Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Nderim për sharjen…(Pj. II)
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Vargje > Nderim për sharjen…(Pj. II)
Vargje

Nderim për sharjen…(Pj. II)

Ornela
Published September 29, 2017
Share
SHARE

(E shkruar para dhjetë vjetësh – pjesa e dytë)

 

Të shan plaku dhe i riu,

të shan jevgu-arixhiu,

të shajnë si ua do bytha,

për të gjithë e për të gjitha!

 

Të shan burri-çilimiu,

dhe i bardhi-dhe i ziu,

të shan vëllai edhe gruaja,

le pastaj gojët e huaja!

 

Pas vdekjes të sharat s’sosin,

ne nga varri të zhvarrosim,

e ç’të themi-ç’të llafosim,

me të shara të vulosim!

 

Shan i pari i qeverisë,

gjer me librin e shtëpisë,

shan dhe llumi i miletit,

porsi Kryetari i Shtetit!

 

Shan Edvini dhe Saliu,

shan i bardhi dhe i ziu,

shan i ligu dhe i miri,

domosdo shan dhe Iliri!

 

Shan Erioni dhe Kodheli,

ndonjëherë shan dhe Xhuveli,

vetëm Fatosi nuk shante,

kishte sjellje elegante!

 

Atë Xhuvelin-medet,

e shava sa për njëmijë vjet,

po tani s’e di as vetë,

ç’pata me Xhuven e shkretë?!

 

Dhe unë jam nga Albania,

më ka zënë epidemia,

që ka zënë dhe të tjerët,

dymijë vite dhe më herët!

 

Shaj ballistët-shaj zogistët,

demokratët-socialistët,

shaj e kush të shajé më parë,

të mundur dhe fitimtarë!

 

Vijnë të sharat-o lum miku,

breshëri automatiku,

i dëgjon e ti do xhani,

si tërmeti-si cunami!

 

O le-le e o bo-bo,

thonë kush të shan të do,

po kur të shajnë kaq shumë,

ndryshe duhet parë kjo punë!

 

Në kafe e në pazare,

shahet çdo gjë shqipëtare,

Bota thotë: “Kokën të hanë,

ishin dhe mbetën çobanë!”

 

Të thotë tjetri sa vë këmbën:

“Si je a të qifshna nënën!”,

vlonjatët fare e vdesin,

me motër të përshëndesin!

 

Po të ishte tullë e shara,

do ngrinim mijëra kalara,

kalara më të mëdhaja,

dhe nga malet Himalaja!

 

Unë kaq e kisha hapin,

kush s’më shan-më rroftë trapin,

të na vejë puna mbarë,

asgjë s’bëhet pa u sharë!

 

Raca ime e çkëlqyer,

veten vetë e ke dhier,

e ke dhier-moj e gjorë,

ndaj s’të zë njeri me dorë!

A. Duka

Ornela September 29, 2017
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • BUBA says:
    September 29, 2017 at 1:34 pm

    Je I MADHI Arben Duka
    Je Gjirokastrit ,s’je nga Puka
    Me keto vargje te goditura
    I vulose te Skalitura
    Cdo njeri shahet ne Bote
    Kur s’ke mend,kur s’je I plot
    Por te gjithe le te shajne
    TY bolet do te shajne
    Ti je POET I Shqiperise
    Je Biri I Laberise
    TY populli do te kujtoj
    Brez pas brezi, sa te rroj
    Laberia Jon e MADHE
    Limdi Djem, nuk lindi hale
    Lindi Poet e Politikan
    Kur ju desh Ketij Vatan.

    Reply
  • Vladimir says:
    September 30, 2017 at 6:58 pm

    Nuk ka fjal me te mira qe na prshtaten te lumt dora ( kush do qe e shkrojti)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?