Po bëhet i padurueshëm ky ankth i disave. Përfshirë dhe gazetat, që duan të zhbirojnë me padurim si qëndron e vërteta mbi prezencën e supozuar të një pasagjeri në makinën e të ndjerit Sokol Olldashi. A nuk kemi gjëra të tjera me se të merremi? A nuk kemi sadopak mëshirë njerëzore për ata të afërm të Sokolit që lotët nuk u thahen nga kjo humbje kaq tragjike? Si çakenj nëpër çate, lexues që e kanë marrë këtë vdekje si një kronikë rutinore të rradhës, janë vërsulur me hipoteza sa imorale dhe aq perverse. Cilido të ketë qenë skenari i udhëtimit të Olldashit deri në banesën e tij të fundit, asgjë nuk do të ndryshojë në këtë histori. Një person vdiq. Iku. Nuk ka më kthim mbrapa, përveçse në kujtimin që na la, dhe që është unanimisht me superlativa si rrallëherë në të tërë spektrin e politikës shqiptare. Ta lëmë te prehet i qetë. Ta lëmë policinë dhe ekspertët të bëjnë punën e tyre. Të nxjerrin konkluzionet me qetësi dhe pa presion, e t’i bëjnë publike kur t’i kenë të gjitha elementet në dorë. Nuk ka as dhe më të voglën urgjencë. Për ne jeta vazhdon.
Nëse ka mësime për t’u nxjerrë nga kjo vdekje çmendurisht tragjike, ato nuk lidhen me kë ishte apo s’ishte i ndjeri në makinë, por me sigurinë rrugore. Aksidenti, fryt i pakujdesisë, vrau një jetë, por mund të kishte marrë dhe jetë të tjera, brenda apo jashtë makinës. Janë dy mësime që shtypi dhe qeveritarët duhet t’i trumbetojnë me forcë dhe të dëgjohen më shumë se thashethemet. Njerëz:
– vini rripin e sigurimit se ju shpëton jetën.
– jo telefon në timon, se merrni në qafë veten dhe të tjerët.
Në të gjitha vendet perëndimore i mësohet opinionit me reklama sa pedagogjike aq dhe rrënqethëse se celulari në timon ul ndjeshëm mundësinë e reagimit në situata urgjente. Vetëm me 50 km/orë shpejtësi dhe vetëm në një 1 sekondë, një automjet përshkon gati 15 metra. Është kjo sekondë pa vëmendje në telefon në timon, që të merr jetën dhe u merr jetën të tjerëve. Nuk do të doja të isha në vendin e atij me të cilin Olldashi shkëmbeu fjalët e fundit në telefon…
Qeveria duhet ta bëjë ditën e vdekjes së ish-ministrit të Brendshëm e të Transporteve, ditë kombëtare të sigurisë rrugore, në mënyrë që me të rinjtë të paktën, të mësojnë e të mos përsërisin gabimet e më të mëdhenjve. Ky është i vetmi mësim i vlefshëm që duhet të nxjerrim nga kjo vdekje e trishtë. Për ironi të fatit Sokoli iku fare pak ditë kur u kremtua më 17 nëntor dita botërore e përkujtimit të viktimave të trafikut. Vetë Sokoli atje sipër do të jetë më pak i brengosur, të jemi të sigurt, sikur ikja e tij, të shërbejë për të shpëtuar me qindra jetë të tjera. Vetëm në pesë vitet e fundit Shqipëria numëron gati 2 mijë të vdekur në aksidente rrugore dhe 5 mijë të plagosur rëndë. Një bastardi veresie për një popull që ka nevojë të rritet në të gjitha kuptimet e fjalës.
Pas fushatës “Shqipëri e pastërt”, një tjetër fushatë, “Për një Shqipëri pa viktima në rrugët e vendit” imponohet nga realiteti i trishtë. Hekuri duhet rrahur sa është i nxehtë. Dhe sa Sokolë të tjerë duhet t’i shkëpusë trafiku rrugor Shqipërisë që të ndërgjegjësohemi? Shpesh pedagogjia e pashoqëruar me masa represive rezulton një vërrë në ujë si në Greqinë fqinje që mban rekorde në aksidentet rrugore. Njerëzit, ashtu si për sëmundjet e rënda, mendojnë se aksidentet rrugore u ndodhin vetëm të tjerëve dhe asnjëherë vetes së tyre. Çfarë bën Policia? Organet e rendit në emër të shqiptarëve dhe në të mirë të tyre duhet të tregojnë rreptësine maksimale për ata që nuk mbajnë rripin apo flasin në telefon në timon. Gjobat të shumëfishohen dhe të shkojnë deri në sekuestrim të automjetit, sidomos kur dy kundravajtjeve të para u shtohet alkoli dhe shpejtësia marramendëse, që i kthejnë makinat në bomba mbi katër rrota. Nëse këto rregulla do të zbatoheshin kahera dhe ndaj të ndjerit, që si ministër i kishte vënë ato, me siguri do t’i kishim shpëtuar jetën.
Ka një moment për vajtim, e pamë dhe qe i denjë. Duhet mbytur tani momenti i thashethemeve të padenja me një fushatë pozitive për të lartësuar nevojën për siguri maksimale në trafikun rrugor. Shqipëria mund të vuajë nga rrugë jo të mira dhe fajin e kanë sigurisht qeveritë. Por Shqipëria nuk është e detyruar të vuajë nga shoferë jo të mirë. Bismarku, kancelari gjerman i fundit të shekullit të 19, thoshte se gjermanëve duhet t’ua imponosh me forcë lumturinë. Shprehje që mund të perifrazohet për shqiptarët të cilëve duhet t’ua imponosh me forcë mos ta humbin jetën veresie në timon. Le të fillojë zbatimi i frymës së re represive që tani, me makinat e ministrave dhe të deputetëve. T’u sekuestrohen e të ecin në këmbë disa ditë apo përgjithmonë kur e bëjnë «baltë», sa herë që nuk vënë rripin apo përdorin celularin në timon. Shembulli duhet të vijë nga sipër, vetëm kështu evitohen poshtë pasojat tragjike për mbarë një shoqëri
Ashtu sic thote Komisioni Mjeko-Ligjor dhe Policia, duket qe Olldashin e kane vrare si Kosta Trebicken.
keshtu eshte,kur hapen rruget per fushat,pa viza,tabela.bordura anesore,shtoj pastaj ministrin e transporteve(para 2 muajsh)pa rip e me telefon ne dore.
Ky Genci me kete artikull ben thirje per te mbyllur gojen dhe temos kerkohet me e verteta , sic ben Mero Baze ne Editorialet e tij te pista
Se Mero bente thirje ne Editorialet e tij , qe ndersa eshte duke share dhe akuzuar Bashen
ne fund te editorialeve fut si rastesisht qe :…nqs Basha do ta respektoje Olldashin te ndali mediat dhe portalet on line te opozites qe i kerkojne policise te gjeje personin e dyte….” ….
….. se jo per poo nuk ka lezet dhe i ngelet qejfi Meros –looool
Ky palaco gazetar , tregon se sa krijese e ulet eshte ne profesionin e tij kur
kerkon ti mbylli gojen gjithe medias se opozites(, sepse medias se pushtetit ky ja ka mbyllur , duke ju thene se Olldashi
po punonte me te (Meron) per ti vene minat PD-se) sepse tregon nje mungese totale respekti per lexuesit
E shumezon lexuesin me zero ne kete rast
Kjo eshte gjeja me e piste qe mund te shkruaje nje gazetar -Tamam si gazetar i frymezuar nga Fryma e Gebelsit , se ai i fshihte krimet e Hitlerit dhe ketej hiqej si progresist duke uleritur ne radio kunder gabimeve te kundershtareve te Hitlerit
__Kur shtypi ben thirje per te mbuluar te verteten e nje krimi ., ai nuk eshte me shtyp i lire, por eshte shyp i inkriminuar —–Atehere kjo shoqeri qe ka kete media ka mbaruar se qeni shoqeri njerezore normale
..Dhe akoma me skandaloze eshte heshtja dhe mbulimi qe policia e shtetit bashke me prokurrorine i bejne ketij aksidenti vdekje prures me 45 km/ore ne kohe me ..lageshtine ..lol
Ky aksident qesharak , por vdekje prures , tregoi se sa i kalbur eshte morali i politikes, shtetit , medias ..dhe intelektualeve natyrisht –Sepse te gjithe e shikojne qe ne kete aksident dicka nuk shkon dhe mundohen qe ta fshehin….
Kjo media e piste kur nje gje e tille i ndodh ndonje shqitpari t e thjeshte , ne emer te informimit keta shkruajne cdo hollesi qe eshte edhe nderhyrje ne jeten intime te shqitpareve-Dhe eshte ndaluar te shkruhet ashtu
Ndersa per politkanet keta nuk nderhyjne tek jeta intime _
Por keta palaco gazetare harojne se per politkanin nuk ka jete intime –Jeta e tyre intime duhet te jete ne syte e popullit
Ndryshe nqs duan te kene jete intime larg syve te popullit, atehere te largohen nga politika
Menyra se si po trajtohet ky aksident , tregon se ne nuk e meritojme te hyjme ne EU ,
sepse kemi nje elite intelektuale dhe politke te papjekur
Edhe dicka tjeter :Ky politikan qe nderoi jete ne aksident levizte me benz super modern privat –Ku i gjeti parate ky qe kishte blere kete benz?
Ky nuk eshte businesman , –Ky vetem me politke eshte marre…
APo korupsioni per politkanet e larte eshte dicka normale,vetem per ata qe jane poshte eshte i ndaluar reptesisht
Kemi mentalitet mesjetar
Pastaj, perse prokuroria nuk mer te pandehur depudetin e PD-se Cara qe genjeu ne fillim se ai tha qe Olldahsi i tha :.”.Pesova aksident , jam keq” …Pastaj u terhoq nga kjo deklarate
Prokuroria duhet te zbuloje tabulatet e Shoferit,Cares,Olldashit ,Policeve qe komunikuan me gazetaren e Panoramas …dhe zgjidhet cdo gje
Populli ka te drejte te mesoje te verteten e faktit , jo te vertetat e Meros,
qe po meron miletin duke uleritur ne editorialet e tij :..mos kerkoni te dini me ..
Ndersa keto qe thote ky gazetari per masat qe duhen marre ne ruge , nuk ka nevoje ti thote ketu,
se ne nuk kemi gje ne dore
Por tja thote Saimir Rilindasit –Te veje nje dite atje ne zyren e tij dhe tja coje kete artikull
Ky artikull eshte vetem per Saimir Tahirin , jo per lexuesin
O Genc Burimi! Pse po përpiqesh që “t’i ndërpresësh burimet” ? Çështja është më e thellë se sa po mundoheni Ju t’a anashkaloni; çështja qëndron se: mediat së bashku me polici-hetuesinë nuk e “kopsitën” si duhet këtë ngjarje. Ndaj ky popull nuk e pranon versionin zyrtar me kleçka (Makinë Audi apo Benz-Mercedes? Nga ku po kthehej dhe me kë është ndarë kur i hipi makinës? Ç’ishte ai gjak jashtë makinës në vëndin e aksidentit? Pse s’kishte asnjë shënjë frenimi para se të dilte nga rruga për në humnerë? Etj. etj….
Morali: Po kuptova se po më gënjen ( sikur edhe pak), nuk do të të besoj fare.
Autori i shkrimit, eshte per te pergezuar. Asgje me teper, nuk duhet kerkuar per te qene larg ankthit dhe trishtimit nena, motra,vellai apo femijte per udhetimet me makina. Imponimi i rrepte dhe pa asnje keqardhje kushdo qofte ne timon, qytetar i thjeshte,biznesmen karagjoz apo minister a deputet profan, eshte lavdia e organeve te inspektoriatit rrugor dhe nderi i çdo polici. Me kete qendrim, ata shpetojne jo nje minister, jo nje biznesmen, jo nje qytetar te thjeshte,por nje djale nene, nje vella, nje shok, nje njeri.
Genci e ka me mire e me sakte nga te gjithe…
Te gjithe artikujt flasin per komplote e per vrasje, kur ne fakt nuk ishte vene as rripi i sigurimit. Gjeja me elementare dhe qe duhet te jete nje automatizem per cdo shofer sapo hipen ne makine, qofte edhe ne qytet…
Me vjen shume keq per te ndjerin por eshte e pafalshme qe ministri i transporteve te mos vere rrip sigurimi dhe te mos rrespektoje shpejtesite maksimale e per me teper te jete ne celular vazhdimisht….
Per mua keto jane shume me te renda sesa thashethemet me ke ishte ne makine…
Bravo Genci qe me ne fund bere nje shkrim ndryshe nga keta te tjeret qe na hapen barkun me cfare u la e cfare nuk u la pergjysem nga i ndjeri, me ke ishte e me ke nuk ishte ne makine apo te cili tv do kishte dale po te mos kishte ndodhur aksidenti…
Mos rrespektimi i rregullave elementare te qarkullimit rrugor, sjellja prej te forti me cel e pa rrip, fatekeqesisht nuk njeh te forte dhe mund te jete per kedo e hidhur.
Eshte shume e thjeshte te besh fajtore komplotet ne raste tragjike por nganjehere rrethanat mund te jene me banale se c’mund te japin pershtypjen…
Eshte shemti, kur familja Olldashi ka hembje te madhe e shqetesim te papershkruar, te merrmi ne gjer provokative.por e verteta dhe realiteti duhet kuptuar edhe nga vet5 familja,jo si raste i Azem Hajdarit te mbetet jashte interesimit dhe qellimisht te mbulohet krimi>Ketu nese Sokoli ka apsur ne eprgatitje program politik, per nej subjekt tjeter partiak, kete e dijne shoket e tij, sepse ai vetem nuk ka mesy kesaj pune.Pasi te berisha e nenbishti i tij, per shmkend nga keta nuk ka mbetur vend,Kjo u duke ne zgjedhjet partiak edhe per Olldashin.Atehere, nuk ka asgje te keqe te mesyhet aNDSEJ,
O genc, mos ke marre nodnje honorrar nga Luli e Saliu, qe te besh kete apel per te mbyllur gojen. Opinioni duhet te dije te verteten, qofte edhe sikur te kete qene me femer, se fundja ndjenja nuk eshte krim, ose edhe nese ne kete “aksident” ka te dhena e ngjajshmeri ne motiv dhe autor si ne “aksidentin” e Kosta Trebickes. O Genc, me vjen keq se e ke mbiemrin si vije uji, ndaj mos u mundo u mundo te turbullosh e lagësh hetimet me keto thirrje. Olldashi mund te kete qene trim ne parlament e ne zyren e tij me vartesit, por nuk ishte trim te duehtonte vetem ne mes te nates, kete e din te gjithe, se ai pas ores 8 nuk dilte nga unaza e Tiranes pa trima ne makine e pa makina shoqeruese me trima sepse ndoshta ia dinte pikat e “dobeta” vetes. Por ndoshta ne farke ndoshta e kane thirrur per “mbledhje” ate nate.
Kam ndjekur me respekt shkrimet tuaja pothuaj përherë cilësore,sot zhgënjehem totalisht! Ja perse:
Mashtroni me termin “politikan” citoj”…unanim me superlativa në të gjithë spektrin…” Kur jo vetem unë por me garanci ka mijra që e shkelmijnë kete percaktim arrogant dhe të pavertet tuajin. Sepse:
– Ishte i deklaruar si vrases shqiptaresh ne tentativë kur tha publikisht:”do kisha vrare me shume se kater protestues po të isha unë…” Perse e fshihni,z.Burimi? Kjo nuk mund të kete vetem reperkusion ligjor ne tentative ndaj ketij kanibali me pushtet falls(sepse vodhi me bandën PD,votat) Ju i mohoni këto? Ju nuk duhet të shkruani me me këtë emertim!
– I ndjeri(e vetmja meshirë njerzore,trupi tij njerzor nuk duhej të vdiste) ështe akuzuar për afrimitet dhe ortakeri me bandat dhe mafjen shqiptare dhe rasti i vrasjes se komisarit ne Shijak i hapi probleme me autorin,shok dhe shoqerues i tij ne grabitje votash!… Tenderat e rrugëve dhe inagurimet dy herë të Satrapit Berisha,si ne kete foto,beheshin me emrin e tij dhe jo unë,por ish opozita,sot opozitë i ka shpallur dhe dihej se ai duhej hetuar per keto tenderà…
– Ju për keto dhe të tjera atakoni zerin e lirë e të paprekshëm të opinionisteve e komentuesve duke iu kundervënë pa permendur keto mangesi dhe shkelje të tjera,gjë qe e ben shkrimin tuaj sentimental dhe pse thoni ca të verteta mbi “rripin”…që duhet vendosur dhe thashethemnajen ja atribuon i qytetareve,kur ajo teresisht është pjellë e mungeses profesionale të shtetit qe gazetareve qe ne sekonden e parë u hap portat e trasparencës publike dhe nuk mund t’i bllokojë kurrsesi si mund të bllokojë qytetarin e thjesht qe ka perfaqesues ligjor vetem shtypin për informim! Kujtoni se nje gazetare e nje subjekti mediatik ka deklaruar se nga telefonata e nje punonjsi policie(ajo duhet thirrur nga hetuesia dhe ti shikohen tabulatet) i është deklaruar për dy të aksidentuar…Kuptoni kur shkruani brockulla duke fajesuar publikun dhe medjat që ushqehen dhe është detyre e shtetit serioz(Rilindjes pa lindje) ne vendngjarje të lejojë DETYRE,gazetarët të shohin realitetin edhe me të hidhur dhe ta fotografojne a filmojnë(kujto Ledi Djanën,Kenedin..Aldo Moro në makine i vdekur…etj.) Eshtë e rendesishme ekspertiza,qe do kohen e vet,por gazetareve nuk u intereson dhe as duhet sa miigram drogë a alkol ka pirë viktima nje,dy a tre,por kush është aksidentuar,është gjallë a vdekur,cfare makine është,ne C end,kilometer,diten apo naten,pra gjera të dukshme dhe nga kjo trasparencë shteti fillon kronika,shkrimi,lajmi! Tani ju,si autor me shkrime të meparshme të mira,po ju pyes:
Përse gazetaret nuk jane lejuar qe ne fillim e në post kohë të shohin realitetin e aksidentit?Perse ata kane paqartesi të madhe mbi numrin e viktimave të aksidentuarve dhe nuk kuptoni se nga kjo censurë skandaloze e shtetit të Rilindjes,rrjedh paqartesia dhe ju teper konfondues,ja vertitni turpesisht si callmë qytetarit? Nuk kuptoni se nga mos pergjegjesia e shtetit qe e paguajnë qytetaret nga xhepi i tyre,ka lindur thashethemnaja që besoj ende nuk është faj aspak i shtypit të dobet shqiptar,por drejtperdrejt ne mos i Rames,i ministrit të ri me mentalitet të vjeter mbi shtypin,gazetaret,z.Tahiri?
-Nuk ka pasur trasparencë shteti ( përse, vallë ka penguar gazetaret,nese ata vertet jane profesionale,kane distinktivin njohes PRESS, pasaporten librezen qe policia ne do mund tua kontrollojë por kurrsesi t’i pengojë dhe nese ka “luftë”,pasi misioni i gazetarit kudo është i garantuar me ligj,teper i shenjtë sepse i sherben se vertetes,qytetareve!…Shkrimi juaj ketu duhej të kishte rrufe! Kundêr shtetit qe pengoi trasparencen! Të tjerat,ato moralizuese nuk kam arsye ti kundershtoj,si komentues i thjesht,por dhe ato i perngjasin tullave në kështjellën e shkrimit që keni ndertuar, të cilit i keni hequr me a paqellim tullat ne themel,mostrasparencën dhe censurën e shtetit ne këtë le te vazhdojme ta quajme thjesht aksident të deputetit fatkeq Olldashi,jeta e të cilit, mjerisht u nderpre para kohe,por e njejtë me vdekje si jeta e kater qytetarëve të pafajshëm qe ai mund të kish vdekur me plumb,si tha,edhe më shumë! Ju keni pasur lotë,mos gaboj per 21 janarin,si ju janë tharë kaq shpejt?Sikurse dhe ministrit z.Tahiri qe nga mefshtesia e ndervartësve të tij ka ardhur “copri fuoco” i gazetarisë shqiptare!…Ketu është censura!
Respektoni familjaret e te vdekurit ne keto dite zie per ta. Jemi shqiptare dreqi ta haje.respektoni ca tradita dhe heshtni polemikat konspriacioniste deri sa te dale versioni i plote zyrtar.pastaj do kemi dite muaj vite te polemikojme e te kacafytemi per kete dosje sic ndodhihe dosjen Hajdari.respektoni te vdekurin dhe fare pak dite. me respekt
I nderuar genc? E verteta është se askush me sa lexojmë,nuk ka komplekse për familjen,gjemen qe i ndodhi,mbi humbjen e njeriut të tyre,dhe askush nuk ka deshiruar vdekje të deputetit…nëse diskutohet,është normale dhe kete e kanë bere dhe vet politikanet me fjalimet e tyre perpara tij. Ketu diskutohet mbi trasparencën dhe të vertetat e ngjarjes pasi shteti ka sjell paqartesi dhe se dyti,ka mospajtim mbi figuren politike të të ndjerit dhe s’ka absolutisht asgje kur hiperbolizohet t’i thuhen edhe të vertetat e tjera realisht!…por mbi të gjitha transparenca e shtetit,puna e medjave,pasi keto jane perplasese me ngjarjen qe ka shume pikpyetje sipas mendimit tim! Nuk besojmë qe mes dhimbjes se madhe familjaret të ndjekin opinionet e njerzve,aq me teper,me sa di edhe ata vet kane pikpyetje,dyshime mbi gjetjen e trupit pa jete,ne nje vend të tillë,naten dhe pa shoferin a miq të tij qe kurre nuk e linin vetem! Pra të diskutohet ne panel,mirë keq,me qartesi a pikpyetje,mbase con dhe tek të vertetat qe duhet ti precizoi me vertetesi të lartë,pa pikpyetje e frike diskreditimesh shteti! Mua me prokupon vetem heshtja e PD dhe Berishes qe per veshin e terhequr të Cekës junior ngriti det akuzash dhe komision hetimor,kurse per deputetin qe kerkoi të dal vone nga kornizat e tij totalitare,hesht? Perse nuk ngre komision hetimor, por gazetat e tij dhe ato të ndikimit të Bashes diskutojne e analizojne me keq se ndonje paqartesi e komentuesve cilësorë të Dites? Mungon trasparenca dhe dinamizmi i PD ne kete ceshtje!…Duket pa kuptim?..
Kete vere qe kaloi isha e Shkoder dhe kam pare me syte e mi policin rrugor ne makinen e policise qe fliste ne telefon duke nisur makinen. Sinqerisht me vjen keq per Zotni Olldashin por ishte viktim e abuzimit te vetvetes. E kam pare Z. Olldashi duke pire duhan brenda Parlamentit, si minister per rruget sa here ka kaluar ne ate rruge I ndjeri?, si nuk mori masa per sinjalistiken per pritat mbrojtese te asaj rruge?, si mund te flasesh ne telefon dhe pa rryp sigurimi?.
Zoteri shkrimtar i ketij artikulli.
Me te vertete per asnje nuk ka rendesi se me ke ishte z. Olldashi ne kuptimin moral ose imoral sic e quani ju.
Por ka teper rendesi te dihet nese ka patur njeri tjeter ne makine apo jo per arsye hetimi. Cdo element ne hetim eshte i rendesishem. Duhet ta dini qe ka shume raste te ngjashme qe persona qe kane qene me shoferin behen shkaktare te aksidentit.
Ketu ka edhe dyshime te tjera per te cilat ne si qytetare/fshatare kemi te drejte te pyesim.
Nje here thuhet se ishte me 40 e here me 60 km/h.
Nderkohe shikojme qe makina eshte rrokullisur anash pikerisht tek vendi ku ka rrezuar dhe shenuesen e bardhe me te kuqe ke rruga siper. Pra ne TV krijohet pershtypja qe renia ka qene anesore dhe jo me drejtim perpara sic ndodh gjithmone kur makinat bien me shpejtesi nga nje pike e larte ne nje pike me te ulet.
Edhe dicka tjeter. Pervec mesime qe na jepni per te mesuar nga kjo ngjarje tragjike, duhet te dale edhe mesimi tjeter qe rruget nuk duhet te inagurohen pambaruar per arsye zgejdhore, sepse merr ne qafe jete njerezish. Nuk i dihet e keqja mund ti bjere kujtdo……
dua ti bej nje pyetje gazetarit:po sikur oersoni qe ishte ne ate makine te kishte qene larg qofte ndonje njeri i aferm i juaji do shkruaje artikuj tetille?
PO PD PSE HESHT PSE NUK KERKON HETIM PARLAMENTARE VETE ,SI PER VESHIN CEKA , DHE PS KERKOI PER XHINDIN ,KA NJE HESHTJE TOTALE NGA PD ,KU ISHTE KOLI KE TAKOJ KUSH ISHTE PERSONI I FUNDIT QE U NDA ,CFARE KA PIRE APO NGRENE CFARE I KANE HEDHUR NE USHQIM ,PO GJAKU JASHTE MAKINES I KUJT ISHTE PO QYFLAKU AKOMA NUK DIHET KU ESHTE ,NUK DEL LIVE NE TV ,KANE RENE MAKINA NE LLOGORA DHE FYTYRA NUK ESHTE SHPERFYTYRUAR ,MAKINA POTENTE TE SHPETON JETEN ,PSE SHOFERI HESHT AI DI GJITHE LEVIZJET ,PSE GRUPI OLLDASHI DHE SHOKU I NGUSHTE PATOZI NUK KERKON TE VERTETEN PSE HESHT PD OPINIONI PUPBLIK KERKON SQARIME JO THJESHTE TE KTHESA HUMBI DREJTIMIN DHE VDIQ ,VARIMI I MENJEHERSHEM ,AUTOPSI URGJENTE ,NJE PUNTOR I THJESHTE DHE PA DOKUMENTE NE EUROPE KUR BIE NGA SKELA E MBAJNE 7 DITE ,SI RA ,CFARE KA PIRE ,KISHTE TENSION ,JU MOREN MENTE ,E SHTYTI SHOKU ,PASTAJ VAROSET KA SHUME GJERA QE NUK SKOJNE O POPULL
“Jo e lagu ,jo s’e lagu “…mbetem me dyshime dhe prape me dyshime do te mbetemi edhe sikur te dale ne shesh “e verteta” e vertete .E verteta e vetme eshte qe iku nje njeri nga jeta dhe s’kthehet me .
“në kujtimin që na la, dhe që është unanimisht me superlativa si rrallëherë në të tërë spektrin e politikës shqiptare”.
Nje keshille per autorin e artikullit. Do te ishte mire te mos i harxhoje superlativat se pastaj nuk do te ngelte gje per te pershkruar njerezit qe punuan dhe bene ne te vertete shume me teper se Olldashi per te miren e vendit. Ne rastin me te mire i ndjeri Olldashi, ashtu si shume politikane te tjere te pas viteve ’90, punuan per vetveten me shume se per atdheun. Nese situata e Shqiperise eshte kjo qe konstatojme te gjithe ne unanimitet atehere pak si veshtire te justifikohen superlativat tuaj.
patosi igjene dhe ne vrimen e miut te futen eshte perbindesh
ore genci shum faleminderit per keshillat e je shum I sakte . po kur jeten ta merr zoti me urdher te saliut xenit apo bashes a ke ndonje keshille o I pa ftyre
Te nderuar miq ! Shpreh keqardhjen per humbjen e Olldashit por dhe te atyre mijrave qytetareve shqiptar qe kane humbur jeten ne aksidente rrugore. Para pak ditesh udhetova me makinen time nga Tirana ne Mynyh pa pushim por qe kur hyra ne autostraten Kroate dhe deri ne mbritje nuk e ndjeva rrugen po keshtu dhe ne kthim . Me pas udhetova per Prishtine dhe sa u futa ne autstraden kosovare u ndjeva krejt ndryshe ,ne te dy rastet ditet ishin me shi dhe udhetim nate. U futa ne autostraden e Kukesit dhe ndieva nje veshtiresi te pa pare ne kushtet e renies se shiut me kapi nje fobi sikur po aksidentohesha nga momenti ne moment, prej te pa priturave qe me dilnin por qe ne fakt duhet te ishin te paralajmeruara,nje mjerim i vertet rrugor megjithese thone qe ka ka kap shifren nje milarde euro ivestim .Keto jane rruget vrasese qe kemi ndertuar vet .!!! Pjesa tjeter te ivestigohet dhe aq sa e vertete eshte vdekja e te ndierit aq te verteta duhet te jene zbardhja e rrethanave qe cuan ne aksident. Ky eshte detyrim i shtetit ,i shtetit …