Të paktën 9531 familje në Shqipëri kanë një strehë ku fusin kokën, por në shtëpitë e tyre nuk kanë tualet. As brenda dhe as jashtë. Të dhënat vijnë nga censusi, ku pyetjeve nëse kanë tualet në shtëpi, qoftë brenda apo jashtë, qytetarët i janë përgjigjur negativisht ose duke ngritur supet. Një fakt i tillë lë për të dëshiruar në lidhje me standardet e jetesës në të cilat jetojnë kjo kategori njerëzish. “Sipas të dhënave të mbledhura nga censusi, qarku më problematik është Shkodra, e cila renditet e para në listën e 12 qarqeve që janë bërë pjesë e anketimit. Në këtë qark, plot 2336 familje nuk kanë banja në shtëpitë e tyre. Pjesa më e madhe jetojnë në zonat rurale. Surpriza nga këto të dhëna është qarku i Tiranës, ku 1567 familje gjithashtu nuk kanë tualet në shtëpitë e tyre. Banesa të tilla i gjen jo vetëm në zonat rurale, por edhe brenda qytetit të Tiranës, në periferi. Gjirokastra është qarku që duket se i ka dhënë zgjidhje me kohë këtij problemi, e fundit në listë, ka vetëm 180 familje, të cilat nuk kanë tualet brenda në shtëpitë e tyre”, shkruan sot “Panorama”.
po çe duan tualetin më mirë në natyrë…plehërojnë dhe tokat e lëna djerrë ….jemi apo nuk jemi në demokraci? shqipëria po ndryshon…që nga shkodra gjer në vlorë…s’kemi hale për të dhj..rë, por dy gishta si përherë…