Nëse je pak mbi peshë, rreziku i vdekjes është më i vogël.
Ky nuk është një justifikim për t’iu turrur fetave të fundit të ëmbëlsirës së festave, por përfundimi i një studimi serioz të kryer nga ekipi i studiuesve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Merilend, SHBA.
Studimi i përfunduar pas testimit të një numri të madh njerëzish sugjeron se të jesh pak mbipeshë, paradoksalisht, mund të reduktojë paksa rreziqet e vdekjes.
Studimi është publikuar në “Journal of the American Medical Association”. Por mbetet për t’u zbuluar mekanizmi që tek njerëzit paksa mbi peshë bën të mundur reduktimin modest të mundësive të prekjes nga sëmundje të rënda.
Mjekët dhe studiuesit e kanë lidhur gjithmonë mbipeshën me rrezikun e sëmundjeve që kërcënojnë seriozisht shëndetin, si tensioni i lartë i gjakut apo sëmundjet kardiovaskulare.
Studimi i fundit tregon se këto këshilla të mjekëve nuk duhen marrë si absolute, gjithmonë kur bëhet fjalë për njerëz që peshorja nuk i “qorton” shumë.
n.s. / dita