Një 16-vjeçare që u akuzua nga nëna e saj se përdorte drogë, tregoi se ishte e pafajshme në një mënyrë interesante.
Ashley Banks nga Teksas, ka publikuar në “Twitter” debatin që pati me të ëmën në lidhje me disa pilula, që në pamje të parë dukej si drogë.
Ajo ka treguar se “një ditë kërkoi nga e ëma që të shkonte në dhomën e saj dhe t’i merrte llogaritësin”. Por, mamaja sapo hapi dollapin e vajzës gjeti diçka që e shokoi deri në momentin që mësoi të vërtetën.
Sipas “Daily Mail”, në dollap ndodheshin disa pilula të cilat mamaja mendoi se ishin drogë, por në fakt siç edhe vajza e saj ia shpjegoi ato ishin pilula të cilat nëse futeshin në ujë, shpërthenin dhe bëheshin dinozaurë vegjël. Zemërimi i nënës u kthye në humor, kur kuptoi të vërtetën.
ky po që qënka lajm për tu lexuar!!bile duhet futur si lëndë e detyruar në shkolla!!