Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ndjekja e doktoraturës “kushtëzohet” nga nota mesatare
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Ndjekja e doktoraturës “kushtëzohet” nga nota mesatare
Lajm i fundit cicerr

Ndjekja e doktoraturës “kushtëzohet” nga nota mesatare

anazapta
Published November 10, 2013
Share
SHARE

Përzgjedhja e kandidatëve që do të pranohen në programet e doktoraturës edhe për vitin akademik 2013-2014, do të ndalet tek kriteri i mesatares. Kjo pasi numri i kuotave që miratohen për këto programe studimi është shumë herë më i ulët se sa fluksi i kërkesave që regjistrohen pranë departamenteve përkatëse në fakultete. Megjithatë, drejtuesit e Universitetit të Tiranës bëjnë me dije se për te selektuar prurjet më cilësore, është menduar që krahas notës mesatare në pranimet e reja të këtij viti të përdoren edhe një sërë kriteresh të tjera që kanë të bëjnë kryesisht, me përfshirjen e aplikuesve në botimet me karakter shkencor e profesional, ecurinë e tyre në eksperiencat e punës, si dhe do të kërkohet edhe pjesëmarrja në aktivitete akademike. Numri dy, i Universitetit të Tiranës Ervin Demo bën me dije se tashmë fakultetet në bazë të kapaciteteve që kanë po detajojnë propozimet për kuotat e mundëshme në programet e doktoraturës, të cilat gjatë javës që vjen do t’i paraqiten për miratim Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. “Ne jemi në fazën përmbyllëse të grumbullimit të propozimeve që vijnë nga fakultetet. Brenda javës që vjen ne do të kemi tabelën përfundimtare me propozimet që kanë bërë fakultetet dhe më pas këto propozime do i përcillen ministrisë së arsimit, në mënyrë që të nidqen procedurat e tjera me vendim të këshillit të ministrave. Kriterer sigurisht që do jenë prezente, kriteret përcaktohen nga departamentet përkatëse, por një kriter është mesatarja minimale është mesatarja 8″, shprehet zëvendësrektori i UT-së Ervin Demo. Tarifat e studimeve në programet e doktoraturës pritet të mos kenë ndryshime nga ato të aplikuara gjatë viteve të shkuara. Ndërkohë që nuk dihet ende nëse Ministria e Arsimit do të aprovojë të njëjtat kritere, si dhe në vitet e shkuara lidhur me kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për të vijuar këtë cikël studimesh.

 

anazapta November 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?