Përdoruesit “naivë” të WhatsApp po mashtrohen për të marrë në telefonin e tyre aplikacionin “WhatsApp Gold”, që supozohet të jetë një version ekskluziv i programit, por që në fakt infekton smartphone me viruse.
Njerëzit marrin mesazhe që i udhëzojnë të përdorin shërbimin, duke klikuar në website-in e aplikacionit, së bashku me linkun përkatës.
Opsionet ekstra të WhatsApp Gold përfshijnë dërgimin e qindra fotove në një kohë, ikona të reja, komunikim me video etj.
Normalisht, e gjithë kjo nuk ka kuptim. Të marrësh programin nga website, vetëm do i sjellë telefonit tuaj viruse duke i lejuar kriminelët online të vjedhin të dhënat apo të gjurmojnë lëvizjet e aktivitetin tuaj.