Infermierja Nazmie Demiri e Qendrës Shëndetësore Labinot-Katund në Elbasan ja ka dalë të shpëtojë në kohë, një nënë të re të bllokuar nga dëbora, e të ndihmojë të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë në ambientet e shtëpisë.
Fillimisht nëna ka pasur dhimbje dhe ndonëse e kuptoi se kishte ardhur ora për të lindur, nuk mund të shkonte në spital për shkak të motit te keq. Familjarët e saj kanë kërkuar tentuar që të lëvizin me automjet, por ishte e pamundur për shkak të ngricës dhe borës në rrugë. Kështu që në ndihmë ka shkuar infermieria e zonës dhe brenda një ore fëmija ka ardhur në jetë.
Familjarët kanë kërkuar ndihmën e shërbimit mjekësor dhe menjëherë një ambulancë është nisur drejt banesës së 25-vjeçares Luljeta Coca. Kur ambulanca mbërrin në banesën e familjes Coca, bebja e seksist mashkull kishte ardhur në jetë. Mësohet se nëna ka lindur pa ndërlikime dhe është transportuar me autoambulancë në maternitetin e Elbasanit, ku aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm. Që të dy gëzojnë shëndet të plotë.
o.j/dita
Vertet sot eshte normale qe nenat duhet ti lindin foshnjat nen asistencen e mjekeve dhe mamive dhe ne kushte optimale! Por kete rast mos e konsideroni cudi, pasi nenat e djeshme shqiptare kane lindur foshnjat e tyre edhe ne ugar duke punuar.Ne fund te fundit lindja eshte bere ne shtepi dhe me asistencen e nje infermjereje. Lindja e foshnjes eshte nje proces natyror dhe eshte kryer edhe kur nuk njihej mjekesia nga shoqeria njerezore.
Jimi. Me pelqen komenti yt. Po sot verehet nje çudi. 95 % e grave lindin me operacion, per nje fenomen natyror sic e trajton edhe ti. Mjeket vampira ta paraqesin gjendjen normale te nenes dhe te foshnjes ne mjaft te rrezikshme dhe te thone se te shpeton vetem operacioni. E gjitha vetem per leke…