E nderuar DITA. Dikur të burgosnin dhe internonin për agjitacion e propagandë, por së paku e dije që ndalohej të flisje dhe ligjin e këndonim të gjithë. Po sot? Shkoni pyesni mësuesit nëse guxojnë të thonë ndonjë fjalë kundër Berishës apo PD-së.
Njoh një kolege timen nënën e tre fëmijëve, e divorcuar. E hoqën nga puna sepse ca intrigantë raportuan që “kishte folur kundër PD-së” (!)Eshte dhe per te qare dhe per te qeshur por ketu behet fjale per nje pushkatim politik se te kesh 3 kalamaj per t’u ushqyer dhe të vërvitesh kështu në rrugë ngelet vetem per tu mbytur ne Vjose se nuk ka rruge tjeter.
Eshte kriminale qe qeveria e Berishes jep miliona per ato mafjozet e Uashingtonit me kepuce te kuqe, lobistët Podesta a si dreqin quhen. Eshte akoma dhe me kriminale kur Argita dhe gratë e “biznesmenëve të partisë” bëjnë festa private me dhurata super te shtrenjta si sheiket e Arabise. Një festë e shfrenuar luksi, me biznesmenë dhe politikanë, në një nga hotelet më të shtrenjta të kryeqytet, u raportua ca javë më parë në një revistë. Kjo revista merrej me fustanet që kishin veshur, se është një media budallaqe dhe sipërfaqësore, por po të lexoje nën rreshta, kuptohej që ka plasur sheshit vjedhja.
Në krye të valleve ishte gjithmonë Aurela Basha, gruaja e Lulzim Bashës, pastaj Argita e të tjerët, – thoshte revista duke renditur fustanet ddhe gjerdanët nga 10 mijë e nga 20 mijë euro. Ku i gjejnë këto para?!
Kjo qenka “demokracia”?! Me gojën plot e them që nëse “demokracia” qenka vjedhje, abuzim, padrejtësi, mungesë sigurie, stress për të ardhmen dhe kurvllik, për ne të varfërit që kemi vetëm një strehë, pak bukë dhe dashurinë për fëmijët tanë – më mirë diktatura. Më mirë diktatura e para 90-s, e them me gojën plot dhe me bindjen më të thellë. Jam 70 vjec tashmë dhe nuk flas marrëzira.
Letër e nënshkruar: Refat Osmanaj
O i nderuar zoti Refat pse nuk e thua troq!! Nqs kjo eshte demokracia?! Te dhjefsha n’ta. Me falni per etiken.