Ndryshimi i parė ka tė bėjė me pėrfshirjen si rrethanė rėnduese tė njė krimi edhe motivimin pėr shkak tė orientimit seksual. Ndryshimi i dytė ka tė bėjė me pėrfshirjen nė Kodin penal tė konceptit tė krimeve ndaj LGBT pėrmes teknologjisė sė informacionit.
Cfarė parashikojnė pėr LGBT ndryshimet e fundit nė Kodin penal qė u votuan edhe nga maxhoranca edhe nga opozita nė seancėn e datės 2 maj? Ndryshimi i parė ka tė bėjė me pėrfshirjen si rrethanė rėnduese tė njė krimi edhe motivimin pėr shkak tė orientimit seksual dhe identitetit gjinor (pra mbron mė shumė edhe komunitetin transgjinor). Ky ndryshim ndodhi nė nenin 50 tė Kodit Penal: Shkronja “j” ndryshohet si mė poshtė vijon: “j) kur vepra ėshtė kryer e shtyrė nga motive qė kanė tė bėjnė me gjininė, racėn, ngjyrėn, etninė, gjuhėn, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen shėndetėsore, predispozicione gjenetike, ose aftėsinė e kufizuar.”.
E thėnė shkurt nėse njė krim ka ndodhur pėr arsyet e mėsipėrme, pėrfshirė edhe pėr shkak tė orientimit seksual dhe identitetit gjinor, atėherė rrethanat janė rėnduese dhe fajtori dėnohet mė shumė. Madje edhe nė rastet kur ndaj njė fajtori ka rrethana lehtėsuese, nė rast se krimi ėshtė bėrė pėr arsyet e mėsipėrme, ai nuk pėrfiton ulje dėnimi, por pėrkundrazi shtim tė dėnimit.
Ndryshimi i dytė ka tė bėjė me pėrfshirjen nė Kodin penal tė konceptit tė krimeve ndaj LGBT pėrmes teknologjisė sė informacionit. Neni 119/a parashikon njė krim tė ri nė listėn e veprave penale qė ėshtė “shpėrndarja e materialeve raciste, homofobike ose ksenofobike nėpėrmjet sistemeve tė teknologjisė sė informacionit e komunikimit”.
Tashmė, pėr kėtė vepėr penale parashikohet si mė poshtė: “Ofrimi nė publik ose shpėrndarja e qėllimshme publikut, nėpėrmjet sistemeve tė teknologjisė sė informacionit e komunikimit, e materialeve me pėrmbajtje raciste, homofobike ose ksenofobike, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose me burgim deri nė dy vjet.”.
E thėnė shkurt, nė rast tė shpėrndarjes sė qėllimshme nė internet (faqe, rrjete sociale si facebook, etj) apo nė çdo formė tjetėr qė pėrmban teknologjia e informacionit, e materialeve homofobike, do tė quhet vepėr penale qė mund tė dėnohet deri nė 2 vjet heqje lirie.
Reagimi i Avokatit të Popullit
Avokati i Popullit Igli Totozani ka përshëndetur dje miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.7895, datë 27.01.1995 “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
“Aprovimi i ndryshimeve të Kodit Penal kundër homofobisë është një revolucion në legjislacionin shqiptar në qëndrimin ndaj homofobisë. Fryt i bashkëpunimit të Avokatit të Popullit, shoqërisë civile me Ministrinë e Drejtësisë, këto ndryshime e vene Shqipërinë në pararojë të Rajonit në këtë drejtim. Me aprovimin e këtyre ndryshimeve, Shqipëria ka hedhur një hap në rrugën drejt një shoqërie më të drejtë, të barabartë dhe më europiane. Kjo arritje është një kontribut i cmuar, për një mbrojtje më të madhe të dinjitetit njerëzor dhe një Shqipëri më të hapur dhe më europiane. Avokati i Popullit dëshiron të shprehë vlerësim për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe për cdo deputet të tij” – thotë një deklaratë për media e AP-së.
Sot institucioni në fjalë dhe dy organizata LGBT, Aleanca LGBT dhe Pro LGBT do zhvillojne një konferencë të përbashkët për shtyp në sallën e konferencave të Avokatit të Popullit. “Konferenca qe do te zhvillohet ne oren 11.00 do te shpjegoje per koleget e medias te gjitha ndryshimet e fundit te Kodit Penal dhe sidomos aspekte konkrete se si grupe te marxhinalizuara do te mund te perfitojne nga ndryshimet e fundit te Kodit Penal. Ju falenderojme paraprakisht – thuhet në një njoftim për shtyp.
Dicitura e fotos: Ambasadori Amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu, Ambasadori hollandez ne Tirane Hendrik Van Den, Avokati i Popullit Igli Totozani, Zv/ministrja e Punes Filloreta Kodra, etj, gjate celjes se Festivalit te Diversitetit, me rastin e 17 maji dites nderkombetare kunder homofobise dhe transfobise. (LSA)
*************
“Edhe Muzeun Historik do na e perdhosin?”
Nga Vincent W.J. van Gerven Oei dhe Elvis Hoxhaj*
Kohëve të fundit ka pasur një diskutim sidomos për ekspozitën që do shfaqet në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë. Pyetja qe nuk shmangej dot, por qe per fat te keq eshte bere dhe nga disa drejtues te medias, ka qene: Edhe Muzeun Historik do na e “perdhosin”?
Ekspozita “Art. 1” vjen si bashkëpunim i Aleancës Kundër Diskriminimit LGBT dhe The Unstraight Museum në Suedi. Ajo përbëhet nga dy pjesë. E para përmban gjashtë koleksione të ndryshme prej muzeve më të njohur suedezë që adresojnë çështjen e homoseksualitetit në kontekstin e trashëgimisë kulturore kombëtare. E dyta vjen si një përmbledhje objektesh e krijuar nga komuniteti LGBT në Shqipëri dhe një seri fotografish që e tregojnë komunitetin në diversitetin e tij.
Pas katër vitesh në formimin e komunitetit dhe aktivizmit në hapësirën publike kemi filluar, si Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT dhe Pro LGBT, të mendojmë për forma të cilat përfshijnë nivele të tjera të diskutimit të gejve, lezbikeve, biseksualëve dhe transgjinorëve (LGBT) në kontektsin shoqëror shqiptar. Që prej shumë shekujsh arti ka shërbyer si udhë për njerëzit LGBT në shprehjen e ndjenjave dhe mendimeve në një shoqëri që nuk është gjithmonë aq mirëpritëse.
Arti u jep njerëzve kohën për të reflektuar dhe menduar pa ia imponuar publikut një ide apo shprehi të caktuar. Në këtë mënyrë një shfaqje artistike mund të krijojë një hapësirë për diskutim më shumë sesa një faqe nëpër gazeta ose takime me dyer të mbyllura nëpër institucione publike. Për këtë arsye ne besojmë se arti është një formë më gjithëpërfshirëse se forma të tjera debatesh, diskutimesh ose shfaqjesh publike.
Fakti që ekspozita “Art. 1” shfaqet në një institucion publik si Muzeu Historik Kombëtar, jo vetëm tregon se pushteti shqiptar shpreh mbështetjen për pranimin e kulturës së komunitetit LGBT si pjesë përbërëse e shoqërisë shqiptare, por edhe që arti hap një mundësi për adresimin e çeshtjeve sociale siç është përjashtimi dhe diskriminimi të cilat janë të lidhura jo vetëm me komunitetin LGBT por edhe me grupime të tjera shoqërore në Shqipëri. Si rrjedhim shpresojmë se kjo ekspozitë nuk do të krijojë vetëm nuanca të reja në debatin lidhur me homoseksualitetin por edhe me vendin që i takon artit në shoqërinë si e tërë.