Teksa ju po filloni të lexoni këtë artikull, braziliani i PSG është duke fituar 5-6 euro. Janë 222 milionë euro që shpenzoi emiri i Katarit për ta rrëmbyer brazilianin nga Barcelona dhe ende pa filluar mirë sezoni i ri po merr mbrapsht investimin e bërë, falë mijërave bluzave dhe aksesorëve të tjerë të blera në dyqanet zyrtare nga tifozët dhe turistët.
E ndërsa ju vijoni të lexoni artikullin Neymar ka fituar afro 30 euro, e kjo pa prekur fare topin.
Shitjet janë dhjetëfishuar në krahasim me 10 vite më parë, edhe nëse krahasohet me epokën e David Backham apo suedezit Ibrahimovich, 50 mijë bluza të shitura në 2 muaj, 11 mijë prej të cilave vetëm në ditën e prezantimit.
Shifrat flasin qartë, 70 % e bluzave të shitura nga dyqanet zyrtare janë me numrin 10 të Neymar.
E teksa arritët në fund të artikullit, braziliani Neymar ka futur në xhep afro 50 euro, e kjo është normale nëse në orë fiton mbi 3400 euro, aq sa një shqiptari me pagë mesatare do t’i duhej t’i merrte në vit. Për ta konfirmuar këtë është krijuar edhe një uebasajt veçanërisht për paratë që vijon të marrë ylli i PSG.