Tё dashur bashkatdhetarë shqiptarë: Pavarёsia kombёtare nuk ёshtё tjetёr veçse vartёsia univesale e njё kombi me gjithshka qё e rrethon. Nё kёtё kontekst, sa mё tё nxёnё e mё tё vetёdijshёm tё jemi pёr pavarёsinё e identitenin tonё, pёr potencialin universal me tё cilin ndajmё tokën, ajrin, ujin e diellin, pra egzistencёn tonё, aq mё nё harmoni, paqe e pavarёsi do tё mund të bashkёjetojmё e prosperojmё. Pёr tё perceptuar atё çka na rrethon nuk janё tё mjaftueshme dy frёngjitё shqiptare kuq e zi, as firmёtarёt e 1912-ёs e as nacionalistёt e 2012-ёs. Pёrkundrazi, kёta tё fundit janё rrezik real pёr lirinё dhe pavarёsinё tonё. Hapni sytё e veshёt! Mos besoni nё shtihanёt shpёtimtarë qё çirren për vatan e Shqipëri! Kujdes! Nё Evropёn e gjunjёzuar nga kriza morale, politike ekonomike kanё filluar tё krrakavistёn korbat nacionalist ekstremist nazifashist. Sot nё Hungari po pёrpilohen listat e hebrejeve. Nё listat e nacionalnazistёve grekё, tё parёt jemi ne shqiponjat. Jo më pak po ndodh edhe nё shtёpinё tonё. Duhma e keqe e degradimit moral politik e miseria ekonomike nё Shqipёri po ndjell korbat. Mos u hutoni prej tyre!
Email nga adresa: www.xhovalindelia.it