Nëse pini rregullisht cigare, duhet të konsumoni të paktën dy herë në javë hudhër. Një studim i kryer nga shkencëtarët kinezë konkludoi se të rriturit që konsumonin rregullisht hudhër e reduktuan rrezikun e kancerit të mushkërive me 44 për qind.
Ata arritën në përfundimin se tek duhanpirësit, rreziku reduktohej me 30 për qind. Duhani shihet si shkaktari kryesor i kancerit. Mjekët bëjnë përgjegjës cigaret për 80 për qind të rasteve të të prekurve, ndërsa sipas statistikave, një në 10 pacientë me kancer të mushkërive arrin të mbijetojë më shumë se pesë vjet pas diagnostikimit.
Vlerat e hudhrës janë njohur që në antikitet. Ajo është përdorur për kurimin e një sërë sëmundjesh, ndërsa studime të viteve të fundit kanë treguar se hudhra ndikon pozitivisht te disa sëmundje të mushkërive dhe parandalon kancerin e zorrëve .