Fundi i muajit shkurt do të shënojë çeljen e sezonit të radhës për provimin e shtetit në profesionet mjekësore. Ndryshe nga sa ishte parashikuar në mbyllje të muajit shkurt, do të zhvillohen provimet e shtetit për dhënien e licencave të reja në profesionet mjekësore. Ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve bëjnë me dije se është vendosur që testimet për këtë specialitet të zhvillohen në dy faza.
Kjo pasi një pjesë e mjekëve të rinj janë në prag të mbylljes së praktikës profesionale pas të cilës kanë të drejtë që të konkurrojnë për licencën profesionale të specialitetit përkatës.
Ndaj është vendosur që kjo kategori është vendosur që të japë provimin në fazën dytë që do të zhvillohet në fund të muajit të ardhshëm. Në këtë fazë pohohet se numri i pjesëmarrësve do të jetë më i paktë se në të parën. Konkretisht bëhet fjalë për 58 mjekë që do t’i nënshtrohet testimit në këtë fazë, ndërsa në të parën u testuan 147 mjekë të përgjithshëm.
Ndërkohë që pjesë e këtij testimi janë edhe tre specialitet e tjera si logopedia, imazheria dhe teknik laboratori. Ndërsa për specialitet e tjera mjekësore, si” infermieri, mami, fizioterapi etj, provimi i shtetit do të zhvillohet në muajin maj. Gjatë ditëve në vijim Agjencia Kombëtare e Provimeve do të zbardhë listat me emrat e kandidatëve që do të plotësojnë kriteret për të hyrë në provimet e shtetit. Ata që nuk kalojnë dot në testimin e praktikës, nuk do të lejohen të japin provimin e shtetit. Kostoja financiare e hyrjes në provimin e shtetit për një kandidat që e rijep, pëson rritje krahasuar me tarifën që paguajnë kandidatët që testohen për herë të parë.