Për ish-Presidentin e Republikës, Bujar Nishani ndryshimet në qeveri nuk lidhet me ndryshimin e emrave të ministrave. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, me gazetaren Beti Njuma, ish-kreu i shtetit tha se modeli i qeverisjes nga Rama ka dështuar.
Bujar Nishani: Për mua nuk ka rëndësi kush është një emër, apo emri tjetër. Realisht ne duhet të fokusoheshim tek cilësia e çdo emri, tek përmbajtja e secilit prej ministrave për të projektuar të ardhmen e sektorit ku ministri merr përsipër të zgjidhe situatën dhe të adresojë problematikat sipas fushës specifike. Ne nuk jemi në këtë situatë, ne jemi në një situatë ku gati gati po bëhet e parëndësishme se kush është emri i ministrit
Së pari nga pikëpamja politike duket sikur mazhoranca është në një traumë totale politikë. Nëse do të kishim një analizë të situatës dhe do të merrnin për bazë njërin fakt, që është më evident se të tjerët. Pas një viti të krijimit të kësaj qeverie të rrëzohet 70% e qeverisë do të thotë që ka dështuar modeli qeverisës. Ne nuk mund të lemë pa marrë në konsideratë faktin që nuk është një vit, por është në vitin e 6 të saj dhe janë të gjitha dështimet e këtij rrugëtimi 6-vjeçar. Përgjegjës është kryeministri, i cili jo vetëm ka marrë përsipër të krijojë formalisht një qeveri, jo vetëm të implementojë një program teorik, por ka përgjegjësi për secilin element të jetës së qytetarëve. Është një rast i veçantë në historinë e Shqipërisë që ka 20 vite pa ndërprerje në pushtet.
Sipas Nishani, ministrat e rinj janë të pafajshëm, pasi ata thjesht kanë zbatuar një kapriço politike.
Bujar Nishani: Ata janë të pafajshëm. Ata janë urdhëruar të shkojnë aty dhe kanë zbatuar një urdhër politik, kanë zbatuar një kapriço politike. Unë nuk do të merrem me analizën e personalitetit të tyre individual. E gjithë kjo qeveri si model është dështuar dhe duhet të largohet sa më parë. Bushati ishte pjesë e një dështimi të madh dhe nuk ka asnjë problem që ka ikur Bushati. Kemi dështuar dy herë të marrim hapjen e negociatave me BE.
Sipas Nishanit ajo që bëri Rama me ministrat ishte për ti ikur dhënies llogari qytetarëve.
Bujar Nishani: Një kryeministër që e le qeverinë një muaj të varur. I bën 3-4 ditë para festave bën fakt të kryer largimin dhe emërimin e ministrave të rinj pa akt zyrtar. Unë mendoj që sjellja dhe kultura e përgjithshme e kësaj sjellje e kryeministrit aktual, i cili udhëhiqet jo vetëm nga batutat, por edhe sajimet e çastit për të ikur thelbit të problematikave. Në fund të vitit çdo kryeministër bën bilancin dhe duhet të thotë kush kanë qenë detyrat dhe arritjet. Kryeministri sot nuk kishte asgjë çfarë t’i thoshte qytetarëve. E vetmja gjë që do ti thoshte qytetarëve ishte protesta e studentëve që e ka traumatizuar kryeministrin dhe qeverinë dhe sajoi shkarkimin e ministrave. Pra e krijoi një lajm për të ikur dhënies llogari tek qytetarët. Në vend që kryeministri ti tregojë qytetarëve se çfarë dinamike do të ketë politika jonë e jashtëm ne raport me integrimin evropian, kush do të jetë muaji që do të raportojmë kriteret e realizuara, flet për librat që ka lexuar ministri.
Ish-Presidenti Nishani duke folur për protestën e studentëve, tha se kjo është një protestë që do të sjellë një ndryshim politik në Shqipëri.
v.l/ Dita
Po ik o ik o Jari edhe ti hale si te tjeret je ,ngele duke dhen mendime ,parashikime e filozofira te kota ,ti nuk ke mendim e as ambicie se kur ishe (president )u kenaq Sala duke komanduar si president .
Modeli I qeverisjes deshton nese kemi stanacion apo rrtitje shume e vogel e saj.Si ne cdo vend te botes efekti qeverites (I mire apo I keq) ka treguesin kryesor e kjo quhet treguesi I rritjes ekonomike.I qarte ish presidenti Nishani.Te tjerat jane politik
Po c’thua keshtu mo kapter qe rastesisht u bere minister dhe president