Presidenti i RTV Ora News dhe Channel One, Ylli Ndroqi, ka marrë dje titullin akademik Doktor “Honoris Causa” në Menaxhim Biznesi dhe Media nga Universiteti Konstandin në Romë.
Titulli i akorduar nga Senati Akademik i Universitetit iu dorëzua investitorit shqiptar në media në një ceremoni të zhvilluar në Romë, ceremonia e rastit u drejtua nga doktor Siriano Silvestre, i cili tha se kandidatët për këtë vlerësim të rëndësishëm janë përzgjedhur nga Dhomat më të rëndësishme të Tregtisë. Silvestre shtoi se kandidatët, që përzgjidhen nga fusha të ndryshme vëzhgohen për një periudhë 2 vjeçare për të parë ecurinë e veprimtarisë së tyre. Ai shtoi se z. Ndroqi e meriton këtë çmim si njeri suksesi që ka bërë shumë për median e vendit të tij. Simbolikisht Ndroqi e mori titullin nga princi i Malit të Zi, Stefan.
“Presidenti i RTV Ora News, bëhet shqiptari i parë që vlerësohet me një titull kaq të rëndësishëm. Kjo traditë ka nisur më 30 nëntor të vitit 1966 dhe me këtë çmim janë vlerësuar personalitete nga vende të ndryshme të botës, për kontribute në fushat e tyre të veprimit. Ky Universitet nga më të hershmit me një të kaluar brilante, sot është në thelb një institucion nderi. Ceremonia e ndarjes së çmimeve bëhet me pjesëmarrjen e gjerë të publikut dhe në Kishën e Shenjtë të Perandoreshës Teodora – thuhet në një njoftim për shtyp lidhur me ceremoninë e çmimit.
O kafshe ngrihuni dhe bjeruni, ngrihuni dhe i zgjoni, ngrihuni dhe mesoni se edhe ne Romen e Lashte paskan mbetur ende njerez qe u shperndajne tituj dhe grada banoreve te cmendur dhe pa pike dinjiteti te Provincave. Iliria ish province e perendorise romake. Yll nga Ndroqi – gazi i shqiperise, dhe krenaria e gazetarise se Ora News alias TVSH. Gazetare te pavarur ne vartesine e tyre te hallatet e Ylli Ndoqit. Ky komb nuk meriton te ekzistoje.
hahaahaaahahhahahhaaahahahahahahahhahhaahhhahahhaahahahahahhahahahahahahahahahahahha!……….hahahahahahahahahahahahaahhahhaahahahahhha….
O ç’u gajasem!!! Se ç’me kujton ata drejtuesit e firmave piramidale ky njeriu te para 97-tes!