Duke filluar nga data 1 qershor 2016 hyn në fuqi lista e barnave të rimbursueshme 2016 dhe që nga ky moment do të jetë i mundur rimbursimi i barnave për pacientët në nevojë, sipas listës së re të barnave.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se lista e barnave të rimbursueshme për këtë vit përmban 1118 barna alternative tregtare, nga të cilat 539 barna alternativa të para nga 490 që përbënte lista e vitit 2015.
Po ashtu, kjo listë përmban 308 principe aktive nga 280 që përmbante lista e vitit të shkuar.
“Këto barna përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbime si: onkologjik, gastro-hepatologji, pneumologji, reumatologji, infektiv, në terapinë kardiake, parkinson, diabetit, psoriazës, dislipidemisë, si dhe sëmundjeve të gjakut etj.
Përveç shtimit të numrit të barnave në LBR e këtij viti, çmimet e miratuara janë me një ulje prej rreth 6.9 për qind në krahasim me çmimet e aplikuara në LBR e vitit 2015. Ndërkohë, krahas uljes së çmimit të barnave është rritur edhe buxheti i akorduar për shpenzimet e rimbursimit në raport me vitin 2015”, thuhet më tej nga FSDKSH.
por siguri ne furnizimin me ilace,se ka humbur dinjiteti i mjekut,eshte bere matrapaz, te rjep dhe kur je ne onkollogjik e qe jeta eshte ne fund.
betimi i hipokratit u kthye i hipokritit, mashtruesit.
njerezit kane nevoje dhe duhet tu plotesohen, me barna cilesore qe
te bejne mire
jo
qe te mos na bejne mie
dhe aq me keq te na bejne dem…
pensionistet kane nevoje, ata duhet te shikohen, ne rriten ne, femijet tane, dhe emigrimi i la vetem , pa perkrahje, vetem dashurojne me shikim ne skyp…..
e cmallen me nipat e vegjel qe ishin dhe sot kane sternipa………