Ditën e djeshme, Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar i cili miratoi unanimisht rezolutën e propozuar dy ditë më parë nga Kryesia e PD kundër lëvizjes dhe veprimeve anti-statutore dhe përçarëse të ndërmarra nga Sali Berisha.
Këshilli Kombëtar konfirmoi unanimisht se lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në sferat e larta është një element kyç për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe integrimin e vendit në BE.
Me votim të fshehtë dhe pasi konstatoi thyerje flagrante statutore dhe ligjore, Këshilli votoi shkarkimin nga funksionet partiake të emrave të propozuara nga Kryesia e Partisë Demokratike.
Pas përfundimit të kësaj mbledhje, burime nga Selia blu bëjnë me dije se kryetari Basha mblodhi edhe grupin parlamentar të Partisë Demokratike.
Në këtë mbledhje, Basha u dha udhëzime deputetëve demokratë që në veçanti t’u gjenden pranë familjeve dhe bizneseve që kanë vuajtur pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit.
Po ashtu mësohet se Basha kërkoi nga deputetët që po kështu aktivitetin parlamentar të javës ta ndërthurin me aktivitetin përgatitor në strukturat e Partisë në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor.
Basha e përcaktoi 18 dhjetorin si një ditë vendimtare për të ardhmen e PD, në të cilën nuk do t’u flasë vetëm demokratëve, por gjithë shqiptarëve, e që do të projektojë modelin e ri të funksionimit dhe të aktivitetit politik të Partisë Demokratike.
Sipas kreut të PD-së, në Kuvendin e 18 dhjetorit do të merren vendime të rëndësishme, të cilat do ta shndërrojnë Partinë Demokratike në një forcë politike moderne, për t’u dhënë shqiptarëve një model qeverisës të shkëputur nga e kaluara dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë.
j.l./ dita
Ne Thiatron tone
dy bole perplasen
njerit sali Skllavatori i thone
tjetri LylFaqeMullaqen !
I shkreti milet c’po heq,
brinjet me dor po mban ,
humori boleve per dreq ,
paska qen fare Nam !
U perpoqen u perlasen ,
te dy na dolen klloqe ,
dy komiket na gajasen ,
ne kerkim te nji Loqe .
Me ne fund edhe Parta Demokratike po riperterihet duke hedhur tej pluhurin komunist. Basha meriton medaljen “Hero i Vititi 2021”!
PD-ja është ndërtuar ideollogjikisht mbi bazë gënjeshtrash dhe jo mbi bazë analize autokritike. Kjo është arsyeja që edhe kjo manovër e PD-së do të dalë pa rezultat. Kjo parti edhe përpara është ndarë e ribashkuar, por nuk ka dhënë rezultat. Ka shumë arsye, por kryesorja është se nuk pranon difektet e saj dhe kërkon që fajin t’ja hedhë kundërshtarit duke gënjyer. Basha thotë se humbja e PD-së në zgjedhjet e 25 Prillit u shkaktuar nga masakra zgjedhore e Ramës!!! Pra fajin e ka Rama që ai i humbi zgjedhjet! Si mund të fitojë zgjedhjet një parti me këtë drejtues që gënjen për çdo gjë?! Po kështu janë edhe të tjerët që kanë bërë shkollën e Berishës. Ju kujtohet Berisha si gënjente kur thoshte se vetëm Gjermania dhe Shqipëria kanë rritjen më të madhe ekonomike! Gënjeshtrat e tyre janë të pafund dhe kjo është arsyeja që neverisin votuesit normalë.
Mendoni se me 18 do jene 5000 delegat ne salle ! Ku do behet ky kuvendi ore !!! Akoma ky Luli po kaq ……
Nuk i njof statutet e partive, (ketyre organizmave ku me se shumti mblidhen gjithfare parazitesh, karrieristesh, spiunesh, bythlepirsish, etj.), por mendoj se nje kuvend partie mblidhet kur ka me vete aprovimin (firmat) e te pakten 51% te anetarve te saj! Keta bashiane me duket se nuk kane as 10% te firmave te te gjithe antarve te PD-s! Dhe, mire se mund te qendrojne ilegalisht ne parlament, po si do ia bejne pas tre vjetesh, kur te vijne zgjedhjet e reja?!.. Pastaj, cfare parashikon Kushtetuta dhe Kodet e ndryshem, kur nje parti ndahet ne dy pjese? Si i behet me fatin e deputetve?