Një person ka humbur jetën paraditen e sotme në ambientet e paraburgimit të komisariatit të Kukësit. Viktima është Medi Gjuni 49-vjeç.
Sipas drejtorisë së policisë së Kukësit, Gjuni u dërgua në spital se nuk ishte ndjerë mirë, pasi vuante nga epilepsia, ku ndërroi edhe jetë. 49-vjeçari ishte arrestuar në ditën e parë të Vitit të Ri për dhunë në familje pas denoncimit nga bashkëshortja.
Kjo ishte hera e dytë që Medi Gjuni arrestohej për dhunë në familje, pasi herën e parë ishte arrestuar në datë 28 gusht 2016 po për dhunë ndaj gruas.
E ndërsa trupi është transportuar për autopsi, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.
o.j/dita