Ajo është ndër këngëtaret më të dashura për zërin e ngrohtë dhe shfaqjet ndryshe në çdo paraqitje skenike. Por kohët e fundit, stili mashkullor dhe përkushtimi i tepruar pas dietës dhe palestrës nuk po u pëlqen shumë fansave të Dafina Zeqirit. Modeli i fundit i flokëve, një stil mashkullor, është komentuar gjatë nga adhuruesit e saj që nuk e kanë gjetur me vend një ndryshim kaq drastik. Madje ka pasur edhe nga ata që e kanë quajtur një Justin Bieber me makiazh. Gjithashtu, edhe fotot e postuara në profilin e saj në Tuiter, ku Dafina duket që ka humbur shumë kile, janë kritikuar. Adhuruesit mesa duket kërkojnë sërish Dafinën në versionin femëror dhe pak më e mbushur. Sa për muzikën, ajo di të surprizojë gjithmonë!