Partia Demokratike dhe të zgjedhurit e saj vendorë, kryetarë komunash apo bashkish, do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ndarjen e re territoriale, nëse ajo do të miratohet nga Kuvendi.
Në një kohë kur tashmë është përcaktuar data 31 Korrik, si dita kur do të votohet reforma territoriale që ndan vendin në 61 njësi vendore, demokratët shpresojnë në mosarritjen e numrit 84 të votave nga mazhoranca për miratimin e dokumentit. Kontestimet nga disa prej deputetëve të majtë duket se janë shpresa e vetme e opozitës për mosmiratimin e hartës së re territoriale.
Në anën tjetër, mësohet se Partia Demokratike ka nisur negocimet me deputetët e PDIU-së për të mos qenë të pranishëm në këtë seancë, ndërsa nga kontaktimet është përjashtuar kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi.
Nëse ligji do të miratohet javën e ardhshme nga Kuvendi, ai i kalon për dekretim Presidentit të Republikës, çka është një tjetër mundësi për të fituar kohë nga opozita në përgatitjen e saj për të kundërshtuar këtë reformë. Me shumë gjasa, Kreu i Shtetit pritet të rikthejë për shqyrtim në Kuvendin draftin, çka do të bëjë që Kuvendi duhet të rishprehet sërish me votë për dekretin e Presidentit, gjë që do të mund të bëhet vetëm në shtator, me nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Paralelisht me këtë, PD po përgatitet t’i drejtohet Kushtetueses me një kërkesë për shfuqizimin e ligjit të cilin e konsideron në kundërshtim me Kushtetutën. Referuar shkrirjes së shumë njësive të qeverisjes vendore, komunave, nga ndarja e re, demokratët i referohen Kushtetutës në nenin 108 pika 3, e cila përcakton se “Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore dhe si njësi të qeverisjes vendore kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisëse vendore…”.
Kushtetueses gjithashtu pritet t’u drejtohen edhe shoqata e kryekomunarëve dhe ajo e kryetarëve të bashkive, si dhe ajo e qarqeve, të cilat drejtohen nga përfaqësues të Partisë Demokratike dhe gjatë gjithë procesit të diskutimit dhe debatit mbi reformën territoriale kanë shfaqur kundërshtimet e tyre, por pa u bërë pjesë e procesit.
Burime nga PD gjithashtu konfirmojnë se degët e PD në rrethe në bazë të një udhëzimi të selisë qendrore, si dhe deputetët sipas qarqeve, do të organizojnë protesta për të kundërshtuar hartën e re territoriale. Mësohet se mbështetësit e opozitës dhe ligjvënësit e kësaj partie do të përdorin çdo mjet demokrat për të shfaqur kundërshtimet e tyre, sikundër një ftesë i është drejtuar edhe të zgjedhurve të tjerë vendor, të cilët kanë shfaqur apo kanë kundërshti mbi ndarjen e re. /TEMA
Mos pyesni per protestat qe po organizon krimineli Berisha,ai ate pune ka qe Shqiperia te mos behet kurre,se keshtu ka mare urdher nga Serbet,por me vjen keq se si hyne ne zgjedhen e ketij krimineli deputet socialiste si Doshi ,etj por me shume me vjen per Pjerin Ndreun se e njoh si njeri te ndershem dhe te beses,ne qoftese ja ka dhene besen e malsorit kriminelit Berishe ta mbaj ,por te dali hapur qe une jam malsor dhe do ja mbaj besen atij,dhe ne fund mendoni per popullin socialist qe per me shume se 23 vjet ka vuajtur nga ky kriminel e po vuan akoma se dihet qe ka ne dore gjykatesit e prokuroret ,populli e dha voten per te larguar po keta kriminel,ejo per ti mbrojtur ,mos u beni qe te shaheni nga socialistet
Po ky Idrizi i PDIU sikur eshte deputet i PD me duket ? U prish dynjaja PD eshte kunder PD….
Po ça PD thoni ju o Dita , ate po e pengojne vete socialistet e tipti Cara , Frroku e ca injorant te tjere qe kane tete klase shkolle .
-Frroku flet perçart dhe as vete nuk e dine se ç’kerkon .
-Cara do Kryevidhin ose me mire me thene do plazhin e spillese duke u mbeshtetur ne nje arsyetim idiot , gjoja Kryevidhi ka qene me kavajen dhe i eshte hequr . Le te argumentoje z.Cara qe kryevidhi ka qene sikur edhe nje dite te vetme me Kavajen ketu e 100 vjet dhe le ta gezoje , por ky eshte aq idot sa as edhe argumenta nuk ka.
-Pjerin Ndreu del me teorine se votuesve te zones se tij ju thone “malok”
-z.Doshi e ka me Tahirin se kerkon ndonje komisar..etj.
Te gjithe keta deputet , thjeshte bejne presion per qellime meskine .
A mendoni se jane justifikime keto per deputetet ne fjale? A mendoni se po pengon PD-ja ?
Eshte me se e qarte qe kjo parti duhet te trajtohet ANTISHQIPTARE dhe duhet nxjere jashteligjit
kur themi PD nenkuptojme antishqiptarizem
kur themi antishqiptarizem nenkuptojme PD
PD dhe antishqiptarizem qe Saliu i formoi