Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ndryshimet në qeveri, PD mbështet Metën. Shehu, kundër pasuesit të Bushatit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Ndryshimet në qeveri, PD mbështet Metën. Shehu, kundër pasuesit të Bushatit
Lajmi i funditPolitike

Ndryshimet në qeveri, PD mbështet Metën. Shehu, kundër pasuesit të Bushatit

DITA Online
Published January 8, 2019
Share
SHARE

Demokratët i japin të drejtë presidentit, i cili nuk ka dekretuar më shumë se gjysmën e propozimeve që kryeministri i dërgoi për rifreskimin e qeverisë me ministra të rinj.

“Asnjë nga ministrat e rinj nuk duhet dekretuar. Kjo qeveri është qeveri në ikje, pa fizionomi, e dështuar dhe shënon mbylljen e kapitullit të Rilindjes”, tha Tritan Shehu.

Ish-ministri i Jashtëm demokrat, Tritan Shehu thotë se Ilir Meta po luan rolin që i cakton Kushtetuta, ndërsa shton se refuzimi i tij do të ishte i bazuar për shefin e ri të diplomacisë shqipare, për shkak të qëndrimeve të rrezikshme në raport me politikën e Jashtme të Shqipërisë.

“Unë jam ai që kam kërkuar shkarkimin e Bushatit, por kandidatura e sjellë për ministër të Jashtëm nuk përmbush kriteret që duhet të ketë ministri i Jashtëm, e krijon paqartësi për politikën e Jashtme shqiptare, hap probleme me aleatët tanë dhe është kandidaturë që është shprehur për një proces të rrezikshëm, siç është ai për copëtimin e Kosovës, duke marrë në mbrojtje teorinë e Beogradit”, tha Tritan Shehu.

Demokratët janë indiferentë ndaj faktit se, me ndryshimet e fundit, kabineti “Rama” po merr pamjen e një qeverie teknike, për sa kohë – thonë ata, – kryeministri është politik.

“Ne si opozitë jemi indiferentë, sepse si të parët, si të dytët janë të dështuar. Por e dyta më e dështuar dhe tregon paaftësinë e qeverisë së kryeministrit. Ndaj e thashë se këto ndryshime vulosin idenë që kjo është qeveri në ikje shpejt, në shkërmoqje”, tha Tritan Shehu.

Presidenti Meta mësohet se ka nisur një proces verifikimesh për 5 ministra, përfshi të Jashtmin, ndërsa më 12 janar skadon koha që i njeh Kushtetuta për të thënë fjalën e tij.

v.l/ Dita

DITA Online January 8, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • Mendimi jo profesionist says:
    January 8, 2019 at 10:06 pm

    Dritani i di mire gjerat se”Eshte diplomat kar jere”P.D. po ben opoziten si duhet,duke perkrahur presidentin skraparlli
    “Halli madh me skrapallinjte,mund te hash dhe ndonje dru,dy ministra le te rine pa le te jene dhe pa tru.

    Reply
    • Ani says:
      January 9, 2019 at 10:06 am

      Harrun me te pyt ty o koqe kanari qe ke pseudonimin Mendim jo Profesionist o loqe ca do ti tna ven kte zgjepsin 27 vjec kosovar minister te Jashtem te Shqiperis o byth qir

      Reply
  • Kris 1 says:
    January 9, 2019 at 3:59 am

    Nje anije e kalbur nuk lundron se i ndrove velat

    Reply
  • Jimi says:
    January 9, 2019 at 12:32 pm

    Po ti more gagac harrove, qe nga mjek u bere minister i jashtem!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?