Pas publikimit nga media të pamjeve nga shtesa e 4 dhomave pa leje që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë në apartamentin e tij në katin e 12-të që gjendet në rrugën “Dervish Hima”, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur verifikimin në terren.
Inspektorë të IMT-së janë paraqitur gjatë ditës së sotme në apartamentin në pronësi të kreut të opozitës, Lulzim Basha për të bërë verifikimet e nevojshme nëse gjendja aktuale e tij është në përputhje me dokumentacionin dhe planimetrinë mbi të cilin është dhënë leja e ndërtimit të pallatit.
Por ndonëse kreu i PD-së hodhi poshtë si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, duke pretenduar se leja që i ka dhënë vetes në kushtet e konfliktit të pastër të interesit nuk është zbatuar, ai nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së që të bëjnë detyrën e tyre që u ngarkon ligji për të bërë verifikimin përkatës.
Ndaj i gjendur në këto kushte IMT-ja i ka dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një shkresë zyrtare ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes së vet gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Specialistët e IMT-së kanë kontaktuar në hyrje të apartamentit një nga bodyguardët e Bashës, i cili ka marrë në dorëzim edhe njoftimin zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar.
“Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), Bashkia Tiranë bazuar në kompetencat e ngarkuara nga ligji, si dhe referuar indicieve dhe ankesave të depozituara dhe administruara nga IMT, Bashkia Tiranë, lidhur me apartamentin e ndodhur në adresën Rr. “Dervish Hima” dhe “Skerdilajd Llagami”, Kulla 2, Kati 11/12 i banimit, për shkak të mungesës së aksesit në ambientin e sipërpërmendur, lutemi që brenda afatit 5 ditor të dorëzoni pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, dokumentacionin tekniko-ligjor në lidhje me apartamentin në pronësinë tuaj”, thuhet në shkresën që IMT-ja i drejton Bashës dhe bashkëshortes së tij, Aurela Isufi.
Në banesën e tij pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit “Qemal Stafa”, kreu i PD-së ka bërë 4 dhoma shtesë të ndara në katër këndet e katit të fundit ku banon. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahët e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.
v.l/ Dita
Lereni te ziun lul se vetem nje dhome e guzhine ka qe ja falur vjhri qe ne kohen e Enverit! C’do te bejme pa shefin e opozites? Po Saliu a do te gjeje nje tjeter?
Bravo kruebabalokrati je shembull frymezimi per te gjithe shkelesit vjedhesit djegesit shkaterruesit dhe pushtuesit e pronave!
Rrofte Partia Debilokratike me ty ne krye Lulegomari!
Po te ishte PD ne.pushtet dhe.Edi ne vendin e Lulit.Do ta kishin futur ne makinen e betonit Edin.Ky ju ben temena.Qe te jesh Kryeminister duhet te kesh pagure te forta jo llape te forte ose te dyja si Ai nga Mallakastra.