Pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se janë miratuar disa ndryshime për kriteret dhe shpërblimet e sportistëve.
Ajo dha lajmin e mirë për sportistët medalistë, që sipas Kushit do të shpërblehen për të gjitha garat, e jo vetëm për 2 gara siç ka qenë më herët.
Ministrja përmendi edhe kampionin e peshëngritjes Briken Calja, i cili do të vlerësohet si të gjithë sportistët e tjerë nëpër botë.
“Kemi lajme të mira për sportistët elitarë, që ngrenë lart flamurin tonë kuqezi në arenën ndërkombëtare. Kemi miratuar disa ndryshime në kriteret dhe shpërblimet për sportistët. Qëllimi është t’i motivojmë sa më shumë e t’i krijojmë mundësi për të ushtruar sportin.
Ndryshimet që bëmë sot janë në përputhje me detyrimet tona qeveritare. masat e shpërblimit janë parashikuar sipas fashave të rezultateve. Në mënyrë të veçantë dua të ndalem te peshëngritja, sepse për herë të parë sportistët medalistë do të shpërblehen për të gjitha garat, sepse me vendimin e mëparshëm ata shpërbleheshin vetëm për 2 garësh.
Sportistët elitarë do të shpërblehen njësoj. Edhe ata sportistë që e kanë përfituar statusin e nivelit të lartë të trajtohen sipas këtij vendimi. Do të thotë që Briken Calja do të vlerësohet si sportistët e tjerë botërorë”, tha Kushi.
o.j/dita
Ktej e tutje dmth….sa mjeshtra qe jeni…..u pika
Sikur të ishte fëmër kampioni Calja do të ishte futur në njësinë elitare të kampioneve të ushtrisë që duam , njësi që në një luftë të ardhme simbas Edi Ramës do të tmerrojnë dhe do të bëjnë rapezalje mbi armikun në fushën e betejës dhe
do ti stërvis ai vetë fëmrat kampione dhe do ti komandoj në veprimet luftarake po vet shoku Edi personalisht. Nuk e di se si vazhdon pregatitja e fëmrave kampione të botës nga Kosova që u përzgjodhën të parat nga strategu ushtarak Edi Rama për njësin e tij elitare të kampioneve që e krijoj i frymzuar nga vizita mbreslënse në menxën e studentëve të Uest Point që lanë pilafin dhe fasulet dhe brohoritën shokun Edi kur u njoftoj që do të kishin një liridalje pa pagesë në fund të javës lajmërim që si rregull e bënte kapteri Xhon Brejv, veteran i luftës në Vjetnam. dhe studentët u emocionuan kur këtë lajmërim u a bëri një kryemistër i nivelit global.
Më vjen keq për Briken Caljen që nuk përfiton, të paktën rrogën që do tu jepte kampioneve të njësitit elitar shoku Edi që ta shfrytzonte për të bër një palestër 5X5 m që të stërvitej lirshëm dhe të nderoj vehten dhe kombin në garat ndërkombëtare se për ushqim ka plot dhe cilsor si mishi i freskët i importuar direkt nga landfillet e mbeturinave të Brazilit dhe “qumshti i freskët i fermerit shqipëtar” të Lufrës që bëhet me qumësht pluhur të skaduar serb që nuk prishet fare duke pritur në dogana tani me Open Ballkanin e shokut Edi.
Nuk e di shoku Edi ka në plan ndonjë Air Albania tjetër që ti çoj sportet me miljonat e hedhura për rilindjen urbane të stadiumeve në maja të pa para sikurse po kontribuon Air Albania.
Mos shoku Edi po ndërton një kazino tjetër te Air Albania për zhvillimin e sportit elitar të lojrave të fatit ku do të stërviten kampion bote në pastrimin e parave?!!
Ja paske thene me pambuk pike cuditese.
Pa u mbledhur Parlamenti,,pa vendim qeverie,nje berber dhish ne Skenderaj te Kucit te Laberise,,mer nga Buxheti i shtetit 180 miljon Euro per te shitur gershere dhe brisqe spitaleve te Shqiperise.
Me 1/200 e kesaj shume,,Briken Calja behej me Palester te pershtatshme per nje kampion bote dhe Medalist Olimpik.
Demo, një korigjim të vogël , nuk i ka mar 150 miljonët berberi i dhive por i ka mar kryebariu i Akademisë së barinjëve të dhive, i nerumi antishqiptar Edi Rama.
Pse budalla është shoku Edi që tu jap miljonat që i ka në dorë ai, kusar kryeministri, mender berberve të dhive që janë gjoja pronarë të konçensioneve dhe PPP-ve?!!