Letër e nënshkruar
Guri Shyti
Në radhë të parë u shpreh ngushëllimet e mia më të përshpirtshme familjarëve të deputetit të ndjerë Olldashi.
Të dashur lexues! Një fjalë e urtë popullore thotë: “Miku njihet në ditë të vështirë”. Vdekja aksidentale e deputetit Olldashi, ndonëse, në një veprimtari, në pamje të parë, jo aq domethënëse, siç është sjellja e qeverisë në një vdekje, duhet të na bëjë të reflektojmë, të shikojmë përtej saj, dhe të krahasojmë mënyrën e qeverisjes së qeverisë Rama me atë të qeverisë Berisha. Siç u pa dhe u vlerësua lart nga të gjithë, të majtë e të djathtë, në rastin e vdekjes aksidentale të deputetit Olldashi, qeveria mori disa masa nderuese për kujtimin e deputetit dhe për kënaqësinë e familjes së tij të goditur nga dhembja e madhe. Shpalli ditë zie 21 nëntorin, arkëmorti u vendos për homazhe në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri, megjithëse ndodhej në një vizitë zyrtare shumë të rëndësishme, në një shtet të madh siç ishte Anglia, në shenjë nderimi për të vdekurin dhe respekti për familjarët, e ndërpreu vizitën, u kthye urgjentisht në Tiranë dhe shkoi e bëri homazhet e rastit pranë arkëmortit të kundërshtarit të tij politik, i cili vetëm disa ditë më parë e kishte fyer në sallën e kuvendit. Pra iu gjend familjes në ditën e tyre të vështirë.
Le të shohim tani anën tjetër të medaljes. Para disa vjetësh, të gjithëve na kujtohet se u vra deputeti socialist, Xhindi. A mban mend ndokush që qeveria e asaj kohe të ndërmerrte ndonjë veprimtari në nderim të atij pjesëtari të forumit ligjvënës të Shqipërisë? A u shpall ditë zie? A u vendos arkëmorti në sallën e kuvendit? A e mori mundimin kryeministri Berisha të shkonte të ngushëllonte familjarët e të ndjerit, megjithëse ndodhej ulur në kolltukun e tij kryeministror e jo diku larg? Asgjë nga të gjitha këto. Madje nuk nxiti asnjë hap për zbulimin e vrasësve të deputetit. Pse nuk bëri asgjë? Pse nuk iu gjend edhe Berisha familjes Xhindi në ditën e tyre të vështirë? Pa dashur të hyj në analiza më të hollësishme për mungesë vendi, mund të them vetëm sepse S. Berisha, kundërshtarët e tij politikë i ka parë, i sheh dhe do t’i shohë, sa të jetë në politikë, si armiq e jo si kundërshtarë, sepse në veprimtarinë e tij politike ai udhëhiqet nga koncepte tribale.
Nuk thonë kot se njerëzit e mëdhenj dallohen edhe në veprime, në dukje, të vogla.
Flm z,kryeminister !
Jemi njerez. Na ngushllon fjala dhe veprimi shoqeror ne rraste vdekje . Ngushllime per familjen , qe humbi njeriun e dashur !
Per ceshtjet e tjera jam I nje mendje me z. Shyti . Qendrimi I mazhorances ishte I tejkaluar . Kjo tregon se Saliu punon me orar te plote , duke nxitur dhe organet e larta te gabojne . !40 dite zije I kemi te sigurta , po qe se do vdesin te tere deputete Brenda 4 vitesh . Kjo nuk eshte cudi te ndodhi . Xhindi u varros , po thuaj ilegalisht . Kush I dha keto mendje ? Do thoni Ju Saliu nuk e donte Olldashin dhe jane hedhur hamendesime , per aksidentin . Te tera qendrojne , kur kemi parasysh , qe Ai punon me orar te plote dhe di te beje vetem pune te mbrapshta , sepse mjekesine e abandonoi , politiken e ka harruar , kur e filloi . I.Foto
Si mund te nderonte Sali Berisha deputetin Fatmir Xhindi, kur ishte kreu i grupit vrases bashke me Sokol Oldashin?!
G.Shyti: Te ndrosh te vdekurit tregon kulture po eshte e detyre.Dihet se po nderove te nderojn.Njerzve publik normaisht se u behet ma shume.Po edhe kta nuk jan nje dhoj.I ndieri Xhindi per 2 ose tre mandate nuk ju ka ndier zeri vetem nje here,bile vetem kur ka vdedur njerzit kane thene se deputet paska qene.As une nuk isha dakort me vendimin politik per tu dukur te Rames.Nuk eshte nje dhoj si nje varrim ne fshat si nje varrim ne kryeqytet kjo dihet.Pse nuk kerkuan shoket e grupit parlamentare qe ti behej dicka ma e madhe ceromonia e varrimit.Apo keni mbetur takuat e per cdo gje thuani fajin e ka Berisha.Per te zbardhur vrasjen e deputetit Xhindi shoket e tij jan ne pushtet dhe ta zbulojn ne se done,po nuk mendoj se do ndodhe se mos ka pasur gja konkurim per ate detyre.
@mark uk
o mark nje njeri me llogjike normale nuk e mbron Saliun. Saliu eshte kriminel. Sa te paguan o zoteri qe ne cdo artikull jep mendimin tend te ndritur. Nqs. te paguan mire vazhdo , se te pakten nje pike nga paraja qe ka vjedhur, e ha nje nga ppulli, por nqs. e ben nga dashuria per Saliun hiq dore o burre se e qelbe fare. Une ne vendin tend ne kete kohe te lire qe ke, do mesoja njecik shqipen, se me thene te drejten je shume dobet, po qe se shqipja eshte gjuha e nenes tende, qe e ke mesuar qe ne djep.