshte i pasur. Nafta shqiptare eshte nafte e rende dhe gjendet ne thellesira relativisht te medha nga siperfawe e tokes. Nxjerja dhe perpunimi i saj ka
leverdi ekonomike, kur cmimi i naftes ne burse eshte i larte. Vendi me rezervat me te medha te naftes ne bote eshte Venezuela(kerkoni ne net. Mbi 40% te rezervave te naftes se botes). Shikoni Venezuelen sot se si
eshte katandisur.
Portali i meposhtem eshte portali i Norwegian Wealth fund (gabimisht e quajne fondi norwegjez i pensioneve, qe eshte dicka tjeter)
Vlera e sotme e fondit eshte
9 084 500 340 929 NOK
1038.964.282.957.39 Dollare
Dhe eshte gati 7 fish me i madh se te ardhurat e Bankes me te madhe ne bote : Industrial & Commercial Bank of China : $134.8 milliard ( https://www.investopedia.com/articles/investing/122315/worlds-top-10-
banks-jpm-wfc.asp )
Me poshte artikulli i perkthyer me google translate
Irakieni qe shpetoi Norvegjine nga nafta
Kur ai hipi në fluturimin e tij nga Londra në Oslo, Faruk al-Kasim, një geolog i ri irakian, e dinte se jeta e tij nuk do të ishte kurrë më e njëjtë. Norvegjia ishte një vend aq i ndryshëm sa që ishte e mundur të imagjinohej
nga shtëpia e tij, qyteti port i Irakut në Basra. Ai nuk kishte punë për të shkuar, dhe nuk kishte idenë se si do të jetonte në veri. Ishte maji 1968 dhe al-Kasim sapo kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij në kompaninë e
naftës në Irak. Për ta bërë këtë, ai kishte dashur të vinte në Mbretërinë e Bashkuar, ku konsorciumi i kompanive perëndimore që kontrollonin ende shumicën e prodhimit të naftës të vendit të tij kishte selinë.
Për të gjitha pasiguritë e tij, udhëtimi i Al-Kasimit në Norvegji kishte një qëllim të qartë: ai dhe gruaja e tij norvegjeze, Solfrid, kishin vendosur që djali i tyre më i vogël, i lindur me paralizë cerebrale, mund të merrte
vetëm kujdesin që nevojitej atje. Por kjo nënkuptonte kthimin e shpinës në një botë ngushëllimi. Karriera e suksesshme e Al-Kasimit u dha atyre një mënyrë jetese të begatshme të klasës së sipërme të mesme të
Basrës. Tani ata do të jetonin me familjen e Solfridit derisa të mund të gjente punë, megjithëse kishte shumë pak shpresë për të gjetur një punë sa të dobishme si ai që kishte lënë pas. Ai nuk ishte në dijeni se
eksplorimi i naftës ishte në proces në raftin kontinental norvegjez dhe madje edhe nëse ai e kishte njohur, nuk do të kishte qenë shumë shkak për shpresë: pas pesë viteve të kërkimit, ende nuk u gjet asnjë vaj.
Por problemi më i menjëhershëm i al-Kasimit për të mbërritur në Oslo atë mëngjes ishte se si ta mbushnin ditën: treni i tij në qytetin e Solfrid-it nuk u largua deri në orën 18:30. “Mendova se çfarë do të bëj në këto
orë”, thotë ai. “Kështu që unë vendosa të shkoj në Ministrinë e Industrisë dhe t’i pyes nëse ata kanë dijeni për ndonjë kompani të naftës që vijnë në Norvegji”.
Ai depozitoi bagazhin e tij dhe eci në shërbim, ku u prit nga një zyrtar i hutuar i cili i tha atij të kthehej atë pasdite. Kur u kthye, duke pritur vetëm një listë adresa, disa njerëz prisnin. “Ata ishin të etur të dinin se çfarë
kisha bërë, çfarë lloj arsimimi kisha, për të cilin punoja. A punova si inxhinier i naftës? A punova si gjeolog? Çfarë kam bërë? “Kërkesa e tij për një listë të punëdhënësve të mundshëm ishte kthyer në një intervistë të
papërshkrueshme pune. “Ata duhet të kenë qenë absolutisht të dëshpëruar për ekspertizë!” Thotë al-Kasim. Ata ishin me të vërtetë. Në kohën e thirrjes së tij të papritur, administrata e naftës e Norvegjisë numëronte
vetëm tre zyrtarë, të gjithë në të tridhjetat e tyre dhe të gjitha pjesët thelbësore të mësimit të punës, teksa ecnin. Ndërkohë, rezultatet e eksplorimit të Detit të Veriut po derdheshin dhe kërkonin analiza të kujdesshme.
Në vitin 1952, Kompania I naftës në Irak kishte rënë dakord me dëshirë për të trajnuar irakianët e rinj për të punuar së bashku me mjeshtrat e kohës së saj koloniale. Do të sponsorizonte grupet e studentëve të Irakut
për të studiuar jashtë vendit me premtimin e një pune më pas. Në vetëm 16 vjeç, al-Kasimi i parakohshëm u zgjodh për marrjen e parë dhe u dërgua për të studiuar gjeologjinë e naftës në Imperial College London. Ai u
kthye në Irak në vitin 1957 – pastaj u martua me Solfridin, i cili kishte punuar në Londër si një au pair.
Pasi në shtëpi, el-Kasim filloi jetën e tij të punës në kompani. Gjysmë shekulli më vonë, sytë që ndriçojnë me gëzim, ai kujton herën e parë që ai hyri në klubin e drejtuesve të naftës në Basra. “Unë eci nëpër dhomë,
drejt deri në bar, ku u ula dhe urdhërova një pije. Pastaj u ktheva dhe u ktheva në të gjitha menaxherët britanikë me gratë e tyre, të cilët më ngulën në heshtje. Ishte hera e parë që kishin parë një iraken të hynte në
klub, përveçse si një shërbëtor. ”
Por kompania mund ta siguronte veten se nuk ishte anti-imperialist radikal. “Unë jam një njeri i butë … kam përshtypjen se unë jam pajisur në skemën e tyre si një person i balancuar i cili do të marrë përsipër
menaxhimin në një kohë dhe do ta trajtoj IPC-në në mënyrë të drejtë”. Kur u largua në 31, ai ishte numri pesë në kompani dhe irakien e saj më të lartë.
Al-Kasim dhe familja e tij nuk do të kishin ikur nga Iraku, por për problemet mjekësore të djalit të tyre, por edhe kështu, masa ishte politikisht e ndjeshme. Në të kaluarën, ai ishte ndalur në kufi me urdhër nga policia
sekrete, e cila e konsideronte atë një figurë kyçe për çdo shtetëzim të ardhshëm të industrisë së naftës. Tani duhen muaj për të siguruar leje për të marrë djalin e tij për atë që ata duhet të pretendonin se do të ishte
trajtim mjekësor afatshkurtër jashtë vendit. “Ishte një operacion kontrabandues … ne vetëm po përpiqeshim të shpëtonim jetën e fëmijës tonë më të vogël. Por në Irak, këto gjëra nuk kanë rëndësi. ”
As nuk ishte e drejtpërdrejtë të japë dorëheqjen nga puna e tij. Kur al-Kasim e theu lajmin shefit të tij në Londër, “ai tha:” Damn, Farouk. Ne po llogaritëm mbi ju. Tani ju jeni duke na lënë poshtë. “” Drejtori i lartë
ushtroi presion mbi të për të qëndruar, por al-Kasim shpjegoi se vetëm Norvegjia ofroi kujdesin e djalit të tij të nevojshëm. Në fund, eprorët e tij u ulën. “Shefi im i menjëhershëm tha:” Unë nuk mund t’ju premtoj se do
të merrni një punë, por tani mund të them tani se nuk do t’ju ndalojmë ta merrni një. ”
Kështu që askush nuk ndërhyri kur Ministria e Industrisë e Norvegjisë punësoi al-Kasim si konsulent. Puna e tij do të ishte analiza e rezultateve të eksplorimit të Detit të Veriut – me një pagë pak më të lartë se ajo e
kryeministrit.
…
Vendet e varfra ëndërrojnë të gjejnë naftë si njerëz të varfër, që fantazojnë për fitimin e llotarisë. Por ëndrra shpesh kthehet në një makth, ndërsa eksportuesit e rinj të naftës e kuptojnë se thesari i tyre sjell më shumë
probleme sesa ndihma. Juan Pablo Pérez Alfonso, një herë ministër i naftës venezueliane, e krahasoi vajin me “jashtëqitjen e djallit”. Sheiku Ahmed Yamani, homologu i tij arab saudit, thuhet se tha: “Uroj që të kishim
gjetur ujë.”
Një dorëheqje e tillë reflekton përvojën e hidhur të mënyrës se varësia nga burimet natyrore mund të helmojë sistemin ekonomik dhe politik të një vendi. Flukset e monedhës së ashpër shtyjnë çmimet, duke shtrydhur
konkurrencën e bizneseve jo të naftës dhe duke ngordhur ato të kapitalit. Si rezultat, rritja e produktivitetit thahet (një fenomen i njohur si “sëmundje holandeze” pas efekteve negative të prodhimit të gazit të Detit të
Veriut në Holandë). Ndërkohë, institucionet shtetërore përgjegjëse për naftën shpesh bëhen të korruptuara dhe i shmangen kontrollit demokratik. Dhe shtetet e pasura me naftë pothuajse gjithmonë e humbin të
ardhurat që sjell, shumë që i japin fund bumit të tyre më të thellë në borxhe sesa kur filluan.
Kjo kuptohet më mirë sot se sa 40 vjet më parë. Kur Al-Kasim arriti në Oslo, askush nuk shqetësohej se si nafta mund ta sfidonte Norvegjinë – pjesërisht sepse nuk mendonin se ndonjë do të gjendej. Anketa Gjeologjike
e Norvegjisë kishte hedhur poshtë mundësinë vetëm 10 vjet më parë.
Politikanët dhe burokratët e lartë nuk kishin kapur ethe të naftës. Një aksident serioz i minierave kohët e fundit kishte sjellë poshtë një qeveri dhe shumica nuk donin të preknin çështjet e naftës me një bargepole.
“Gjithçka që thashë u takua,” Oh, mendon kështu? Mmm. Ndoshta. Le të presim dhe të shohim ‘, “kujton al-Kasim. “Kjo karakteristikë shpëtoi Norvegjinë nga mallkimi i naftës: fakti që ata janë krejtësisht të paaftë për
t’u marrë me vete nga ëndrra e naftës. Ata ishin shumë skeptikë – kuptim i thjeshtë i kalit. Ata nuk duan të lëvizin derisa të vërtetohet plotësisht se ishte koha e duhur për të vepruar. ”
E tij ishte një zë i vetmuar, kundërshtar. Pas shqyrtimit të rezultateve të eksplorimit, ai shkroi një raport që paralajmëroi se Norvegjia ishte duke fjetur, edhe pse askush nuk kishte gjetur ende naftë, ishte vetëm një
çështje kohe. Dhe koha ishte e shkurtër: udhëheqësit e vendit duhej të përgatisnin Norvegjinë për t’u bërë një komb nafte, por ata nuk po bënin asgjë. “Unë kam qenë një kujtesë e vazhdueshme se ata po bënin
gjithçka të gabuar”, thotë al-Kasim me theks. Vetëm kolegët e tij më të afërt do të dëgjonin.
…
Kompanitë e naftës filluan të largoheshin nga Norvegjia. E pra pas mirë kishte dalë e thatë dhe Phillips Petroleum, kompania e parë për të eksploruar shelfin kontinental norvegjez dhe e fundit ende në kërkim, ishte
duke u përgatitur për të hedhur në peshqir. Në verën e vitit 1969, ai kërkoi që të lirohet nga eksplorimi përfundimtar duke mbetur mirë në programin e tij të punës. Zyra e qeverisë e naftës refuzoi: nëse Phillips nuk e ka
shpuar pusin, do të duhet të paguajë një tarifë të barabartë me koston e shpimit. Kuptimi se do të ishte më i lirë vetëm për të stërvitur, Phillips shkoi përpara një herë të fundit. Kjo mirë e dëboi çdo mendim për të ikur.
Dyzet vjet më parë në dhjetor, Phillips deklaroi fushën Ekofisk një nga pellgjet më të mëdha të naftës në botë.
Gjatë natës, Norvegjia u shndërrua në një superfuqi hidrokarbure. Sot, është eksportuesi i gjashtë më i madh në botë i naftës dhe eksportuesi i dytë më i madh neto i gazit natyror. Në vitet që nga zbulimi Ekofisk, vendi
ka eksportuar naftë dhe gaz të barasvlefshëm me rreth 30 miliardë fuçi bruto – dhe raftet kontinentale ende përmbajnë gati dy herë më shumë, sipas vlerësimeve zyrtare. Megjithatë, vendi i ka shpëtuar problemeve që
i kanë bërë shumicën e eksportuesve të tjerë të naftës. Në vend që të frenojë produktivitetin, sektori i naftës ka nxjerrë në pah eksplorimin e klasit botëror, shërbimet e naftës dhe teknologjinë e ndërtimit. Kompania
shtetërore e naftës e Norvegjisë, StatoilHydro, është e njohur ndërkombëtarisht si një lojtar konkurrues tregtar dhe një nga ata që janë më të vetëdijshëm për mjedisin dhe socialisht. Që nga viti 1996, çdo kron që
qeveria ka fituar nga nafta ka shkuar në një fond kursimi,
Arritja e vërtetë, me fjalë të tjera, nuk ishte gjetja e naftës, por përballja me zbulimin e saj. Norvegjia u përball me dilemën e njëjtë sikurse çdo prodhues tjetër i ri i naftës pa asnjë përvojë të industrisë: nëse
mbështetesh shumë në kompanitë e huaja private, shumë pak nga pasuria e naftës përfiton vendi në formën e të ardhurave të qeverisë ose të zhvillimit ekonomik; nëse shkon shumë larg në drejtimin tjetër, rrezikon një
sektor të fryrë dhe të politizuar të naftës që shmang përgjegjësinë ndaj njerëzve dhe presionet konkurruese për të qenë efikase.
Duhej arritur një ekuilibër. Al-Kasim kujton tani se një gjë ishte e qartë në fillim të viteve 1970: Norvegjia do të bashkohet me një prirje ndërkombëtare drejt pjesëmarrjes së konsiderueshme të shtetit në sektorin e
naftës. Qeveria e Punës “donte që kjo të ishte shtysë e re në industrinë norvegjeze”, thotë ai. “Dhe për të bërë atë siç duhet, sipas një socialisti, shteti duhet të jetë në vendin e shoferit.” Al-Kasim u pajtua me këtë
pikëpamje dhe kështu u ul puna për të shkruar planin e vendit për mënyrën se si do të organizonte fillimin e saj industrinë e naftës.
Zyra nuk kishte vend për këtë punë, tha el-Kasim dhe një koleg. Pra, në një ditë vere në vitin 1971, ata u larguan nga Oslo për kabinën e kolegut në pyll, ku ata shpenzuan atë që el-Kasim kujton si java më e
mrekullueshme e punës së jetës së tij. Ata punonin në plan në orët e hershme, duke marrë udhëtime të peshkimit “mes betejave”, kujton ai. Me kohën që ata erdhën në shtëpi, ata kishin hartuar një letër të bardhë të
qeverisë që më vonë u paraqit në parlament dhe njëzëri u përshëndet në ligj. Kjo krijoi Drejtorinë Norvegjeze të Naftës, rregullatorin e industrisë së naftës dhe Statoilin, kompaninë kombëtare të naftës (tani e njohur si
StatoilHydro).
Mashtrimi i modelit norvegjez ishte të mbante konkurrencën konkurruese të sektorit privat dhe ekspertizën e saj – të cilën Norvegjia i nevojitej jashtëzakonisht – duke siguruar që rregullatori ishte mjaft i pavarur për të
frenuar në kompaninë shtetërore të naftës, si dhe kolegët e saj privatë. Kjo nuk u sigurua pa luftë. Në fund të fundit, Statoil do të gjeneronte shumë para – dhe shumë shpejt do të bënte. Willy Olsen, një drejtues i
menjëhershëm i Statoil, thotë: “Statoil dhe Drejtoria Norvegjeze e Naftës nuk kanë marrëdhëniet më miqësore. 10-12 vitet e para, institucionet ishin shumë të pabalancuara – Statoil ishte shumë më i rëndë. NPD kishte
për të luftuar për të fituar respekt, dhe për këtë kishte nevojë për entuziastë me kompetencë të mjaftueshme që ata nuk mund të shkarkoheshin.
…
“Farouk është ndoshta vlera më e madhe krijuese që Norvegjia ka pasur,” thotë Olsen. Dhe me arsye të mirë. Pjesa më e madhe e naftës që gjendet në botë nuk mbulohet kurrë: norma mesatare e nxjerrjes në mbarë
botën është rreth 25 përqind. Norvegjia mesatarizon 45 për qind, dhe për këtë, Olsen jep al-Kasim pjesën më të madhe të kredisë: ai e shtyu qeverinë për të rritur normat e nxjerrjes; këmbënguli që kompanitë të
provojnë teknologji të reja, të tilla si injektimi i ujit në rezervuarët e shkumës ose shpimet horizontale; dhe kërcënoi të tërhiqte licencat e veprimtarisë nga kompanitë që bllokuan. “Është kjo kulturë, një kulturë e
‘shtrydhjes së braktisjes së fundit’, të cilën ai e kultivoi”, thotë Olsen.
Normat e nxjerrjes nga el-Kasim u detyruan përmes rritjes së konsiderueshme të të ardhurave të naftës dhe gazit – dhe kështu në mënyrë indirekte, madhësia e fondit të kursimeve. Por kultura e ndjekjes së “rënies së
fundit” solli përfitime më të mëdha sesa vetëm derdhja e parave. Kjo nxiti zhvillimin e ekspertizës teknologjike që u ka mundësuar kompanive norvegjeze të konkurrojnë me të mirat në botë. Kjo, atëherë, është një rast
goditës i rregullimit të fortë të shtetit në fund të fundit duke përfituar nga sektori privat. “Norvegjia është i vetmi vend në botë ku shteti dhe entitetet kapitaliste punojnë së bashku si partnerë, dhe bashkëpunon me të
vërtetë, punon vërtet”, thotë al-Kasim. Paradoksalisht, përfshirja e shtetit e bën këtë më të lehtë. “Për ta vënë atë shumë thjesht, ju vendosni portofolin tuaj ku goja juaj është … Kur ju merrni 50 për qind të rrezikut,
dhe kompanitë e tjera të marrë ndoshta krye 15 për qind,
Sot, al-Kasim është i mirënjohur dhe i pëlqyeshëm në brezin e vjetër të komunitetit të naftës të Norvegjisë (për të cilin ka hyrë në folklorin e vizitës së tij të ngushtë në Ministrinë në maj 1968). Përtej rrethit të kufizuar,
ai është pothuajse i panjohur. Gazetat e mëdha nuk e kanë profilizuar atë; një kërkim në internet zbulon pak. Mësova për herë të parë historinë e tij me rastësi, kur një zyrtar i zhvillimit norvegjez e përmendi atë në një
koment të jashtëm. Qeveria ka një program ambicioz të ndihmës (tani i quajtur “Nafta për Zhvillim”) për të ndihmuar shtetet e varfra, të pasura me naftë, që të menaxhojnë burimet e tyre natyrore. Zyrtari vuri në dukje
ironi në këtë, duke pasur parasysh se “ishte një djalë irakian që na ndihmoi të vendosnim gjithçka në vendin e parë. Pa të, do t’i kishim lejuar kompanitë amerikane të naftës të vendosnin se si t’i bënin gjërat. “Çfarë
historie, mendova, pothuajse shumë e mirë për të qenë e vërtetë.
Kur kam vizituar dy herë gjatë dimrit të kaluar në Stavanger për të dëgjuar llogarinë e tij të parë, ai dukej i lumtur që kisha kontakt, por i befasuar dhe pak i zënë ngushtë – si dikush me një histori për të treguar, por kush
prej kohësh ka hequr dorë nga shpresa se çdokush do të dëgjonte.
Në një moment ai psherëtiu se të rinjtë sot nuk kanë njohuri të mjaftueshme për atë që bëri Norvegjia për të pasur sukses. Kjo tingëllon si një ankesë tipike e një 73-vjeçari, por në këtë rast zhgënjimi është i justifikuar.
Norvegjezët e brezit tim, të lindur kur nafta filloi të rrjedhë, kryesisht e marrin suksesin e vendit tonë për të dhënë. Kështu bëjnë shumë vëzhgues jashtë vendit, të cilët priren ta atribuojnë atë me një veçori të
jashtëzakonshme të institucioneve të Norvegjisë dhe karakterit kombëtar. Ky version i ngjarjeve lë hapësirë të vogël për fat, ose për të huajt. Është e vështirë të shkundësh mendimin se roli kryesor i al-Kasim nuk
përputhet fare me imazhin publik të vendit adoptues – 40 vjet më parë ose sot.
Pra, nuk është aq e çuditshme që vitet e para të al-Kasimit në Norvegji nuk ishin pa frustrime. “Ne ishim një ekip i mirë” në zyrën e naftës, thotë ai – por marrëdhëniet me qeverinë norvegjeze treguan delikate. “Ata me
të vërtetë kishin nevojë për mua, por ata e dinin se nuk mund të më futnin në një zyrë në shërbim. Do të ishte një provokim për sistemin politik që nuk ishte gati për të. Pra, plani ishte që të prezantoj gradualisht,
gradualisht, pak nga pak, inç nga inç … Unë u trajtuar me doreza fëmijë. ”
Pavarësisht nga rëndësia e punës së tij, al-Kasim ishte mbajtur në një distancë të sigurt nga zyrat kryesore të qeverisë në fillim dhe ka punuar në ndarjen hidrologjike të Studimit Gjeologjik të Norvegjisë. Për vite me
radhë, ai kurrë nuk u takua me njerëzit që po merrnin vendime strategjike dhe politike – kolegët e tij në zyrën e naftës do të vepronin si ndërmjetës, duke i sjellë pyetjet e eprorëve dhe duke marrë përgjigjet e tij.
Pas gjetjes së Ekofisk, ai duhej të trajnonte rekrutë të rinj. “Sigurisht, unë pranova që po i mësoj njerëzit që të mund ta bëjnë ekzistencën time të panevojshme … Çfarë zgjedhjesh kam pasur? Kam pasur vetëm një
shpresë, dhe kjo është që nëpërmjet kontributit tim, do të bëhesha e domosdoshme, që unë bëra “.
…
Gjatë vizitës sime të fundit në Stavanger, krijuesi më i madh i Norvegjisë dhe gruaja e tij më çuan për darkë. Mbi ushqimet e detit në portin e Stavanger, ata mendonin se sa e paparashikueshme kishte dalë jeta e tyre.
Al-Kasim u kthye në Irak vetëm një herë, si pjesë e një delegacioni zyrtar norvegjez në fund të viteve 1970. Regjimi i Sadam Huseinit e shtynte atë – por “kurrë nuk e besoja atë djalë”. Pas rënies së regjimit të Saddamit,
ai hartoi legjislacionin e industrisë së naftës për Irakun, i cili do të “ndiqte atë që mund të ndiqej nga modeli norvegjez”, por tregtia me kuaj politike ndryshoi draftin se ai e mohoi versionin që qeveria irakiane më në
fund e miratoi nuk është miratuar në ligj).
Al-Kasims kishte dalë nga Iraku vetëm disa muaj para se partia Ba’ath mori pushtetin. “Ju nuk mund ta përdorni fjalën bekim në maskim, por …” Solfrid tha me butësi. “Po të kisha dhënë zgjedhjen, nuk do të kisha
dashur që djali im të hynte në heshtje … por sot nuk mund të kisha asnjë fëmijë fare, pasi ata do të ishin dërguar në luftë”. (Siç është, të tre fëmijët sot jetojnë në Stavanger, djali i tyre më i vogël “transformohet
tërësisht” nga trajtimi që ka marrë në Norvegji.)
Burri i saj thekson. “Jo gjithçka në jetë ka qenë e mirë – por gjërat kanë ardhur kryesisht në një mënyrë fatlume. Nuk ka asgjë të bëjë me aftësi, është thjesht fat. Ashtu si idenë për të rënë nga Departamenti i Industrisë
… ajo ishte vetëm për shkak se unë jam personi që e urren duke pritur. ”
Kur filloi të ndjehej norvegjeze, pyeta. Pas një pushimi, ai u përgjigj: “Unë mendoj se përgjigjja duhet të jetë kur fillova të punoj në Drejtorinë e Naftës Norvegjeze, sepse atëherë kisha një institucion të tërë varësisht
nga unë … ishte institucioni im në një mënyrë, kështu ndjeja. Se ky ishte eksperimenti im. Thirrja ime në jetë. ”
Martin Sandbu është një shkrimtar udhëheqës i Financial Times
Ju uroj nje dite te kendeshme.
Gentian, kete artikull e ke te perkthyer ne facebook, qysh para nje vit, te shoqeruar me nje shkrim per qeverine, por qe as qe i a vari njeri!
Gentian .. @….
Kam komentuar me lart se Norvegjezet , per here te pare ,me ndihmen e Amerikaneve ,kane gjetur nafte e gaz ne vitin 1972 , Bile me garanci ta them ,se ky burim nafte eshte per fatin e norvegjezeve ,me 3 km distance me Anglezet , ku keta te fundit jane terbuar ,kerkojne dhe nuk nxjerrin as gje ,por vetem ca rrekerave te vogla . Fat ,apo jo . .Shkruani se ne vendin tone ,nafta ka kosto te larte . Me kopetence po te pergjigjem ,ne Shqiperi ka kosto me te ulet , se sa shfrytezimi ne Norvegji , te lutem mos me keqkupto ,kjo ska lidhje me sasine . Me kopetence ta them , Vendi i pare ne bote jane vendet Arabe ,ku i del fitimi me me interes (pra me shpenzime te vogla ose kosto me te vogla ) se sa Norvegjezet , shkurt germo dhe del nafte ,kurse ne Norvegji ka shume shpenzime te medhaja .Di dhe kete me kompetence te madhe ta them . Buxheti i shtetit Norvegjez eshte i mbushur aq plot ,sa po te mos punojme fare per 300 vite populli Norvegjez dhe ka ,ose mer keto rroga si sot nen stop ,,pra pa punuar fare ,minimumi 300 vjet , pra me te njtin standart jetese sa sot ,as me mire e as nje milimeter me keq ?? .Kjo eshte e vertete , e kam degjuar me veshet e mij ,ku kam pasur rastin te drekoj , me nr 2 te bankes me te madhe shteterore Norvegjeze . qe nga ana profesionit eshte nr ! ,por nr 1 real eshte i emeruar nga politika .E kam mik ,kam lidhje dhe takohemi shpesh ,kur me ipet rasti dhe kam kohe ta tokoj ne Norvegji ,OSLO:.,.KY eshte qellimi ,qe komenton ky ing i nderuar Zoti Ahmet Collaku ,me gjithe se nuk e njoh fare ,e nuk eshte zanati i im e falenderoj me respekt . ne artikullin e tij ,,per ti thene mafjes shqiptare NDAL ,per abuzimet e vjedhjet brutale qe po ben keto vitet e fundit , per intersa private ,zhvatese ne seri ,e me radhe me njeri tjetrin ,qe te gjithe “kundershtareve ” politikane te njejten metode ,ne kor bretkocash , pergjate kohes qe vene bythet ne karrigen e kryemistrit mbas renies se murit te Berlinit .Dhe nuk jane ne interes absolutisht fare ,,cfare komentoni dhe perktheni ju nga interneti, sidomos ne keto momente ,nuk ndihmon njeri por duhet te citoje , per ti thene ndal abuzimit dhe vjedhjeve diten per diell si ne mall te babes ,popullit te varfer dele qorre te pafajshem shqiptar ..
Adih. Nuk dua te hyj ne diskutime.Por nafta shqiptare gjendet nga 1800 deri ne 5000 metra. Pra shume thelle.Po te qe se nafta e norvegjise do te qe me e shtrenjte ne kosto se e Shqiperise apo i botes(nxjerrje dhe perpunim) nuk do nxirrnin nafte se nuk do shitej.Para dy vitesh e ca, kur cmimi i naftes u ul ndjeshem, Statoil qe e ka nderruar emrin ne Equinor , pershkak se kosto e neaftes norrvegjeze ishte ne limite,pushoi nga puna gati 50.000 vete dhe uli ndjeshem prodhimin,
Fondi norvegjes eshte 1000 miliard dollare. Me makine llogaritese e ben kollaj llogarine 150.000 euro per fryme.Nuk besoj se i dalin aq para norvegjezeve te mos punojne per 300 vjet. Artikulli e ka thene shume qarte si e qysh e tek.Se fundmi Fondi Norvegjes ka nderprere dukeshem apo dhe ka shitur aksione te tera ne sektorin e naftes dhe po investojne ne energji te rinovueshme.Shkaku sipas tyre eshte se aktiviteti per nafte ne Detin e Veriut po ndikon ne shrkirjen e akujve)ose te pakten nje version).Une mendoj se nafta ose i ka ditet e numruara ose Norvegjia e di mire se mbas 25 apo 30 viteve nuk do kene me rezerva(sipas te dhenave te tyre).NDerkohe qe Nord Stream 2 qe nga janari i 2020 do e mbysi Europen me nafte. Nejse….
Bisnesi qe do jete gjithnje ne loje do jete ushqimi deri sa dhe ai te zevendesohet me tableta ore pilula(eksperimentet jane bere vite me pare me ushtaret)
gentiian @……
Edhe une si ju jam nuk dua reprika . Por mere lexoje vetem titullin , ju dilni nga tema . Per kete ju kam nderhyre .Behet fjale vetem per abuzimet dhe ta leme shkencen ,tende se nuk i interson njeriut sa femije kishte ky irakieni dhe me ke eshte martuar ..Kurse ,sa per te sqaruar se Norvrgjia ,jeton minimumi 300 vite fare pa punuar ne kete nivel te socem ,po e shkruaj emrin e ketij bankierit Norvegjez mikut tim , qe punon nr 2 ne banken shteterore te Norvegjise OSLO quhet KAI eshte rreth 45 a 47 vjec .Eshte i martuar me gruan e tij amerikane latine ka nje vajze dhe nje djale ,djali eshte femija i pare ,,Po ti jap keto te dhene vetem per ty , se nuk i interson njeriut .Mos haro ne nuk njihemi dhe une nuk e kam ne edukate te genjej .Dhe kjo nuk eshte merite ,por eshte me se normale per nje qytetar si une . Por mos haro,here tjeter , kur te komentosh aroje shkencen ,ju drejohem juve ,po ashtu edhe vehtes time . Konkretisht te kritikosh , kur ka abuzime vjedhje nga me brutalet ,nga ana e katovicareve te ketij tranzicioni post komunist Po na terheqin zvare , si ekonomine ,por mbi te gjitha dinjitetin ,si timin , tendin dhe te gjithe popullit te ndershem shqiptar .Keshtu e mendoj une ,dhe besoj se kam te drejte .
@Adih. Me duket se nuk ke kuptuar gje nga ai artikull. As mua nuk me intereson se me ke eshte martuar. Por ate artikull nuk e solla kot. Po nuk e ke lexuar ,rilexoje . AI e thote qarte se pse dhe si Norvegjia ”shpetoi” nga nafta.Norvegjia shpetoi nga nafta se formoi Statoil qe u moor me nxjerrjne dhe eprlunimin e sja dhe nuk ja la shumekombeshve qe t’a benin naften lesh. Jane mbase kombi i vetem ne bote qe e kane zgjidhur naften (nxjerrje, perpunim dhe shitje) ne kete mneyre dhe benefitet e verteta filluan ti marrin pas 90 (Fondi Norvegjes i naftes). Nafta shqiptare si problem eshte karte e djegur. Qe ne 2004 e ka marre Bankers https://www.bankerspetroleum.com/about/historytimeline dhe eshte jo e veshtire por puthuaj e pamundur me te besh gje. Aq i madh eshte zullumi dhe aq e madhe eshte poshtersia sa Bankers hodhi ne gjyq qeverine shqiptare dhe i morri mbrapsht ato qe duhej te paguante plus dhe interesat me pretendimin se nuk kemi nxjerre akoma aq nafte sa per t’i dhe Shqiperise fitim. Bankers a dale me humbje ne Shqiperi kurse kompanite qe kane punuar per te kane bere para me eskavator.Anje nuk di te thote sa nafte ka marre Bankers. Asnje specialsit ne Shqiperi, sepse pervec transportit me maune nje pjese eshte transportuart dhe me tubacion deri ne Fier dhe me tutje. Pra qe nga 2004 , nuk ke c’i ben me naftes ne Shqiperi sic nuk i ben dot asnje vend ku kane ngulur kthetrat shumekombeshet(kjo pune ne te gjithe boten). Kaq. Nuk eshte pune as trimerie as patriotizmi sepse eshte aq lek i madhe ne loje sa asnje nuk do te rrezikoje jeten.Gjurmet e problemit duhen pare qe kur dhe pse e si e qysh e tek eshte bere koncensioni dhe me cfare kushtesh.Per te mos bere fatalistin ….duhet goxha bythe per naften , por ne nuk kemi bythe per te, se shqiptare e jane akoma menedjn ten hedhin bomba molotov.Kush do e zgjidhe problemin e naftes? Kjo pozite inegzsitente te zbatoje ligjet deri en nje apo pozita qe kerkon te vije ne pushtet me akte vandaliste dhe djegje sikur te jen vitet 30 (me metodat e proletariattit kunder borgjezise?). Po a ka parti ne EU qe dhe po erdhi neser ne pushtet PD , mos ti thote PD,ti erdhe ne pushtet e bomba? Ne kemi probleme genetike si komb. Nafta me keto probleme qe jetojme perdite eshte vecse nje problem kozmetik.
Dhe e fundit…. te te bej nje pytje meqe po kembengul sepse une kam jetuar fare pak kohe ne vendet nordike dhe shoh mundesine te gjej mundesine te punesohem prap atje. Keta norvegjezet qe nuk do punojne 300 vjet, nga do j’u burojne parate? ( se vete po thua nuk do punojne,pra do te thote mos prodhosh asgje, por vetem te rrosh sic rrojne ata sot dhe te gezosh jeten). Pra per kurreshtje…. nga do j’u burojne leket ? Sipas llogarise qe e bejen vete ata: Fondi Norvegjes sot ju siguron per fryme 150.000 EU.
Dhe e fundit. Kjo vlen per mua, per ty dhe per cdo shqiptar. Cdo komb meriton qeverine qe ka. (Truman)
E thene ndryshe. Ne meritojme PS,PD,LSI etje etj. se jemi ne pa jane ata. PD po erdhi neser ne pushtet do vije nga revoltat e sotme me bombat molotov. Pra shqiptaret do meritojne ate PD ne pushtet sepse vete e zgjodhen. Po mos dalin apo po te gjene menyre tjeter per te zevendesuar kete qeveri qe kane sot, do meritojne nje tjeter force politike qe do vije ne pushtet me tjeter menyre.Kete pune kemi bere keto 30 vjetet e fundit dhe kete qeverisje meritojme. Mund te kemi shume te drejta une , ti @Adih dhe gjithe te tjeret(apo dhe te mendojme se kemi te drejte) , por ajo qe meritojme eshte kjo qe kemi dhe me keto mend qe kemi,kete ndjenje qytetare,kete nivel kulturor,nivel akademik,kete nivel arsimor etj. etj. kete lloj qeverisje do meritojme per shume e shume vite.
Gentiian @…..
Me qe me pyetet do ju pergjigjem . Banga Norvegjeze eshte e mbushur plot me para .Prandaj ,po te merrnin populli Norvegjez te njejten rroge dhe mos punojne fare ,eshte 300 vite minimumi i ketij standarti ,pra pa punuar ,pa prodhim ne te gjithe sektoret .Pamvaresisht eshte me shtrenjte cdo gje si per shembull Suedi Gjermani e Austri e tj ,Por rrogat jane gjithmon x 2 here me shume si ne keto shtete qe ti permenda..,.Nuk e di me fal apo nuk po me kupton . Dhe mos e ngatero te ardhurat qe shkruani ju me siper eshte tjeter gje. Mos harro eshte Norvegjija i vetmmi shtet ne bote qe e ka korrupsionin ne 0 . Nuk ekziston ,dhe arsyeja eshte jo se jane te ndershem ministrat , jo .Ne te gjithe boten te prish leku ,kur gjen te cara .. Por parlamenti Norvegjez ,i ka bere ne ate fare menyre ligjet , sa ministrat ,nuk kane as edhe nje mundesi te lepijne gishtat ,pra te abuzojne . Dhe populli Norvegjez ,per korrupsionin 0 nuk i eshte mirenjohes ministrave dhe kryeministrit ,por i eshte mirenjohes parlamentit ..Bile ,nuk ju njoh dhe nuk e kam ne edukate ,ndoshta seshte momenti ,per ta vertetuar ,une njoh min e ndertimit , sic e themi ne ne shqipi Personalisht nga ministri Norvegjez e kam degjuar kete histori me veshet e mi ,balle per balle . se e kam mik, dhe mbi 12 vita te mira qe njihemi .Vete me tregonte ,dhe me fal qe po e zgjas ,filloi muhabeti po me thonte direkt mua ,dua ta le kete post ,kam shume pune ,por kryeministri im spo me le te jap doreheqjen si minister ,duke me thene kemi nevoje per ju .. U habita dhe i thashe . Mos rrjedh pikon ,nuk po ju kuptoj ,me tenderat e dreqi me te birin . E kapi qe ne ajer mendimin tim ,qeshi dhe me tregoi per korrupsionin qe te sqarova me larte ,qe e kane ne shifren 0.Bile me tha me humor ,bjere ketu ministrin me te korruptuar shqiptar te vij ketu ne Norvegji minister , nuk ka as edhe nje shanc ,te abuzoje . Besoj se te sqarova .Me fal se harrova ,,me te qeshur ju drejtova min te ndertimit ,a ka mundesi tna ijepni ne keto ligje ne shqiperi ,me qe kemi nje korrupsion te llahtarshem ? ,Qeshi dhe me tha me qetesi ,nuk i kemi sekret , ti japim ,por te jesh i sigurte ,se nuk do te fershkellenjte politikanet shqiptar , skane interes ,ti prishin pune vehtes se tyre ???. Me mire rri urte tha , se do te tallin ,me ate qetesine e zerin e bute te Nordikut , qe ju i njihni mire mentalitetin ,se paskeni punuar ca kohe ,ne vendet nordike..Me gjithe se u zgjata ,por nuk do ri pa te thene si ty dhe te tjereve popull se keta politikanet tane te ketij tranzixioni post komnist ,po na pengojne ,per mos inkuadrimit te shqipaerise ne BE .Mar rastin te them , se Norvegjija nuk eshte ne BE ,se sdo te paguaje taksa ,por ka bere nje kontrate me BE .Ku qytetaret e BE ,kene te drejte te punojne fare pa siklet , e pa burokrati i bejne letrat e punes . Bile ,kane ardhur shume Polake jane punesuar ne Norvegji ,ku si gjithmone vine shume me pak ne numer si polaket ,vijne edhe suedeze dhe gjermane ,por ne shiptareve na ka mallkuar Zoti ,apo keta politikanet tane ,qe te pakten te shkonte per cdo familje kush te kishte nevoje te punonte ne Norvegji do ishte me interes , por na paska mallkuar zoti me kete rrace anti shqiptare komuniste, me keqeardhje ,ku vazhdon akoma nga kokpalaret qe shesin voten per nje karroqe miser,ose dy kg miell. ?Mire na i bejne dhe pak e kemi .. .
Gjithe te mirat .
Publikimi i librit te naftes ,duhet shkunde qeveritaret si dhe kryebashkiaun e fierit qe e ka kete aset ne teritorin e ti derjtimit tij.Tshte e pafalshme qe keta njerez te profesionit te pervetsuar ne shkallen me te parte te mos degjohen nga qeveret per 8 vjet te PD dhe te 6 vjet te PS dhe ti keshilloja ketyre njerezze qe eduan atdhen e tyre te mblidhe dhe te protestojne, ne Fier para Bashkise dhe ne Tirane para ministrise ifrastruktures.Keto qeveritare ne profesione te dqe nuk i njohin problemet e naftes e kane pa shperblim konsulten qe japin keta njerez tqe e duan vendin e tyre me shpirt dhe jo me fjale