Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Nafta jonë që vidhet nga të huajt
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Nafta jonë që vidhet nga të huajt
Letrat e Lexuesve

Nafta jonë që vidhet nga të huajt

redaktor
Published June 1, 2015
Share
SHARE

E dashur Dita! U mbushën 80 vjet që nafta dhe vendburimi i saj i ka dhënë atdheut sasi të konsiderueshme nafte dhe gazi. Në këtë betejë të madhe dhe të gjatë me vështirësi kanë punuar me qindra dhe me mijëra naftëtarë kuadro nafte që bënë të mundur zbulimin e kërkimin e vendburimeve të naftës. Po mbush 25 vjet që këto vendburime nafte dhe gazi po shfrytëzohen nga të huajt të cilët kanë marrë me koncesion nga qeveritarët tanë, të cilët i kanë shkaktuar një dëm të madh ekonomisë së vendit.

Me qindra naftëtarë të profesioneve të ndryshme i kanë nxjerrë nga vendet e punës ku ata punonin dhe fëmijët e familjet e tyre janë në gjendje të keqe ekonomike. Ne, të gjithë naftëtarët dhe Shoqata e Naftëtarëve të Shqipërisë i bëjmë thirrje, gjithë naftëtarëve kuadër të naftës, shkencëtarëve të naftës kudo që ndodhen brenda vendit dhe jashtë vendit, të ngrenë zërin fuqishëm dhe t’i themi ndal shkatërrimit të naftës dhe vendburimeve të saj të cilat po vidhen çdo ditë nga firmat e huaja.

Ne naftëtarët dhe Shoqata e Naftëtarëve të Shqipërisë i kërkojmë qeverisë së re t’i shikojë me parësi kontratat e bëra nga qeveritarët e mëparshëm të cilat po vjedhin naftën tonë dhe të prishen kontratat, sa më parë këto kompani të largohen nga vendi ynë. Se ne vendburimet i kemi zbuluar dhe i kemi nxjerrë vet dhe s’kemi nevojë për specialist të huaj. Ne kemi specialistët tanë më të zotë se të huajt. Ne, pavarësisht të persekutuar nga politikanët dhe qeveritarët, i kemi dhënë vendit pasuri të madhe siç është nafta dhe për këtë kemi merita të padiskutueshme të kërkojmë statusin e naftëtarit për sasinë e madhe të naftës që kemi nxjerrë dhe për punën tonë ndër vite.

Shoqata e Naftëtarëve të Shqipërisë, Patos.

redaktor June 1, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?