Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ndalohet tregtimi i naftës pa kupon. Qeveria heq afatin 3-ditor kur kasa ka defekt
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Ndalohet tregtimi i naftës pa kupon. Qeveria heq afatin 3-ditor kur kasa ka defekt
AktualitetLajme FlashLajmi i fundit

Ndalohet tregtimi i naftës pa kupon. Qeveria heq afatin 3-ditor kur kasa ka defekt

Bledar Lumani
Published May 13, 2015
Share
SHARE

Të gjitha subjektët të cilët tregtojnë karburant nuk do të kenë më mundësi ta tregtojnë atë pa kupon tatimor, edhe nëse kasa fiskale e tyre është me defekt.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Financave ka sqaruar të gjitha subjektet për ndryshimin e këtij ligji, sipas të cilit, tregtarët nuk mund të shesin karburant edhe kur kasa fiskale është e dëmtuar, ndërkohë që përpara ndryshimit të ligjit subjekteve u lihej tre ditë afat, duke tregtuar edhe pa kupon tatimor.

“Këshilli i Ministrave miratoi një ndryshim në Vendimin bazë mbi kasat fiskale, në të cilin u hoq rasti i prishjes së pompave të karburanteve dhe shitja për 3 tre ditë pa lëshimin e kuponave fiskalë.

Më parë, grosistëve dhe shitësve me pakicë i jepej një afat 3-ditor që të shisnin karburant pa lëshuar kupon tatimor, në rast se i prishej kasa.

Pas tre ditësh, me rregullimin e kasës, duhet të hidheshin të dhënat në sistem.

Në rast se difekti nuk rregullohej brenda tre ditësh, ndalohej shitja e karburantit”, thuhet në Ministrisë së Financave

Sipas Ministrisë së Financave, praktika e ndjekur më parë, duke i lënë 3 ditë kohë sillte abuzime nga ana e tregtarëve:

“Kjo dispozitë është keqpërdorur dhe abuzuar nga grosistët, të cilët shisnin shpesh 3 ditë pa lëshuar kupon, nën justifikimin e prishjes së kasës.Më datë 29 prill, Këshilli i Ministrave e ndryshoi këtë pikë duke hequr “3 ditëshin“.

Në rast se prishet kasa, ndalohet shitja e karburantit. Konkretisht: Kur dispenseri ose pajisja fiskale difektohet dhe del nga regjimi automatik, dispenseri nuk mund të punojë dhe subjekti nuk mund të shesë pa kupon tatimor deri në momentin e asistimit nga shoqëria e autorizuar që ky subjekt ka një kontratë mirëmbajtje.Koha e gjatë për 72 orë deri në momentin e rregullimit të pajisjes fiskale jepte shkas për abuzim, duke tregtuar karburant pa kupon tatimor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Bledar Lumani May 13, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Plaku i mocem says:
    May 13, 2015 at 12:42 pm

    Po shyqyr,qe me ne fund ju bindet llogjikes,dhe jo sofizmave te hajduteve! Llogjika eshte kjo:Je ne rregull me ligjin,puno shit karburant,nuk je ne rregull me ligjin-stop,nuk shet dot,nuk punon,rregullohu me ate qe thot ligji-vazhdo punen.
    Kjo te detyron Ty si subjekt,qe te interesohesh Ti per Kasen tende,kasa qe te sherben Ty,qe ajo te mos kete difekt,dhe aq me pak “auto-difekt”(dmth,”prishet” vet….).Nuk ka defekt teknik pa shkak,shkaku eshte me teper subjektiv.Ai qe ka prodhuar Kasat ka bere gjithcka qe ato te mos “prishen” vete.Pike

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?